Thaçi s’e lëshon Pacollin

18 Dhjetor 2012, 13:20Rajoni TEMA

Partia e kryeministrit Hashim Thaçi, nuk është e gatshme që të prishë koalicionin me partinë e afaristit Behgjet Pacolli, edhe nëse në koalicion përfshihet Aleanca e Ramush Haradinajt. Në PDK thonë se me zgjerimin e koalicionit qeverisës, Thaçi nuk do ta lëshojë Pacollin, por do ta mbajë atë së bashku me Haradinajn, që të dy si zëvendëskryeministra.

Fati i bashkëqeverisjes së dy partive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së do të vazhdojë të mbetet edhe për një kohë i paqartë, por ajo që dihet është se kryeministri, Hashim Thaçi, është në favor të zgjerimit të koalicionit, duke mos e lëshuar që të ikë Behgjet Pacollin.

“Ne e mirëpresim zgjerimin e koalicionit, por AKR-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisjes, sikurse edhe zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë të mbajë pozitën që ka”, ka konfirmuar për gazetën shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Madje, ky i fundit ka thënë se partnerët e koalicionit aktual janë stabël dhe duke funksionuar mirë dhe në këtë drejtim, ka pohuar ai, s’ka asnjë krizë./ZERI

3 komente në “Thaçi s’e lëshon Pacollin”

  1. Shqiptari nga një planet tjetër, i lindur rastësisht në Kosovë says:

    Parlamentin nuk e lëshojnë këta pa intervenim të një qendre të madhe të psikiatrisë apo një ushtrie të madhe të armatosur. Të gjithë kundërshtarët e tyre i kanë mposhtur:

    Inteligjenca shqiptare hesht, se titujt e tyre akademik ju janë dhuruar këta këtyre sikur sheqerkat fëmijëve të vegjël në festë. Qeveria nga Prishtina ka hapur më shumë universitete se sa shkolla fillore për ta prishur inteligjencën aty.

    Populli nuk tenton që me urtësi dhe mençuri ta zgjedh një rrugë tjetër të lumturisë për vete, për fëmijët dhe nipat e mbesat e tyre, se Serbia i ka mësuar këta që ta donë atë që i shtyp dhe i nënshtron. Më me dëshirë e shesin prindërit tokën dhe të gjithë pasurinë që kanë për të mundësuar ikjen e fëmijëve të tyre nëpër rrugët e botës. Vetë e kanë krijuar burgun dhe vetë rojet e burgut dhe nuk e shohin këtë!

    Nderim duhet të ketë njeriu për guximin e Thaçit. Bile ky haptas na tregon se si mendon për ne shqiptarët e Kosovës:

    “Unë jam qaj i q… none, qi e cjelli e pshjelli, e jau q… nonën tonve…”. Mirë e ka. Vazhdo. Q… “nonën”, motrat dhe edhe neve.

    http://www.youtube.com/watch?v=EzsCA1Ih6is

  2. hysni dajaku says:

    Kur lexon lajme nga politika Kosovare te kap nje trishtim me keq nga sa lexon denglat e pordhet e Sali Berishes,ketej nga krahu jone!!Kosovaret duket qe po tallen me Lirine e fituar nga NATO!!Kur shikon menyren si qeverrisin e si kerkojne te qeverrisin keta, eshte njelloj sikur ne ketej te kishim Kryeminister Zanin e Vlores mbas 97-es qe po haet me Kakamin edhe Gaxhain per koalicion!!!Turp per eliten dhe qytetaret e Kosoves!!

  3. prej luftes se dyt botnore un vlersoj tre persona politik qe e deshten popullin e vet enver hoxha-ibraim rugova dhe sali berisha,ju mund te mos pajtoheni por ky esht vlersimi i im, sa per kta dy behgjetin dhe thaqin nga ana ime them keshtu se serbija ku kryet e ka ne rusi ka ivestu ne kosov para marramendese per te pas klysh dhe zagar me bollek per politiken sllave, dy prej shum tjereve jan keta te dy per pacollin as qe diskutohet se me dy kembet esht ne kremlin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje