Doris Pack: Luftojeni korrupsionin

2 Janar 2013, 13:54Rajoni TEMA

Edhe pse zgjerimi i mëtejmë i Bashkimit Evropian vazhdon të jetë temë diskutimi në prapaskenën e politikës zyrtare të evropianëve, ky mekanizëm vazhdimisht është shprehur në interes të integrimit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në “familjen evropiane”.

Kriteret për t’u anëtarësuar në BE, janë ashpërsuar gradualisht që nga vala e fundit e zgjerimit në 2007-n, kur Bullgaria dhe Rumania u bënë pjesë e bllokut.

Brenda këtij viti, Kroacia pritet të bëhet anëtari i 28-të i BE-së.

Të njëjtin synim e kanë dhe Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Serbia, të cilat vazhdojnë hapërimin drejt Brukselit me dinamikë të ndryshme.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, tha gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë se dialogu për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit lë shpresë për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet palëve drejt integrimit në BE.

“Kosova ka një fqinj që ende nuk është i gatshëm ta njoh shtetin, por mendoj se fakti që ka nisur dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit-madje në nivelin më të lartë mund të jetë më shpresëdhënës se sa në vitin e kaluar”, tha ajo.

Në dhjetor të 2012-s, Këshilli Evropian vlerësoi se “një përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është i nevojshëm për vazhdimin e rrugës evropiane për të dyja palët, duke shmangur bllokimin e njëra-tjetrës në këto përpjekje”.

Këshilli gjithashtu theksoi se “sundimi i ligjit është vënë vendosmërisht në zemër të procesit të anëtarësimit”.

Për të përmirësuar gjendjen ekzistuese në këtë drejtim, BE-ja kishte instaluar në fillim të vitit 2008 një mision për sundimin e ligjit në Kosovë.

Që kur kanë zbarkuar në Kosovë, gjyqtarët, prokurorët dhe policët evropianë janë mbështetur me rreth 680 milionë euro nga buxheti i BE-së për të ndihmuar, mbikëqyrur dhe këshilluar autoritetet vendore në fushën e sundimit të ligjit.

Eurodeputetja gjermane, Pack, shfaqi shpresën për një angazhim të shtuar të EULEX-it.

“Duhet të mbështeteni edhe në ndihmën e EULEX-it. Shpresoj shumë që EULEX-i të bëjë më shumë se sa që ka mundur të bëjë në vitin e kaluar”, theksoi Pack.

Sundimi i ligjit, me theks te lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mbesin parakushte kyçe për avancimin evropian të Kosovës.

Në qershor të vitit të kaluar, palës kosovare iu dorëzua udhërrëfyesi zyrtar për liberalizim vizash, ndërsa në tetor Komisioni Evropian lansoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën.

Pack theksoi domosdoshmërinë e luftës së korrupsionit në Kosovë.

“Pres nga të gjitha autoritetet politike që t’i aktivizojnë të gjitha standardet për regjimin pa viza. Në anën tjetër, mendoj se lufta kundër korrupsionit është një nga detyrat më të mëdha që duhet të vazhdohet-në mos të themi që duhet nisur”, u shpreh eurodeputetja gjermane.

Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon jashtë liberalizimit të vizave me BE-në.

Lidhur me agjendën e integrimit, autoritetet kosovare janë zotuar fuqishëm se në pjesën e parë të këtij viti do t’i përmbushin kriteret afat-shkurtra që do të çonin në nisjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së, eventualisht, në verën e këtij viti.

13 komente në “Doris Pack: Luftojeni korrupsionin”

  1. Ish-shef i Ekipit Mobil kundër kontrabandës, në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut says:

    Politika shpëlau paratë e pista

    Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm, shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviqit, tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandë lloje të ndryshme të mallrave,kryesisht me ato të akcizës. Format e kontrabandës kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht individë të ndryshëm kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kamionë të mbushur me mallra i kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi. Krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore, e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të ndihmave, biznese të shumta kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë kontrabandistët zgjodhën falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha. Ato para shkuan në xhepat e kontrabandistëve.
    Formë tjetër që vazhdon edhe sot është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë.
    Krejt këto forma të kontrabandës vazhdojnë të bëhen pasi që nuk ka paru vullnet për ta luftuar këtë dukur, kështu që kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit.

    Mst: Para të pista për krijimin e bizneseve legale
    Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole të fuqishme. Ato kanë krijuar pozitë dominuese pasi që kanë pasur në dispozicion shuma marramendëse të parave të pista. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,etj. Krejt këto investime të mëdha janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,pasi që këtë nuk e kërkonin nga institucionet kompetente.

    Mst: Kapitali i kontrabandistëve në sistemin bankar
    Dihet se sistemi bankar paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e tij. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e tij,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri nga kontrabanda me mallra, iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre, shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mëvonshme financiare. Andaj është fakt i pamohueshëm se fondamenti i sistemit privat bankar në Kosovë është krijuar nga kontrabandistët dhe shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi, këta kontrabandistë do të marrin pjesë aktive në privatizimin e pronës shoqërore.
    Se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga aktorët kryesor politikë në Kosovë, më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-offit më së shumti iu ka konvenuar njerëzve të krimit, pasi që ata kishin shumë para të pashfrytëzuara. Prona i shitej atij që ofron më shumë, duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e tij. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njëjtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha .Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpëlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Kjo ka ndodhur, pasi që në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.

    Mst: Futja e kontrabandistëve në politikë
    Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare, kontrabandistët tash të veshur me petkun e biznesmenëve serioz, nëpërmjet financimit të partive politike, kanë krijuar ndikime të rëndësishme në politikat e tyre. Disa nga këta i kanë hyrë edhe rrugës për t’u marrë me politikë ,siq është rasti me zgjedhjet e fundit , ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit. Dihet se qëllimi final i tyre është krijimi I imunitetit politik që i mundëson shmangie nga dhënia e llogarisë për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar se në Kuvendin e Kosovës ka bukur shumë deputetë milionerë, kurse para disa viteve nuk kishin asnjë cent. Gjithashtu këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike, e cila më së miri iu përshtatet atyre

    (Autori është ish-shef i Ekipit Mobil kundër kontrabandës, në Shërbimin Doganor të UNMIK-ut )

    1. Zef Kole Lleshi says:

      me bacen ne kry dhe me duert e tij te pastra, shqiptaria po ndryshon.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

  2. Rrofte Shqiperia says:

    Kjo eshte si puna e Sander Mafishes, flet per te kuftuar korrupsionin, po kujt ja thot ama, kujt ja thot?
    http://vetemshqip.al/ramush-haradinaj-une-do-te-behem-kryeminister

  3. borgjezi i ri. says:

    KOT E SHANI KORUPSIONIN.

    Korupsionin po e luftojme
    tjeter pune sa fitojme
    kemi njezet e dy vjet
    ishim pa qindarke ne xhep
    tani zoterojme miliona
    pa tapi kemi prona
    korupsionin po e luftojme
    tjeter pune sa fitojme
    kur na pyesin s’pergjigjemi
    si o kur i fituam
    parate qe s’regjigstruam
    ama korupsionin, po e luftojme
    s’cajme koke sa fitojme
    c’kemi mbi roge s’i tregojme
    ama korupsionin, po e luftojme
    le te lehin te na akuzojne
    ama korupsionin, po e luftojme
    sa te vdesim e sa te rojme
    llogari mos na kerkojne
    sa here fitojme pasuri
    kjo pune eshte privaci
    c’te duhet qe fut hundet ti?
    je i zoti fito
    mua mos me korigjo
    tjter pune ti s’ke pozite
    une mbi kolltuk shellerem
    korupsionin e luftoj
    ti mos pyet sa fitoj
    korupsioni s’eshte i keq
    ai te mbush me para
    pa u lodhur pa u cfilitur
    ne selamet na ka qitur
    s’kishim vila salltanete
    as vetura o bizinese
    na beri me superpasuri
    c’ke qe merzitesh ti?
    kur kam une ke dhe ti
    kur s’kam une s’ke as ti
    andaj mos na mbjell merzi
    korupsionin kot e shani
    eshte i embel si sherbet
    mblithni mente or milet
    ka me mire se per karshi
    le te rosh ne varferi
    po te kesh prane nje komshi
    me vila me pasuri
    eshte njesoj sikur i ke ti
    kot e shani korupsionin
    ndaj mor shqipo ulni tonin
    rini urte si shqera
    ani ate cope buke
    siper vini pak kripe
    lereni korupsionin
    te lulezoje c’do dite
    sa pune do kemi kete vit
    me korupsion do ti xhvillojme
    Eshte i embel s’e tradhetojme.

    1. toni says:

      U kujtua dhe dashnorja Genc Pollos te luftoje korrupsionin. Sa tendera ke mar Doris ske ftyr te flasesh per korrupsionin. Nuk tallesh dot me te gjithe shqiptaret.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Per fat te mire ne arritem te bindnim opinionin shoqror ne Shqiperi se ju znj. Doris Pack jani naziskine. Siq ju ka pelqy Hitleri ju pelqen edhe krimineli Sali Berisha.
    Kosovaret njihen si leshko ne politike e keshtu qe vozhdo karrieren tende prej naziskineje ne Kosove.
    Naziskinet e kane shkatrrudisa here edhe Europen e vepren e tyre jeni duke bere edhe me Europen e sotme. Vazhdo vazhdo se murin e Berlinit keni per ta ndertu prap ne Gjermani.

  5. vlonjati itali says:

    o sidora pack ti thua lufte korrupsionit po sali krytekorruptuarrin pse ke mbeshtetur dhe mbeshtet bashke ,arvizun,volfartin,dhe sequin.se po te ish per shumicen e popullit do ti kish kthyer me kohe partallet nga dielli.

  6. Pilo Lala says:

    Ik moj zhabe e peshtire. Ti je njeri i blere nga Berisha.
    Ti ke ndihmuar ne shkaterrimin e Shqiperise. Ke mbajtur qendrime te poshtra duke mbeshtetur diktatorin Berisha, per interesat e Kromit te firmes tende.

  7. alba says:

    kjo eshte nje kokerr vrrome qe nuk shihet me sy….me keq se Sali-mavrija.

  8. albani says:

    Kurva e PD dhe se Sali Berishes dhe e Genc Pollos. Ne fillim e rregulloi Genci, pastaj ia kaloi shefit, dhe shefi e ka edhe sot e kesaj dite. Jo me kot kjo e mbron Berishen per cdo gje dhe kurdohere. Pastaj ka dher cas biznese ketu ne Shqiperi (ca miniera te mineraleve te rralle, HC, toka ne bregdet, e kudo). Prandaj, kurdohere qe preket saliu, kjo del dhe fillon elozhet ndaj ketij Burri Shteti te madh, pastaj del Grossruck, e ca kurva dhe kurvare te tjere, pa permendur treshen nderkombetare te qylaxhinjve te Tiranes (Sequiu, Wolfarth dhe Arvizu). Jane keta qe e mbajne ende ne pushtet kriminelin dhe spiunin e UDB, Sali ram Berisha! Deri kur …?!

  9. besniku says:

    Kurva e PD dhe se Sali Berishes dhe e Genc Pollos. Ne fillim e rregulloi Genci, pastaj ia kaloi shefit, dhe shefi e ka edhe sot e kesaj dite. Jo me kot kjo e mbron Berishen per cdo gje dhe kurdohere. Pastaj ka dher cas biznese ketu ne Shqiperi (ca miniera te mineraleve te rralle, HC, toka ne bregdet, e kudo). Prandaj, kurdohere qe preket saliu, kjo del dhe fillon elozhet ndaj ketij Burri Shteti te madh, pastaj del Grossruck, e ca kurva dhe kurvare te tjere, pa permendur treshen nderkombetare te qylaxhinjve te Tiranes (Sequiu, Wolfarth dhe Arvizu). Jane keta qe e mbajne ende ne pushtet kriminelin dhe spiunin e UDB, Sali ram Berisha! Deri kur …?!

  10. georges says:

    Doris Pack per korrupsionin ne Kosove! hahahahahahahahahahahahahah! ne se ka nje personazh te polikratures dhe demokratures eshte kjo putane!hajdute e milionave ne shqiperi dhe kur i doli boja nga disa gazetare shqiptare hidhet ne kosove! Vidh doris vidh se te ka ardhur koha!por do te kete nje dite qe edhe ti e gozhduar ne karriken e ligjit do te japesh llogari, shqiptaret nuk e harrojne hajdutin qe vodhi mbi varferine e tyre!

  11. dritani says:

    Kjo Zhaba si i “rregulloi” punet ne Shqiperi tani po i fut hundet edhe ne Kosove me siguri me “bekimin” e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje