Sllovenët, njerëzit më të lumtur në Ballkan

21 Dhjetor 2012, 12:32Rajoni TEMA

Sllovenët janë qytetarët më të lumtur të Ballkanit, ndërsa në anën e kundërt janë serbët, tregojnë rezultatet nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Mendimit Publik, Gallup, transmeton njoftimin INA.

Në hulumtim janë matur emocionet pozitive me ndihmën e pesë pyetjeve: A jeni ndjerë mirë mbrëmë? A e ndjeni se të tjerët ju respektojnë? A keni qeshur shumë? A keni mësuar diçka interesante? A jeni të kënaqur? 61 përqind e sllovenëve u kanë dhënë përgjigje pozitive pyetjeve të parashtruara, me të cilat është matur sasia e lumturisë. 52 përqind nga serbët janë përgjigjur se janë të lumtur, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike.

Sipas anketës, 55,5 për qind nga qytetarët e Maqedonisë janë të lumtur, 56 për qind nga malazezët gjithashtu janë shprehur si të lumtur, ndërsa pas tyre vijon Kroacia me 57 për qind “të qeshur” dhe Bosnje-Hercegovina arrin 59 për qind.

Në anketë janë përfshirë 148 vende në botë.

9 komente në “Sllovenët, njerëzit më të lumtur në Ballkan”

  1. kulla bjeshkve says:

    Besoje se ja ka futur kot,,,shqiptaret jane njerzit me te lumtur ne bote,,mjafton qe burrat te pijne nonji gote alkool dhe femrat te blejne nonji veshje dhe ato i shef te qeshur dhe te lumtur.

  2. edi says:

    As per satistike nuk vlejme

  3. suzana(Kosove) says:

    Sllovenia nuk eshte Ballkan…

    1. elio says:

      Nuk e kuptova kete afirmim, na thuj te lutem se ku ndodhet se njohurite tona gjeografike perballe kesaj “te vertete” bien poshte…

      1. Per Syzanen prej Kosove Sllovenia eshte ne Skandinavi.

  4. WEB says:

    Hhahahahah kjo ishte e forte ,,,,, elio

  5. Doni ALBO says:

    Nese ka ndonje popull te ballkanit qe kam simpati pa rezerve jane pikerisht sllovenet, keta jane popull me shume kulture i vetmi mekat qe eshte qe keta bejne pjese ne familjen sllave po ne fakt asgje tjeter nuk i lidhe me bastardet sllavo-jugore pervec kesaj.

  6. Agron says:

    Me shperberjen e shtetit federativ te Jugosllavise edhe Sllovenia si shtet mbrenda kesaj federate doli ne vehte vetem me nje jave lufte duke u shpallur shtet i mosvarur nga askush. Pamvaresisht se Jugosllavia ishte shtet Ballkanik, Sllovenia menjehere shpalli dhe deklaroj qe nuk e quan vehtet pjestare te shteteve te Ballkanit. Ka qene e pushtuar nga Perandoria Romake dhe Perandoria Austro-Hungareze, keshtu qe ka kulture te thekesuar latine dhe austro-hungareze. Jane popullsi me origjine sllave, por besimin fetar e kane te krishtere katolik dhe gjuha sllovene eshte e perafert me gjuhen zyrtare te Jugosllavise serbo-kroatisht dhe shkruhet me germa latine. Ne pergjithesi flasin gjermanisht si gjuhe te huaj dhe tani eshte futur dhe gjuha angleze.
    Eshte vend i zhvilluar dhe me mireqenie te larte, pamvaresisht se jane duke provuar krize ekonomike. Politika e tyre behet ne drejtim te Evropes perendimore.
    Nje nder sllovenet qe na ka perkrahur, pamvaresisht se ne nuk kemi bere asnje reforme si duhet sepse reformat nuk behen duke brockullit dhe te jeshe llapazan gjithe diten duke mashtruar dhe genjyer si Sali Berisha, eshte e nderuara dhe respektuara eurodeputetja sllovene TANJA FAJON, e cila me grupin e saj lobues ne Parlamentin Evropian beri te mundur heqjen e vizave per shqiptaret ne hapsiren Shengen, duke pasur kunder politiken shqiptare ne pergjithesi dhe poziten, qeverine aktuale ne vecanti te kryesuar nga Sali Berisha dhe diplomatet e huaj te akredituar ne Shqiperi, te cilet te dyja palet fitonin nga tregtia dhe dhenia e vizave ne kurriz te shtetasve shqiptar normal. Eshte vend i vogel si nga siperfaqja tokesore dhe popullsia. Shqiptaret kane se cfare te mesojne nga Sllovenia.

  7. Landi- Sverige says:

    Suzana(Kosove) ke plotesisht te drejte. Sllovenia gjeografikisht ndodhet ne Europen qendrore. Edhe me vijen gjeografike Trieste -Odesa qe njihet gadishulli, perseri Sllovenia ngalet jashte Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje