Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë nuk e mohon opsionin që pas procesit zgjedhor në PDK.
“Unë kisha dëshiruar opsionin që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Nuk e kam formësuar idenë e plotë në këtë drejtim, shumë do të varet nga zhvillimet”, tha Krasniqi në një intervistë për RTV21.
Krasniqi thotë se procesi zgjedhor në PDK, lë për të dëshiruar.
“Unë kisha dëshiruar që Partia Demokratike e Kosovës të jetë parti e fortë, parti që vlerëson vlera, parti që ngrit vlera dhe parti që ofron një qeverisje më të përgjegjshme në të gjitha nivelet”, ka theksuar më tej Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi vazhdon të kërkojë nga protagonistët e bisedave të përgjuara telefonike që t’i kërkojnë falje.
Bravo Krasniqi, krijo nje identitet tjeter dhe ndahu nga keta maskarenje qe snjohin tjeter vetem parane dhe pasurin, qe skane as moral dhe as bese. Shkeputu nje ore e me pare dhe krjio nje parti me intelektual te vertet se kosoves nuk i mungojne.
Mblidhi shoket sa me shpejt se nuk ka kohe per te humbur!