Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

23 Dhjetor 2012, 19:27Rajoni TEMA

Ish – Kryeministri Ramush Haradinaj shfaqet i kursyer, teksa elaboron skenarin për të udhëhequr një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së. Thotë se e ka planin se si do të bëhet Kryeministër.” Hashim Thaçi e ka dëgjuar me korrektësi idenë time dhe do të ulemi sërish për të biseduar. Nëse marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PDK-së e përfshin postin e Presidentit, ne do ta shqyrtojmë atë”, ka thënë lideri i AAk-së.

Haradinaj e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale, pavarësisht se këtë e elaboron kujdesshëm.

Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund ta marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e Shefit të Shtetit duhet të merret Lideri i PDK-së.

Këtë punë dy aktorët politikë e kanë diskutuar të mërkurën e kaluar gjatë një darke.

“Në rast se ka implikim që unë për me marrë udhëheqjen e Qeverisë, atëherë duhet me ba edhe ndërhyrje të tjera institucionale sikur rasti i institucionit të Presidentit, atëherë duhet me e rishqyrtu se a mundë të bëhet, si bëhet dhe çka vjen”, ka thënë Haradinaj në intervistë për Express

Gjatë intervistës, ai përmend 43 herë fjalën “me punu” dhe asnjëherë ndonjë akuzë për krim e korrupsion.

E për krejt këto zhvillime jo fort demokratike që mund të përsëriten me ndërrime në udhëheqjen e shtetit sikur kishte ndodhur në vitin 2006, Haradinaj ka një përgjigje.

“Është një realpolitikë e imja për gjendjen e tashme”.

“Mjaft është folur. Mjaft është thënë. Mjaft deklarata janë bërë në Kosovë. Po mendoj se e vetmja gjë që tani vlen është me mujt njerëzit me punu konkret, me ndryshu gjendjen në vend. Nuk mjafton më me vazhdu rrugëtimin e deklarimeve. Jemi dëshmitarë, nëse e përcjellim jetën institucionale, non-stop flitet për një organizëm, për një mekanizëm, për agjenci, se duhet me e ba këtë apo atë. Mendoj se për mu, po ju them sinqertë, nuk mund të hyj në këtë trend. Nuk mundem me u ba pjesë vetëm e deklarimeve. Unë po du me fillu me punu. Pra, edhe konkret. E kam marrë punën që më takon dhe funksionet e mia në Aleancë. Por, po ashtu konkret jam ofru me marrë udhëheqjen e Qeverisë së vendit. Nëse është e mundshme që nga dita e sotme ose nesër. Por, jo me humb ditë, jo me humb kohë”, ka thënë Haradinaj.

21 komente në “Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president”

  1. As says:

    Ky e ka te shkruar ne balle qe vetem si kryeminister i Kosoves mund te punoje, tjeter pune s’ben dot.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      si nuk ju vjen turp ketyre politikanve.Po bejn si femij te vegjel,kur luajn ne kopesht…un kryeminister ti President ..un prokuror ti gjykates….Tjetri eshte derguar dy here ne Gjykaten e Hages,jo nje here por dy here..te pakten te duroje pak…Kosoves i duhet per Kryeminister nje Veton Surroi dhe nje president Rexhep Qosja dhe jo keto djem qe dhe pse kan merita gjate luftes,nuk din te drejtojn shtet.

  2. 21janari says:

    Ne nje Shqieri-Kosove te bashkuar, a e imagjinoni dot, o shqiptare te Shqiperise, nje kryeminiser si Haradinaj, apo President si Thaci?

    1. fl says:

      Zot na ruaj! Jemi ne krize dhe me zor po ja dalim me Meten ?

      1. raimondi says:

        Haradinaj eshte politkani me inteligjent shqiptar–

        -Ai flet ne menyre shume te rjedheshme , nuk flet si politkanet tuaj qe kur flasin para gazetareve pa leter , flasin mek mek , sikur i ka kapur dikush per gryke __

        Ndersa Haradinaj eshte shume origjinal kur flet dhe nuk i mbahet goja aspak, sic ju mbahet politkaneve te tjere …

        1. Genci says:

          Intelegjent HARADINAJ?? SA ME BERE TE QESHE

          AS PER QOBAN NUK JAM I SIGURTE PER KETE RAMUSHIN, NJE KOPE DELESH ME IA DHANE KAM FRIKE SE I HUMBE SHUMICEN E TYRE!!

    2. preshevali says:

      Pse kur ka pas Shqipëria kryeminister më të mirë se Haradinaj ( Nano, Bufi, Meta, Berisha, Majko të duken ty kta më të mirë?)

      Ose kryetarë më të mirë se Thaçi, Meidani dhe Moisiu ok, por Nishani Topi dhe Berisha të duken ty më të mirë ?

      Nese po etëhere e paçit veten në çafë.

      1. drini says:

        PRESHEVALI

        O Zoteri kemi te bejme me nje ANALFABET, NJE KRIMINEL DHE NJE VRASES.

        A E KUPTON TI KET ? APO JO EDHE TI NJE PERSON QE SKE FARE SENSE TE POLITKES. SHIKO PAK ME LARG JO VETEM PARA HUNDES

    3. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

      Vetem shpellari te mos jete kryeminister sic eshte tani ose President fuqiplote sic ishte ne 1997..dhe cilido shqiptar tjeter pa hezitim do te ishte me i mire.

      Sasia se sa me i/e mire ..kjo varet nga fati se kush do te jete.

      Per mua kryesorja eshte kjo :

      ” Shpellari te shporret sa me shpejt “..dhe e dyta te mendojme se si do te jete me mire bashkepunimi Shqiperi-Kosove..jam i bindur se duke u nisur nga dshamiresia dhe deshira e mire e te gjitheve do te gjejme dhe zgjidhjen me te mire.

      Por kryesorja te shporrim qelbin e qelbit shqiptar…

    4. Taulant says:

      Saliu dhe Nishanliu perbejne dyshe e te mire se Thaci-Haradinaj!
      Bir Selman I nenes ke te qaj me pare.
      Prandaj nuk behet bashkimi se keta tocat nuk duan te lene te aftet ti zene vendet.

  3. Ben Chicago says:

    e bene pazarin thaqi me ramushin si saliu me ilir meten
    vetem ramushi e ka oreksin me te madh se meta

  4. anti bashkim says:

    keta kamikazher jan te lindur krueministra ,presidenta , sulltaner si berisha ,populli seshte nevoja te votoje ,ska pse lodhen , ghume te embel kosovare .

  5. rudini says:

    keti tipi si haradinaj ne kosove i thone(ahmok)nese nuk gaboj.sdin me lidhur du fjsle bashke.e beri luften te aneksohet nuk udhehiqet shteti me te pa gdhendur.

    1. Bujku says:

      Afër e ke i nderuari Rudini. Haradinaj është ,,Ahmak´´ kurse Hashimi është ,,Dilinxhi´´. Kur të bashkohen këta dy bashkë, atëherë e fitojmë një ,,Sherr-Budalla´´

  6. Kosovari says:

    Malok haradinaj, krimineli haradinaj, analfabeti haradinaj, tru peshku haradinaj, vrasesi haradinaj…… e shume shume te tjera

    Pra ky don kryeministrine pa vota ,pa zgjedhje, partia e katert ne kuvend.

    Sa te kemi haradinaj, thaqe, berishe,mete, Kosova dhe shqiperia do te jemi mbrapa edhe per 20/30 vjete tjera

    Por prape fajet i ka populli sepse po i votojne

  7. Re`i says:

    Te pakten Ramushi e Hashimi e hodhen nga nje pushke kunder armikut me te rezikshem te shqiptareve , serbit,c`ka perben merite dhe sakrifice per kosoven e kosovaret. Po Saliu i Shqiperise cfar merite ka ,pervec stetoskopit dhe aparatit te tensionit, per tu bere ekzaminimet e perditeshme para dhe mbas pune udheheqesve te P.P.SH.

  8. preshevali says:

    Pse bre pa vota, mbrenda një legjislature qeveria mund të formohet dhe prishet disa herë nga partia që ka fitu zgjedhjet.
    PDK i ka fitu zgjedhjet dhe mund ti ndrroj partneret per qeverisje, kjo ashtë demokratike.

  9. Dukagjini, Peje says:

    Kjo qe pretendon Ramushi, e qe edhe mund te ndodhe, eshte cinizem dhe perbuzje flagrante e demokracise. Se pari duhet te mbahen zgjedhjet e reja e te ndershme, te pamanipuluara e jo te vjedhura siq ishin ato te kaluarat…! Pastaj te zgjidhet Qeveria e Presidenti.
    Pastaj le te dihet publikisht qellimi i tij, Thacit e te tjereve…keta po i perkrahe kryesisht SHBA-ja, qe per qellimet e saja neokolonialiste ne rajon i ka perkrahur kriminelat e hajnat, per ti arritur konkretisht qellimet qe kane te bejne me privatizimin e Posttelekomi, Trepces dhe Elektoekonomise. Kata si Ramushi, Thaci e shoket jane pakurrizore e njerez te shantazhueshem qe nuk guxojne asnjehere te thone JO…! Keta e kane shendrruar Kosoven ne prone private dhe po luajne me fatin e nje gjenerate te tere te rinjesh te papunesuar e te paperspektive.
    Kosova po hyn ne nje diktature edhe me te rende se ne kohen e Millosheviqit…kete qe po ia bejne Kosoves te ashtuquajturit “krahu i luftes” nuk ia kane bere as serbet…!
    Keshtu eshte kur te tjeret ta sjellin lirine…ky eshte mjerimi i Kosoves se “pavarur”!
    Por, mos te harrojne keta hajna e kriminela, se nje dite do ti zen drejtesia per te gjitha keto te keqija qe po ia sjellin Kosoves…!

  10. shkupi i madh says:

    mendoj, se ne zgjedhjet e ardheshme,partia e zotit hajradinaj nuk dota kaloj as cenzusin,e leje mo ti fitoj zgjedhjet.

  11. era says:

    Do ishim me fat qe Ramushet dhe Haradinajt te benin nje loje cubash per pushtet, qe per hir te kontributit ne lufte duhet te jene mbreter te padiskutueshem ne politike.
    Perkrahja qe u jepet nga qarqe perendimore( qe ne perendim me menyren si sillen nuk do i lejonin as deri tek koteci i pulave) si dhe lobe te caktuara e ben te dyshimte kete perkrahje.
    Kjo duhet te zgjoje pjesen e mençur te popullit te Kosoves, ti thote NDAL ketyre pazarxhinjve dhe shitesve te interesave kosovare, te kerkoje qe ata qe do te drejtojne vendin te nderohen per ate qe kane dhene ne lufte, por me e pakta do te duhet te zgjidhen nga populli me zgjedhje te lira, dhe jo me ” kompanjeshti dyzet pleshti”. apo ” kujt i bie dhjeta”

  12. Fllad says:

    Dukagjin,Peje,

    Populli shqiptar dhe kosover ka nevoje per njerez si ju.
    Eshte detyre qe te sqarohen dhe ndergjegjesohen populli i painformuar per situaten qe po kalojne shqiptaret ne te dy anet e kufirit.
    Europes dhe US nuk i plas fare per demokracine ne shqiperi dhe Kosove,
    Ata duan stabilitet dhe qetesi, sepse keshtu ju vjen permbare “injoranca” e te dy popujve per te grabitur pasurite kombetare.
    Nuk jane me te mire drejtuesit e vendeve te tjera, por jane popujt qe nuk do i lejonin te benin cfare te donin me fatet e tyre.

    ps mos presim qe nje dite keta hajna di zere drjetesia, por duhet SOT te luftohet per kete gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje