Të fortët e PDK-së nuk e pranojnë dënimin me burg

26 Dhjetor 2012, 11:43Rajoni TEMA

 Dy ish-kryetarët e dënuar me burg, Xhabir Zharku i Kaçanikut dhe Bajrush Xhemajli i Ferizajt, me gjithë dënimet e shqiptuara me burg ndaj tyre, festat e fundvitit pritet t’i presin jashtë hekurave të burgut. Ndërsa Xhemajli do të vazhdojë të jetë afër familjarëve të tij pa probleme me organet e rendit, për kolegun e tij, Zharkun, është duke u bërë ndjekja policore. Ai është arratisur dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet.“Jemi duke e kërkuar në vazhdimësi, por deri më tani nuk kemi rezultate. Ne kemi planin tonë të veprimit si për përcjellje, vëzhgim, mbledhje të informatave të vendndodhjes…, dhe jemi duke e kërkuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, shkruan Koha.

E për vendndodhjen e Xhabir Zharkut informacione nuk ka as djali i tij, Mërgimi, i cili vazhdimisht paraqitet në telefonin e të atit që nga arratisja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje