VV: Maqedonia vazhdon t’i shtypë shqiptarët

26 Dhjetor 2012, 18:47Rajoni TEMA

Diskriminimi i hapur që ju bëhet shqiptarëve në Maqedoni, për Lëvizjen Vetëvendosje është i papranueshëm.

Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, Maqedonia vazhdon t’i shtypë shqiptarët dhe se dhuna e ushtruar ndaj tyre është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë.

“Sot gjykata themelore e Tetovës i dënoi katër aktivistë të organizatës “Illyricum Libertas” me akuzën për nxitje të urrejtjes ndëretnike, fetare e racore. Të dënuarit janë Valon Kurtishi, Rinor Sllova, Tonus Papraniku dhe Petrit Ibrahimi. Ata u dënuan me nga një vit burg me kusht dhe fshirjen e vizatimit të hartës së Shqipërisë etnike në hyrje të Tetovës. Akuza ka të bëjë me një aktivitet publik të kësaj organizate në kuadër të shënimit të ditës së flamurit kombëtar, ku edhe është vizatuar një hartë me të gjitha qytetet shqiptare ku edhe festohet kjo datë e rëndësishme. Këto dënime dhe dënime të tjera të shqiptarëve atje janë tendencë e pushtetit për tjetërsimin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të heqin dorë nga përkatësia e tyre kombëtare pa marrë parasysh përpjekjeve të këtij pushteti të padrejtë”, thonë në Vetëvendosje.

Ky pushtet, sipas VV-së, në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, që nënkupton dhe respektimin e njëpërnjëshëm të të drejtave politike, ekonomike, sociale e kulturore të shqiptarëve, “po merret me akuza e dënime të gjithë atyre që promovojnë vlerat dhe historinë e popullit tonë”.

“Këto veprime të pushtetit vetëm sa e rrisin dhe thellojnë ndarjen mes popujve që jetojnë në Maqedoni”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, i bën thirrje pushtetit në Maqedoni që të heq dorë nga diskriminimi, përndjekja dhe dënimet ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë kërkon nga subjektet politike shqiptare që të reagojnë ndaj këtyre gjërave.

“Gjithashtu ju bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të mos lejojnë tendencën për tjetërsimin e historisë e kulturës sonë dhe të reagojnë ndaj të gjitha padrejtësive që u ndodhin shqiptarëve atje”.

Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje për drejtësi si dhe lirimin e këtyre aktivistëve nga të gjitha akuzat. /Zëri/

10 komente në “VV: Maqedonia vazhdon t’i shtypë shqiptarët”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    VV e Albin Kurtit eshte nje parti qe nuk e duan vete kosovaret, por edhe nderkombetaret nuk e mbeshtesin. Edhe ambasadorja amerikane e ka kritikuar para krishtlindjeve. Kjo VV te mos genjeje ne lidhje me shqiptaret ne Maqedoni, shqiptaret ne Maqedoni jane edhe ne qeveri, pra po qeverisin bashke. Albin Kurti nuk mund tju fitoje zemrat shqiptareve me nje politike qe edhe nderkombetaret nuk e mbeshtesin sepse ka nje politike sharlatanshe

    1. homeri says:

      —–politika e VV se ALBIN KURTIT duhet te vazhdoi deri ne pavarsin e plote teritoriale te kosoves dhe kur shqiptaret e maqedonise te fitojne te drejta te plota me maqedonasit deri ne te drejten e shteteformimit

    2. . . . says:

      Urrejtja e jote aq e madhe për gjith shqipëtarët jashtë kufirit të Shqiperisë më bënë të dyshoj në gjakun tënd.

  2. mirel says:

    Per komentuesin me siper- Kjo nuk eshte aspak politike sharlatane.
    Eshte gjuha qe duhet te flasi cdo shqiptar anembane dhe duhet ta themi me ze te larte qe ky ze te degjohet mire.
    Keta aktivistet qe jane denuar sot jane heronj per kurajon dhe trimerine.
    Ata jane berthama e rilindjes Shqiptare te shekulit te 21.

  3. anatoli says:

    shqiptaret shtypen nga serbet ,shtypen nga shkupi , shtypen ,shtypen , kemi nje jete te ghithe qe i deghojme ,po shqiptaret jane te urte ,te mire ,te kulturuar ,te dashur , te respektuar , boll se mbetet duke u qare , regulloni veten dhe te ghitha regulloen , i lini ambicjet per pushtim te tokave islame , dh e respektoni te krishteret . mos jetoni si ne mesjete

  4. Gjok Martini says:

    Kejo eshte denimi i liberatorve shqipetare per te drejta te mohuare.
    Per te drejta njerzore te drejta per arsim dhe punesim, te drejta kombetare per flamur me shume shkolla dhe buke per popullin e pa mbrojtur shqiptar. V Vja ben mire qe te ngrehin zerin e shqiptareve kudo qe jane edhe nen Mal te Zi dhe Presheve e Cameri. Dikur nuk eshte large ajo kohe ne Jugosllavi rinia shqiptare u denojshin dhe vriteshin nga titizmi gjakatar i pushteti i bashkim vllezerimit me kryesi me shqiptar. U akuzojshin si marksiste leniniste si staliniste si separatiste kunder Titos. Amerika nuk levizte dhe u shprehte e vendosur per te mbrojtur kufijte territoriale te Jugosllavise. Si ambasadorja ne Prishtine nje paralelizem. Mos te levizesh eshte vend numro dhe situate defatiste. Por te zgjoheni sa me pare dhe me shume qe te levizish me pare do u vije liria. Populli dhe rinia te bejne detyren qe u takon, detyrat jane te shumta. Nuk eshte gabim Albin Kurti qe kekon nga Maqedonet te drejta per shqipetaret, te ndalojne burgosjet e pa drejta te rinise shqiptare dhe mohimi i te drejtave njerzore, drejtave per tu shkollua dhe jetue ne harmoni me kushtetute te garantuar per cdo shqiptar. Nuk eshte zgjellje sistemi i vjete jugosllave ku shqiptaret nuk e kane harrue dhe jane shume ende gjalle se si eshte sundimi sllave. Ne jugosllavi shqiptaret denoheshin dhe vriteshinne gjithe jugosllavine dhe nuk kufizohej vetem ne Kosove.

  5. tomori i beratit says:

    O komentuesi me emrin–Berisha largohu-Hiqe kete emer se ti duhet ta kesh.berisha afrohu.VV eshte FORCA E VETME qe demaskon kete situat kaq te poshter ne Maqedoni ku ne çdo ndeshje fyhet e dhunohet dinjiteti i shqiptarit.Pra mos fol o trap kur nuk di gje.

  6. mergimtari fv says:

    0 greku BL , Albin Kurti dhe VVSH jane shqiptare mbi shqiptare mor koloni grek ne truallin shqiptar .

  7. erion says:

    ik mer B.L. ik se ske fytyre te zesh ti me goje Albinin qe punon e lufton per flamur kuq e zi,,dhe as per Berishen qe ia u ka fut koken ne mut juve soci-komunistave kelyshave bolshevik..

  8. """"""" says:

    Po mos te ishin turq shqipfoles do te gzonin te gjitha te drejtat qe u takojnè,e dini shumè mirè se te gjitha rrymat ekstremiste islamike depertojnè nepermjet gjoja shqiptareve te Maqedonisè e deri ne Kosovè e Shqiperi,kam njoftur nje shqiptarè maqedonas ketu nè emigrim dhe nuk kam per ndonjeherè njeri ma injorant duke perdorè sharjet ma fyese qe ekzistojnè kundra kristjaneve,mosha e tij ishte 28 vjeç dhe kurè me pyti se nga jam unè i dhash emrin tim dhe tregova vendlindjen ai veç se nuk vdiq nè kèmbè,dhe ju drejtova duke e sqaruar se je nè rrugè te gabuar o i mjerè, ate ditè e deri me sot nuk ja pashè surratin mè asnjeherè!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje