Nisur nga pozicioni gjeografik, dy shtete fqinjë Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke intesifikuar projektet e bashkëpunimit në fushën e transportit.
Si dy vende anëtare të SEETO-s, Observatori i Transportit për Europën Juglindore, kohët e fundit pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë rënë dakord për të pasur një stacion kufitar hekurudhor të përbashkët, si një lehtësim për fluksin e qarkullimit të trenave në dy territoret respektive. Për palën shqiptare linja hekurudhore me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Me një rrjet modest të brendshëm prej 440 km, linja malezeze, mundëson komunikimin e Shqipërisë me sistemin ndërkombëtar hekurudhor, konkretisht kontaktin me vendet e Europën Qendrore.
Me mbështetjen me fonde nga Bashkimi Europian dhe nga shkëmbimi mes propozimeve të ekspertëve nga të dy vendet, është arritur një akord mes Tiranës dhe Podgoricës për të pasur një stacion të përbashkët kufitar. Ervin Minarolli, drejtor i politikave në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë thotë për DW, se aresyeja kryesore është shkurtimi i kohës së qëndrimit të trenave në stacionet kufitare për kryerjen e procedurave. “Kjo do të arrihet nëpërmjet përshpejtimit të realizimit të procedurave të kontrollit. Marrëveshja parashikon kryerjen e të gjitha kontrolleve në një stacion kufitar të përbashkët dhe pikërisht në stacionin kufitar të Tuzit, në Malin e Zi, i cili aktualisht ka infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e kontrolleve kufitare. Marrëveshja parashikon transportin ndërkombëtar hekurudhor të mallrave dhe të udhëtarëve. Aktualisht do të realizohet vetëm transporti i mallrave, pasi për transportin hekurudhor të udhëtarëve nuk është shprehur interes dhe trafiku parashikohet të jetë i ulët”.
Bashkëpunimi në transportin ujor dhe rrugor
Kjo zgjidhje e dy vendeve për zgjedhjen e pikës së përbashkët kufitare të Tuzit në territorin e Malit të Zi është e ngjashme si me përzgjedhjen e pikës kufitare të Muriqanit në territorin e Shqipërisë për transportin rrugor.
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një kooperim të ngushtë edhe sa i takon transportit ujor. Si vende anëtare të Iniciativës së Adriatikut ato punojnë për ruajtjen e standardeve të sigurisë teknike, mbrojtjen e ambientit detar dhe ujor në hapësirën detare të tyre, duke përfshirë shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Shkodrës dhe lumit të Bunës. Ervin Minarolli, drejtor i politikave në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, thotë se ekziston një marrëveshje dypalëshe për funksionimin e linjës Virpazar – Shkodër, për transportin me mjete lundruese të pasagjereve.
“Për të realizuar këtë transport është përcaktuar vendi i akostimit tek ura në hyrje të Shkodrës, kurse në Virpazar, që është destinacioni i palës malazeze, nuk është infrastruktura e nevojshme për akostimin e sigurtë të anijes dhe pasagjerëve. Aktualisht kjo linjë nuk po funksion rregullisht dhe si pasojë e mospërcaktimit të një rruge të sigurtë të lundrimit – e matur dhe me zhytjen e nevojshme gjatë gjithë udhëtimit – si dhe mospasjes së trafikut të pasagjerëve dhe rënies herë pas here të nivelit të liqenit. “
Ekipet e përbashkëta të ekspertëve janë duke punuar për t’i dhënë më shumë dinamikë bashkëpunimit. Synohet të mundësohet një marrëveshje me interes reciprok për shfrytëzimin e përbashkët të lumit Buna për transportin me mjete lundruese, si dhe një marrëveshje për thellimin e përbashkët të grykës së këtij lumi deri në Liqenin e Shkodrës. Sipas ekspertëve ky thellim do të sillte lundrimin e anijeve të mëdha dhe si rrjedhojë një zhvillim të madh ekonomik për të dy shtetet. Këto efekte do t’i tregojë studimi i fizibilitetit. “Duke përmirësuar sistemin e informacionit ndërmjet porteve të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, synohet ngritja në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të Kapitenerive të Porteve në kuadër të monitorimit të trafikut të anijeve dhe kontrollit shtetëror portual” – thotë për DW Ervin Minarolli.
Duke shfrytëzuar lidhjet nëpërmjet transportit rrugor pala shqiptare ka në duar një projekt-ide për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë-Delta e Bunës, që është 32 km, si pjesë e projektit Adriatic – Ionian Motorway, përfshirë në SEETO Comprehensive Network. Për këtë projekt që ka një faturë financiare rreth 58 milionë Euro, kërkohet kontributi dhe i palës malazeze, që të bashkëfinancojë gjysmën e ndërtimit të urës mbi lumin Buna. Për një pjesë të segmenteve rrugore në pjesën kufitare të Shqipërisë janë duke financuar edhe BE-ja dhe Banka Europiane e Investimeve, BERZH.
Që nga viti 2006 funksionon linja e rregullt e transportit të udhëtarëve me autobus Ulqin-Shkodër-Tiranë-Durrës. Shërbimet e transportit të rastit, kryesisht udhëtime turistike, nga ana e operatorëve shqiptarë realizohen në bazë të marrëveshjes INTERBUS./DW
Nuk e kuptoj se se perendimi eshte nga shkodra dhe jo nga tirana ,kjo ka qene dhe ka per te ngelur per gjithe jeten.
e kam dash gjithmone shkodren dhe shkodranet!jam durrsak por eshte ne nderin e shqiptareve dhe shkodraneve ta bejne si bazelin e zvicres.duhen pare dhe kohe kete e di por dikur nese do te kemi jete te gjate do te udhetojme me tren nga frakfurti ne durres shpresoj.
Shkodra ka energjine, mineralet, detin ,liqeninin, lenden drusore,ato qe i duhen nje vendit per zhvillim dhe ka ngelur vendi me i varfer ne shqiperi, nuk du ta krahasoj me qytetet e tjera qe nuk ka se cfare te ha pula gure dhe kane nje jetese me te mire kjo eshte thirrje per politiken e shkodres qe te mos i sherbeje politikes se interesave por ti sherbeje qytetit te vetet.
Kesaj punes se hekurudhes, qofte per mallra qofte per udhetar i thojne si asaj fjales se urte “peshku ne det, felterja ne zjarr”. Per cfare projektesh qenka fjala kur hekurudha shqiptare eshte katandisur “kokoshi nje thele”? Cfare trenash do na vikan ne hekurudhen tone kur edhe me 20 km/ore lokomotiva mund te dale jashte shinave, sic po dalin, ose vende vende i duhet me ece me nje shine pasi ka demtime dhe vjedhje te pjeseve apo shines komplet?
Po per lundrimin ne Bune? Kur nuk mund te rregullohet lundrimi ne liqenin e Shkodres, qe ka hapesiren dhe thellesine e nevojshme si mund te rregullohet lundrimi per anije te medha ne lumin Buna? Andrra ne diell per fushate elektorale. Per komunikimin me Malin e Zi, rrofshin makinat dhe rruga e ndertueme qysh ne kohen e Zogut. Ura e re mbi Bune, projektuar nga disa qeveri me rradhe dhe perfunduar se fundmi ka mbete i vetmi projekt serioz i realizuar me sforcim dhe vonesa te jashtezakonshme, dhe nuk kam shprese se do plotesohet me pseudoprojektet “fantastike” qe kerkojne miliona e qindra miliona euro per t’u realizuar.
Qyteti i Shkodres ne menyre te vecante dhe Qarku i Shkodres ne pergjithesi ka pasuri te medha natyrore. Duke filluar nga bregdeti, liqeni, lumenjte, fushat, kodrat dhe malet. Pra ka te gjitha mundesite qe ja ka fale Zoti dhe natyra. Por ne vecanti Qeveria qendrore ne Tirane dhe Qeveria lokale punojne pak ose aspak per ti dhene zhvillimin e duhur kesaj zone te begate. Ne krye te ketyre qeverive duhet te jene ne rradhe te pare njerez te afte dhe qe duan vendin e vet dhe jo sharlatan te tipit SALI BERISHA dhe JOZEFINA TOPALLI (COBA) qe nje gje e bejne mire “qe nuk bejne asnje pune” per me teper jane “llapazan”, cpifes, intrigant dhe ngaterrestar qe merren me gjera te kota dhe me ndonji cen fizik qe mund te kete kundershtari, kur ne nje kohe vete jane te mbushur me cene si psh “psikopat”, kane “delir” te cfrenuar dhe kane kaluar ne ate qe quhet “marrezirat e madheshtise”.
Kjo ndodh sepse keto dy persona, i pari, ka qene komunist i tipit “maskara” dhe bashkepuntore dhe agjent i sigurimit te shtetit me pseudonimet “penicelina” dhe “bisturia”. Kurse e dyta nje e paftyre gjate gjithe jetes se saj dhe bashkepunetore dhe agjente e sigurimit te shtetit me pseudonimin “desinjatorja”. Prandaj Shkodra dhe shkodranet te mos presin ndonji gje te mire nga keto dy figura te perdalura te tipit mashtrues. Ka ardhur koha perseri per ndryshime te medha, ku tjetrit ti shihet puna dhe jo guna. Te cilen, gunen, e kane te vendosur me mashtrim, spekullime, vjedhje, grabitje, vrasje dhe me korrupsion te shfrenuar te tipit mafioz. Me Shkodren, kur eshte mbytur ne uje i thuhet nga keto “figura te perdalura” se jeni bere njelloj si Venecia. Tallje makabre edhe ne fatkeqesi. Shkodra dhe shkodranet duhet te veprojne si Kavaja dhe kavajsit qe dolen me vendimin qe ish deputetit te tyre SALI BERISHA ti thone se nuk te pranojme me ne kete qytet sepse je “pizeveng” dhe “i pa burre, i pa bese”. Qe per Kavajen nuk ka bere asgje sa ka qene deputet dhe ne qeveri. Qe te marrish voten popullit duhet munde, djerse, pune dhe te mbashe ne pergjithesi fjalet qe ke brockullit gjate gjithe kohes.
mos harroni o te mjer sse ket hekurudh e pat ndertu i madhi i kombit ENVER HOXHA e shkatrroj tradhtari i kombit serbi sali berishovi