Një shtet që nuk ka zhvillim ekonomik rrezikon të bëhet shtet i krimit e korrupsionit, ka deklaruar të dielën lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë shënimit të 23-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht subjekti më i madh opozitar në Kosovë.
Mustafa ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara në reformimin e saj demokratik, si dhe në zhvillimin ekonomik e politik për të qenë një shtet i suksesshëm.
“Një shtet, i cili nuk ka zhvillim, bëhet shtet i krimit dhe korrupsionit, shtet i cili në vend se të fabrikojë produkte dhe të mira për popullsinë, fabrikon të burgosur dhe kriminelë. Ne nuk e dëshirojmë një shtet policor, një shtet të ngulfatur nga oligarkia politike dhe strukturat parashtetërore”.
“LDK-ja do të luftojë për konceptin e shtetit, në të cilin demokracia do të ngrihet mbi baza të zhvillimit ekonomik dhe social, në të cilin puna do të bëhet kriter i pasurisë, e jo korrupsioni dhe abuzimi i parasë publike”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, është shprehur se demokraci në Kosovë nuk mund të ketë pa zgjedhje të lira, pa vullnet qytetar, e pa institucione të përgjegjshme e demokratike. Ai ka theksuar se një trend i tillë ka sjellë si sfidë serioze rritjen e korrupsionit e krimit në vend.
Në 23-vjetorin e themelimit të LDK-së, kryetari i saj, Isa Mustafa, i cili mban edhe postin e kryetarit të Prishtinës, ka kontestuar sërish flamurin dhe himnin e Kosovës. Ai është zotuar se kur LDK-ja të vijë në pushtet, simbolet shtetërore të Kosovës do të jenë ato që i kishte prezantuar presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.
“LDK-ja do ta bëjë realitet, bashkë me qytetarët e vendit, që Flamuri i Dardanisë të jetë flamur zyrtar i Republikës së Kosovës, ndërsa himni i propozuar nga presidenti Rugova, ‘Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë’, të jetë himn i Republikës së Kosovës. Ky është borxhi që ia kemi prijësit tonë të madh, Presidentit historik Ibrahim Rugova, njeriut që së bashku me LDK-në e projektoi dhe e themeloi Republikën e pavarur, sovrane dhe demokratike të Kosovës”, është shprehur Mustafa.
Para 23 vjetësh, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe një grup intelektualësh.
Atë kohë, LDK njihej si lëvizje e rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës ndaj regjimit të Serbisë në kohën kur Jugosllavia po shpërbëhej, kurse shumica shqiptare në Kosovë ishte një prej shënjestrave të shtypjes nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit.
Koncepti i LDK-së, atë kohë, ishte për një Kosovë shtet të pavarur e demokratik që u promovua përmes liderit të saj Ibrahim Rugova.
Ndërkaq pas vitit 1999 kur në Kosovë kishin ndërhy forcat paqeruajtëse të NATO-s, LDK-ja, nën drejtimin e Rugovës kishte ruajtur shumicën dhe siguroi mandatin e parë qeverisës gjatë kohës së administrimit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara.
Por, me vdekjen e Rugovës, kjo parti politike kryesisht doli e dyta, duke u kthyer në një forcë opozitare./REL
LDK-ja ecen ne gjurmet e drejtuesit te saj, Rugoves, qe pat deklaruar publikisht se Kosova e pavarur duhet te jete e barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana! Per LDK-ne e Shallit, Tirana dhe Beogradi jane njelloj! Kjo spjegon gjithçka.
Kta te LDK-se po dojn me e kthy prej vdekjes Rugoven. Mungesa e vizionit nuk zevendesohet duke krijuar mite mbi persona qe nuk jetojne me.
IBRAHIM RUGOVA,ASHTU SI SALI BERISHA KANE PUNUAR TERE JETEN PER ISH JUGOSLLAVINE E SOT PER SERBINE KUNDER SHQIPTAREVE!!!
Rugova ishte kunder UCK-se dhe ,kur DJEMTE E KOSOVES LUFTONIN KRAH NATO-s,AI TRADHETAR U STREHUA PER 6 MUAJ NE SHTEPINE E MILLOSHEVICIT NE BEOGRAD!!!
Sali Berisha ketej i keshillonte kosovaret te mos shkonin ne RAMBUJE dhe e cilesonte UCK-se si TERRORISTE!!!
Per me teper,ky ARMIK DHE TRADHETAR I ZI,I FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE KOSOVARET DHE BOSHNJAKET,kur e tere bota u kishte bere EMBARGO!!!
TRADHETARET RUGOVA DHE BERISHA MERITOJNE VETEM URREJTJEN E POPULLIT SHQIPTAR!!!
A mundet te na behet e njohur edhe ne shqipetareve te Vlores se si eshte Flamuri i Dardanise qe lartpermendet?
Po a nuk ishin keta m…ter, qe flasin e shajne sot dikend tjeter qe eshte me i mire se ata, pjese aktive e shtetit policor e persekutues antishqiptar te Serbise e Jugosllavise?! Madje Isa i hajnise dhe korrupcionit shteteror ordiner bashke me ate Medvedevin e tij te Prishtines, te cilet sot ne Prishtine perbejne tademin antishqiptar Putin (Isa)&Medvedev (Ismeti), bashke me kryepolicin udbash-kosist – Sabri ne e dinastise se hamiteve projugosllave e proserb-jugosllav. Kuku e kuku çka po na shohin syte e çka po na ndigjojne veshte!…
Drenica e Kuqe
Himni dhe flamuri jane sanksionuar heret me gjak e sakrifica te panumerta. Nje parti si LDK-se e cila nuk ka me se te dallohet,por kerkon te mbijetoje me gjera qe as qe kan pasur dhe kane vlere. LDK eshte mire te bejne nje flamur per partine e tyre me shenja dhe ngjyra te jugosllavizmit. Une ju propozoj nje te tille pasi vertet u shkon. Mos harroni ne nje kende te vendosni edhe druzhe Titon. Qelbesira! Keni mbet ju te flisni per simbole kombetare! Pthu ,fare e keqe! Ju jeni flliqesira dhe asgje tjeter… U shofte fara juaj, me soj e sorollop.!