Adem Meta, fitues i çmimit për guxim qytetar

29 Dhjetor 2012, 11:38Rajoni TEMA

Guximi për të mos u zmbrapsur pas kërcënimeve konstante të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i është shpërblyer gazetarit Adem Meta. Korrespondenti i gazetës “Koha Ditore” nga Skenderaj ka marrë të premten çmimin “Personalitet i vitit 2012 për guxim qytetar” nga lëvizja FOL.

“Jam i nderuar që organizata me një emër domethënës ka vendosur që këtë çmim këtë vit të ma akordojë mua dhe natyrisht unë e pranoj me shumë kënaqësi. Them të vërtetën, fillimisht kam pasur pak hezitime që ta pranoj, i vetëdijshëm që ka plot njerëz edhe këtu, edhe jashtë, të cilët kanë bërë më shumë sesa unë”, ka thënë Meta në ceremoninë e organizuar në një nga lokalet e Prishtinës. “Unë nga ana ime kam bërë vetëm minimumin e detyrës që ka çdo qytetar karshi fenomeneve negative në një shoqëri, kur sidomos këto fenomene forcohen me pushtet institucional”.

2 komente në “Adem Meta, fitues i çmimit për guxim qytetar”

  1. Ben Chicago says:

    hashimi eshte me pak diktator se saliu

  2. Per t’u dhene ky çmim kerkohen dy kushte:Te shfaqet nje e keqe dhe kesaj te keqeje te kete kush t’i kundervihet ( guximi). Njera pa tjetren nuk e sjellin Çmimin. As guximi, i cili s’ka kujt t’i kundervihet, as e keqja te ciles s’ka kush t’i kundervihet. Jetojme ne nje ambient ku, per te mos u bere jeta monotone(?), kane bashkejetuar perhere keto dy fenomene – here duke u grindur, here duke u pajtuar, por ne te shumten e rasteve duke e mposhtur njera – tjetren, por vetem per pak kohe… Cikli ka vazhduar dhe, me gjase do te vazhdoje akoma… Qe te kete sa me pak nevoje per kete lloj guximi, u shofte me are, me fare, me plang, me shtepi, me mal, me verri – E KEQJA !!! Urime per Cmimin, o mk !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje