Serbia me emisar në vendet islamike që ende nuk e kanë njohur Kosovë

26 Dhjetor 2012, 11:40Rajoni TEMA

Qeveria e Beogradit ka planifikuar që në fillim të 2013-së të nisë të dërguar special në vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, kurse në qendër të vëmendjes janë shtetet si Indonezia dhe Egjipti, shkruan e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”. Sipas kësja gazetë, këtë ide e ka promovuar kryeministri Ivica Daçic dhe në ditët e ardhshme, bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta definojnë planin në detaje, qëllimi i së cilit është pengimi i njohjeve të Kosovës.

Kjo gazetë shkruan se Serbia po kërkon me çdo kusht të pengojë një valë të re njohjesh për Kosovën, pasi me njohjen nga Pakistani, shtete të tjera islamike mund ta ndjekin  këtë shembull.

“Në rast se Egjipti apo ndonjë vend tjetër i fuqishëm islamik pranon pavarësinë e Kosovës, kjo mund të shkaktojë pasoja të renda në përpjekjet tona diplomatike që ta ruajmë Kosovën”, ka thënë një burim brenda qeverisë serbe për “Veçernje Novosti”./KD

9 komente në “Serbia me emisar në vendet islamike që ende nuk e kanë njohur Kosovë”

  1. vendet islamike says:

    vendet islamike jan te zemeruara qe qeveria kosovare eshte qeveri anti islamike dhe anti te drejtave muslimane.
    kjo ka qene arsyeja qe shum vende ende kan ngurruar ta njohin kosoven, por per hir te muslimanve qe jetojn ne kosove do at njohin te tera vendet islamike pa perjashtim,dhe serbia le te plas nga inati

    1. RSH says:

      Kosoven, pa e njohur dy vendet anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit (Rusia dhe Kina), si dhe 5-vendet anetare te BE-se, ajo nuk mund qe te antaresohet ne OKB dhe te marre statusin e plote te nje shteti te pavarur. Sa per vendet Islamike, si ta njohin e si te mos e njohin Kosoven, kjo ka pak rendesi.

      Ketu keni nje informacion mbi njohjet dhe mosnjohjet e Kosoves.

      http://en.wikipedia.org/wiki/International_recognition_of_Kosovo

      1. armand says:

        Nje bashkim i Shqiperise me Kosoven nxjerr jashte loje bllokun Kine- Rusi.Sa per vendet islamike,s’ja vlen te komentosh.

        1. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

          E keni te kote nje bashkim Shqiperi-Kosove, nderkombetaret nuk e kane trurin juaj armand. Endrra e bashkimit eshte sharlatanshe dhe do te jet nje bllokim i fuqishem edhe nga Rusia qe mendon ta nxjerresh jashte loje.

        2. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

          E keni te kote nje bashkim Shqiperi-Kosove, nderkombetaret nuk e kane trurin e juaj armand. Endrra e bashkimit eshte sharlatanshe dhe do te jet nje bllokim i fuqishem edhe nga Rusia qe mendon ta nxjerresh jashte loje.

      2. preshevali says:

        Kur Kosovën e poranojnë mbi gjysma e vendeve antatre të OKB,
        me anë të votimit mund të bohet antare e plotë e OKB, ktu KS
        nuk mundë të ndikoj.

    2. mirel says:

      Po sigurisht, se Serbia eshte pro islamike, apo pro terrorizmit islam.

    3. preshevali says:

      Vendet islamike janë të vërshuara ( jo të Zemruara ) nga kurvat shkina,
      dhe kto janë ka pengojnë njohjen e Kosovës nga vendet islamike.

      E leje ti hatrin, mos kallxo mualife ktu.

  2. sks says:

    vendet islamike nuk e njohin kosoven sepse propaganda ruse serbe po edhe vete lufta qe u be e bne amerikanet dhe e quajne si nje shtet qe e bene amerikanet.dhe vendet islamike e urrejne ameriken dhe kane politike kunder kjo eshte e gjitha.sa per serbine vendeve islamike nuk ju plas per te se e dine se kush eshte serbi. e ne bosnje i masakronin dhe nuk u quanin boshnjake po myslymane.biles propaganda e tyre ne lufte ishte ejani mos te lejojme te behet kosova gjoja shtet myslyman.e paraqesnin si terrorrista dhe si myslymane shqiptaret.
    tani serbet do ikin ne keto vende e do ju bejne gojore qe keto vende mos ta njohin kosoven cfare idiotlleku deri dje i thernin per fene sot do u lepihen per mos njohjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje