Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Akan Ismaili, del të jetë më i pasur se presidenti i shtetit më i fuqishëm në botë, shkruan gazeta “Zëri”.
Mediet në Amerikë kanë raportuar më herët se pasuria e presidentit Barack Obama është 7.3 milionë dollarë amerikanë, apo 5.5 milionë euro, derisa merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarëve.
Ndërsa diplomati i Kosovës në shtetin e Obamës, sipas “Zërit”, ka para të gatshme(cash) prej hiç më pak se 7.5 milionë euro, apo 10 milionë dollarë amerikanë.
Në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsioni(AKK), Ismaili ka bërë të ditur se ka rreth 135 mijë euro në bankat kosovare, mbi 3.5 milionë euro të gatshme në bankat e Sllovenisë dhe mbi 4 milionë euro në shtetin ku është ambasador.
Përpos parave të gatshme, Ismaili ka edhe patundshmëri në vlerë prej 2.6 milionë euro, 70 mijë euro vetura dhe aksione në vlerë prej 4.1 milionë euro në 3 kompani të ndryshme.
Paratë e gatshme, patundshmëritë, veturat dhe aksionet në biznese të ndryshme të ambasadorit Ismaili kalojnë shifrën prej 15 milionë eurove, derisa paga vjetore e tij është 38 mijë euro, apo dhjetë fish më e ulët se e Obamës.
Megjithatë, pasurinë e tij Ismaili e ka bërë nga shitja e aksioneve në kompaninë e telefonisë “Ipko” sllovenëve.
Pavarësisht se me dekada është në biznese ndërkombëtare, numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar më pak para të gatshme se sa diplomati kosovar në Amerikë.
Pacolli gjatë vitit 2012 ka deklaruar 3.7 milionë euro para të gatshme në bankat kosovare, ndërsa nuk i ka deklaruar paratë që i ka në bankat e huaja.
Pas tij “xhepat” plot me para i ka edhe deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka në pronësi zinxhirin e hipermarketeve “ETC” në të gjitha qendrat e Kosovës.
Kelmendi ka deklaruar rreth 2.9 milionë euro para të gatshme. Hiç keq me cash nuk i ka punët bashkëpartiaku i Kelmendit, Blerim Shala. Ai është politikani i katërt që ka më së shumti para të gatshme në vend, shuma e të cilave arrin në 220 mijë euro.
Tallet amerika me shqipetaret asnjeher nuk i ka ndihmuar sertjozishte.
Edhe Gjon Kerry eshte supermiliarder, Sekretar Shteti, pra me poshte se njeriu me i fuqishem ne bote, dhe eshte supermiliarder. Si i bie ? Ne Kosove ka plot njerez te pasur, se nuk paten nje kafshe si Enver Hoxha qe personalizoi cdo gje, ata kishin liri prone, liri levizjeje dhe mbajten e krijuan lidhje ne bote, edhe ashtu pa shkolle sic ishin. Imagjino cdo benim ne Shqiptaret po te na linte Hoxha. As Osmanet nuk e mbyllen kufirin e Shqipeve, por Hoxha arriti ate qe asnje pushtues nuk e ka kryer dot ndaj Shqiptareve, mbylljen ne kafaz, qe solli mjerim, varferi, cmire dhe nje politikberje qe vetem ne emer eshte politike.
Kola,,, Esht e vertet se Kosova ka shum Milioner dhe disa Miliarder mbase sipase nje hulumtimi te para disa viteve Kosova pase Beneluksit rradhitej e dyta ne Evrope me Milioner per koke banori,, Ndersa sa i perket asaj pa SHKOLLE ket tashe pe ndegjoje prej teje Kosova ka pase dhe ka po aqe sa Shqiperia njerze te Shkolluar ndoshta nuk e flasin gjuhen Shqipe mir si te Shqiperis mirpo jane EKSPERT te fushave perkatse dhe kjo esht kryesorja e jo ajo se kushe flet me bukur Shqipe,, Pastaje shum gjana shkojn me tradite Kosovaret ka dekada qe krijojn kapitale dhe pervoja te ndryshme ne shum fusha si brenda ashtu edhe jahte, ndersa ju tashe keto 10.vite e keni mesuar Kapitalizmin dhe disa nga gjerat me elementare te saje se duhet paguar Rrymen dhe ujin ne funde te muajit e deri te ajo ma banalja se duhet mu pastrue te pakten tri her ne jave,
Po mbajti kurkushi nje shpi,Kola ime as’nje.
o Kole;Do e dergojme ambasadorin tende, udheheqes Amerike se e paska bere pasunik Serbi,ty te paska lene mbrapa Enver Haxha.
Shko te dhite…….o Kol.
Ambas.tende nuk e dinin amerekanet qe ta vendoseshin pres.Amerike per menquri.
Ky ka Milirada Euro.Por jo pergjithmone.Sa te jete ne pune i ka te tijat.
Me vone i kalojne Bankes.