Vetëm kryeministër

21 Dhjetor 2012, 11:51Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pranuar se kanë ngrënë darkë bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi, të mërkurën mbrëma, por se nuk janë marrë vesh për koalicionin qeverisës.

Haradinaj ritheksoi qëndrimin e tij të përsëritur qindra herë, se do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, vetëm nëse AAK do ta marrë në duar drejtimin e qeverisë.

Ai tha se “burri flet një herë” dhe se partia e tij ka vetëm një ofertë për qeverisje me PDK-në, postin e kryeministrit. “Unë, siç thotë populli, një fjalë e kam, iu kam thënë disa herë cila është oferta. Në rast se nuk ndodh një marrëveshje, nuk mendojmë se ndodh diçka e jashtëzakonshme. Mua do të më kishte ardhur keq nëse nuk ndodh (koalicioni)”, ka thënë ai, pas takimit me kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Kryetari i AAK-së ka shtuar se, sa më parë që ai nis punë si kryeministër i vendit, do të jetë një ditë më pak humbje për vendin, ndërsa ka theksuar se te Partia Demokratike e Kosovës vërehet një gatishmëri e mirë, siç ka thënë ai, për të shkuar drejt partneritet qeverisës.

Por, pavarësisht nga ofrimi i partisë së Haradinajt me atë të Thaçit, deri më tani nuk është parë gatishmëri nga partia e kryeministrit që t’ia japë Aleancës postin e kryeministrit.

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala tha për “Zëri” se, sikur të pyetej ai, PDK me asnjë çmim nuk do t’ia jepte postin e kryeministrit, AAK-së. “Me qenë unë kryeministër në vend të Hashim Thaçit, nuk ia jap pozitën e kryeministrit. Nëse unë do t’i kisha numrat e koalicionit siç i ka PDK-ja, nuk do të kishte logjikë dhe do të ishte një shkëputje e kontratës së kryeministrit të Kosovës me votuesit që e kanë votuar për të qenë kryeministër i Kosovës.

Nuk ka logjikë që lideri që ka mbi tridhjetë për qind të votave, që është dhjetë për qind partia më e madhe në vend, ta falë postin e kryeministrit, pavarësisht faktit që kjo qeveri ka nevojë për energji të reja”, thotë Buzhala.

Ndërkaq, të enjten drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë heshtur karshi pyetjeve për koalicionin qeverisës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është pyetur nëse PDK-ja është e gatshme t’ia lëshojë pozitën e kryeministrit, dhe nëse PDK-ja ka ndonjë kusht specifik për Aleancën para koalicionit të mundshëm, por ai nuk ka komentuar për këtë çështje.

Nga ana tjetër, për pjesëtarët e shoqërisë civile dhe analistët politikë, fakti se si AAK-ja dhe lideri i saj, Haradinaj janë duke iu “vardisur” PDK-së dhe kryeministrit Thaçi, është argument i mjaftueshëm se Aleanca është duke u kontrolluar tërësisht nga partia më të madhe në vend.

Drejtori i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi thotë se drejtuesit e Aleancës kanë rënë në grackë të PDK-së, të cilët, sipas tij, tashmë e kanë “djegur” AAK-në.

“AAK-ja e ka ulur shumë nivelin e pazarit, duke u përfshirë qoftë në negociata përmes Blerim Shalës, qoftë duke thënë se do ta mbështesin Qeverinë e Kosovës me çdo kusht, sa që e kanë humbur kredibilitetin te opinioni”, thotë Demi, duke theksuar se më mirë do të ishte sikur partia e Haradinajt ta shfrytëzonte rikthimin e liderit të saj për të luajtur rol të mirëfi lltë opozitar, dhe jo “të bëhet pjesë e skenarit të PDK-së”.

Sipas tij, qeverisja në Kosovë nuk mund të ndryshojë, pavarësisht nëse bëhet ose jo Haradinaj kryeministër, pa u futur fare në zgjedhje. “Prandaj, më duket e paarsyeshme kërkesa që me çdo kusht Haradinaj të jetë kryeministër, duke u bazuar në periudhën gjashtëmujore që e ka pasur (si kryeministër) pa shkuar për herë të parë në Hagë”, thekson ai.

Me Haradinajn kryeministër, PDK-ja tradhton elektoratin

Analisti politik, Agron Demi thotë se Partia Demokratike e Kosovës duhet ta ketë të qartë se mandatin qeveritar për ta drejtuar ekzekutivin e ka lideri i saj, Thaçi, në të kundërtën, sipas tij, do të tradhtoheshin ata që e kanë votuar këtë parti.

“PDK-ja fushatën zgjedhore e ka konceptuar në mes të asaj për Hashim Thaçin kryeministër dhe në emër të asaj i ka fituar zgjedhjet. Në rast se PDK vendos të bëjë lëshim, është një tradhti ndaj votuesve të vet, qofshin edhe ata të cilëve ua ka vjedhur votën në shumicën e rasteve”, thotë Demi.

“Unë Zëvendëskryeministër? Jo, jo!”

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka mohuar zërat se mund të bëhet zëvendëskryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se nuk e ka me çdo kusht që ta marr postin e kryeministrit.

“Ne (AAK) kemi bërë vetëm një ofertë. Të krijojmë një qeveri të re me PDK-në. T’i marrim përgjegjësitë bashkë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk dëshiron t’i bashkëngjitet kësaj qeverisje, pasi përmes kësaj, ai do t’i ndihmonte kësaj qeverie, gjë që nuk e dëshiron ish-komandanti i UÇK-së.

“Do të jetë vazhdim i mandatit të Qeverisë, por edhe Qeveri e re”, ka shtuar Haradinaj./Zeri

6 komente në “Vetëm kryeministër”

  1. aqifi says:

    Edhe ky rrota e trapit, si kokelopa e Shqiperise, Ilir Meta. Vetem kryeminister di te punoje se aty vidhet pa mundim dhe pa lene gjurme…

    1. feniks says:

      TRE rruge njihen nga bota per te marre pushtetin”: AI KOMUNIST, NEPERMJET,REVOLUCIONIT (sic ndodhi ne Afrike) DHE AI DEMOKRATIK,NEPERMJET VOTIMIT TE LIRE!!!
      Ka edhe dy rruge te tjera :Ai fashist,duke organizuar GRUSHT SHTETI dhe PERMBYSJA E SISTEMIT NEPERMJET AGJENTURES TE CAKTUAR ME PARE, NGA VETE FEMIJET E LIDEREVE,sic ndodhi tek ne ne 90-ten!!
      RRUGA,QE KERKON KY RRAMUSHI TE VIJE NE PUSHTET ESHTE RRUGE E INICUAR NGA DON KISHOTI I MANCES!!!
      EDHE SHVEJKU DO TE SHKULESH SE QESHURI ME KETE KARADUZ !!!

  2. As says:

    1.kerkesa e AAK dhe e Ramushit per te qene domosdoshmerisht kryeminister eshte shprej e sisntetizuar e konceptit komunisto-fshatar.
    2 Ramushi ka qene nje here kryeminister , ckuptim ka te jete perseri
    3.Jeta publike vazhdon dhe pa Ramushin, dhe pa Thacin , dhe pa Rugoven
    4.Ramushi si dhe Thaci apo kushdo tjeter nuk bejne veze te arta, me sakte hane veze te arta nga populli.

  3. Gjergji says:

    Cfar eshte ky trap kryeminister me urdher.Dua kryminister patjeter dhe pret ti leshojn vendin te tjeret Ik e bej shurren kur te vijne votat merre po munde.

  4. tomori i beratit says:

    Une e dija njeri me tru kete Rapushin por ky qenka trap.Nuk i vjen rend nga POPULLI qe kerkon vetem kryeminister.SA TURP.POPULLI dhe VOTA te bejn k.Minister ore debil.

  5. gjyshi says:

    tomori i beratit. Po ç’ke o Tomorr, pse nxehesh kot. Ka të derjtë Rapushii, se ia kënda. Mos u bëj frenues dëshirash, se do bësh mekat. Dëgjoje gjyshin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje