Arsyeja kryesore për të cilën Atifete Jahjaga u dërgua në Presidencë, ishte përpjekja vendore dhe ndërkombëtare për rregullimin e imazhit të vendit. Gjatë dy vjetëve sa ajo është në zyrën më të rëndësishme të Kosovës, ky qëllim nuk u arrit. Ajo suksesshëm ia doli ta ndryshojë vetëm imazhin personal, duke investuar mijëra euro në veshje.
Shumë diplomatë perëndimorë e kanë arsyetuar ardhjen e Atifete Jahjagës në krye të shtetit me përmirësimin e imazhit të vendit në botë, shkruan “Express”.
Një grua në Zyrën e Presidentes, në një shtet si Kosova, do të argumentonin ata, përbën një lajm të mirë madje edhe për tërë Ballkanin, që ende njihet si rajon i prapambetur në shumë aspekte.
Për më tepër, një femër lidere në një vend me shumicë myslimane në sytë e botës mund të interpretohet edhe si një emancipim i shoqërisë.
Pra, që prej se ka ardhur në krye të shtetit, më 7 prill të vitit 2011, Jahjagës i është përshkruar një rol prej “supervashe”, e cila mund ta rregullojë imazhin e Kosovës, që fatkeqësisht në botë njihet për nivelin e lartë të varfërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Numri një i shtetit do të duhej të realizonte atë që nuk arritën ta bëjnë as përpjekjet e kosovarëve me bashkësinë ndërkombëtare që prej vitit 1999, kur vendi doli nga okupimi serb, e as reklamat multimilionëshe të paguara nga taksapaguesit e të transmetuara së voni në rrjetet e fuqishme botërore.
Por pritjet diplomatike për Jahjagën nuk sollën rezultate. Përveç faktit se me të është tejkaluar kriza politike dhe që ajo me ndonjë veprim të saj nuk i ka bërë sherr vendit, Jahjagës nuk mund t’i numërohet ndonjë sukses.
Nga një zonjë, e katapultuar në skenën politike që nuk arrin t’i zotërojë as klishetë e zakonshme të politikës, edhe pse për këtë janë kujdesur një armatë e tërë këshilltarësh, as që mund të pritet më shumë.
Por ajo për çka pothuaj shumica ka një konsensus rreth Jahjagës është imazhi i saj. Pra Atifete Jahjaga ka arritur ta ndryshojë imazhin personal duke u transformuar nga një komandate policie në një “lady” deri diku elegante.
Heqja e uniformës, qëndrimi i gjatë në zyrë, trajtimet e shpeshta estetike bashkë me privilegjet që përfiton udhëheqësja formale e shtetit kanë afektuar Jahjagën.
E ajo që konsiderohet “fajtore” për “lookun” e ri të Jahjagës është rrobaqepësja Blerina Kllokoqi- Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, djalit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Kjo stiliste tashmë ka publikuar mbi 6o kostume të ndryshme në profilin e saj në Facebook, që janë të qepura enkas për Presidenten.
Por sa i kushtoi Atifete Jahjagës i gjithë ky transformim?
Profesionistët asnjëherë nuk punojnë falas, e këtë nuk e bën as Kllokoqi- Rugova, e cila më shumë se një vit përkujdeset për pamjen e kreut të shtetit.
Express ka tentuar disa herë të kontaktojë me Kllokoqi-Rugovën, për të mësuar më shumë rreth punës së saj për Presidenten, por ajo nuk ka pranuar të flasë.
Një punëtore në studion e saj ka thënë se secila veshje me të cilën Presidentja prezantohet punohet enkas për të.
Sipas saj, ndër kreacionet e fundit të punuara për Presidenten janë ato me të cilat Jahjaga u prezantua në Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Gruas, që u organizua nga Presidenca e në të cilën mori pjesë edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
“Blerina është shumë e zënë sepse është duke punuar kreacionet për konferencën. Këto ditë dhe ka shumë punë pasi është duke qepur edhe për dhe gra të tjera, të cilat do të marrin pjesë në konferencë”, ka thënë punëtorja e Studios “Blerina Kllokoqi-Rugova”.
Puna e rrobaqepëses së saj duket t’i ketë pëlqyer Presidentes, e cila nuk po mund të ndahet nga rrobat e Blerinës, edhe pse rrallëherë ajo ka dalë në publik me kostume të njëjta.
Nga studion e disejnatores Kllokoqi-Rugova nuk kanë dashur assesi ta bëjnë publik çmimin e një kostumi që punohet për Presidenten.
Burime të gazetës kanë treguar se një “komplet” për Presidenten mund të kushtojë rreth 150 euro.
Atifete Jahjagës si Presidente e Kosovës, në bazë të deklarimit të saj të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, të ardhurat vjetore arrijnë shumën mbi 34 mijë.
Ndërsa nëse merren krejt këto për bazë së bashku me numrin e veshjeve (mbi 60 aq sa janë publikuar në facebook ), i bie që e para e shtetit deri më tani ka shpenzuar mijëra euro për rroba.
Por nga punëtoria e Blerina Kllokoqit ka hezitim edhe për pohimin e shifrave të tilla.
Sipas zyrtarëve për medie në Presidencë, ky institucion nuk ka paraparë ndarjen e një fondi të veçantë për veshjet e Presidentit.
Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë për Express se Jahjaga gardërobën e saj e paguan vetë.“S’ka shpenzime. Me financim personal”, ishte përgjigja e Vllahiut për Express.
E kur është fjala për veshjen e Presidentes dhe dukjen e saj, ajo që bie në sy janë edhe kilogramët e shtuar, ndërsa thuhet se shefja e shtetit kalon mjaft kohë për shoping edhe kur del për vizita jashtë vendit.
Obsesioni i Jahjagës me dukjen nganjëherë ka nxitur edhe incidente. Mbrojtja e saj e afërt kohë më parë kishte rrahur një person i cili ka tentuar të kalojë nëpër rrugën e bllokuar ku Presidentja rregullon flokët.
Jahjagës nuk i kanë munguar vizitat jashtë vendit dhe ajo që më së shumti është komentuar kur shefja e shtetit ka udhëtuar janë pikërisht veshjet.
Në kapacitet presidencial ajo ka arritur të realizojë dy herë foto me Presidentin Barack Obama, ka marrë pjesë në samite të ndryshme ndërkombëtare.
Por krejt ajo që do të mbahet në mend për numrin një të shtetit është lehtësia me të cilën e ka marrë postin më të lartë shtetëror, e jo puna e saj.
Nuk do ta mbahen në mend as këshillat e saj antikorrupsion e për integrime e as pjesëmarrja e saj në ndonjë debat me rëndësi për vendin.
Cinikët do t’ia kujtojnë vështirësitë dhe gabimet gjatë leximit të fjalimeve. Kohën e kaluar në zyrën kryesore të shtetit mbase mund ta mbajë në mend vetë Atifetja dhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ka gëzuar privilegjet e zotëriut të parë pavarësisht se për një kohë çifti ka qenë i pakurorëzuar.
Ish-policja tash kur pjesë të biografisë së saj e ka edhe udhëheqjen me shtetin, mund ta konsiderojë Kosovën si një vend të mundësive të mëdha për të.
Dhe është e vërtetë se ky vend i ka dhënë shumë asaj. Por pyetja mbetet çfarë i dha ajo vendit?.
Ashtu si edhe koleget e saj ne Shqiperi, ajo aq din aq ben!! Intelekti i saj eshte i kufizhuar te bej ndonje gje te dobishme.
E ka nderc per drec!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html
Në një shtet të kapur nga krimi,korrupsioni dhe mafja politike…është disi e vështirë të thuhet dhe besohet se me një vit e disa muaj një grua e vetme, mes mamuthëve prehistorikë…të krijonte,të ndryshonte ndonjë gjë të madhe…!Ajo,mesa dihet publikisht nuk ka krijuar ndonjë ”Klan”të vetin për të grabitur prenë e saj..sikur e kishin bërë të tjerët para saj..Por,ne harrojmë menjëherë paraardhësit e saj…Sejdiu…Pacolli..për pak kohë…(sa përbindësh që ishte…me një grua ruse dhe me miljarda të fituara në kremlin…)Ajo,nuk o ka borxhe kujt si Pacolli….që i ka taksa shtetit të varfër kosovar….Fundja,Atifetja…ja ndërroi paksa sifetin Kosovës…Nuk do ishte shumë komode të shikoje fytyrën nr 1 të shtetit…të vuante nga pagjumësia e mëkateve që ka bërë…,të përfaqësonte shtetin e Kosovës nëpër botë…Fundja të shikosh një grua në pushtet plot Look,…zbutet disi egërsia maskiliste..sidomos në shtete me ekstremizma dhe sekte fetare që çfarosin thjesht për hir të besimit…Ahtifetja,si znj.e parë e shtetit..po i jep nga vetja estetikës dhe etikës së shtetit…Në një pyll ku dominojnë bishat,është e vështirë të shikosh elegancën e drerëve…
kjo grua grua ka dhjere imazhin e saj e jo me mos te dhjesi imazhin e kosoves
Më ka bërë përshtypje jo pjesmarrja , por fjalimi i saj në rivarrosjen e skeletit të Zogut . Nuk kam besim se fjalimi i saj përfaqësonte mendimin e shumicës , por dhe sikur të ishte kështu , Presidenti ruan ekuilibrat historikë . Dukej se nuk e njifte historinë . Është e tmerrshme të flasi i pari i vëndit gjëra jo të bazuara . Mbase thjesht , për t’i dalë krah Berishës, por ajo përfaqëson një shtet tjetër , pavarësisht se është i njëjti komb. Illo
Zgjedhja e saj si presidente nè atè kohè ishte kompromisi mè i mirè dhe kompromiset ndodhin ku ka dialog e duke shènuar njè shkallè mè lart se njèanshmèria. Kosova nuk èshtè Rep. Presidenciale dhe pèr rriedhojè roli i sajè èshtè mè shumè simbolik ose siç thuhet nè artikull : – Pèr rregullimin e imazhit tè vendit…… Por imazhi nuk mund tè matet nè kohè dhe hapsirè pasi èshtè njè gjè relative…..Duhet tè vlersohet si e drejtè ndryshimi i “look”- ut tè sajè e nuk e kuptoj se pèrse pèrmendet kjo nè njè kohè qè ajo vlersohet si presidentja e imazhit ?! N.q.s ajo ka spekulluar me shpenzimet , janè organet kompetente tè shtetit qè duhet tè ndèrhyjnè… Ti biem shkurt e tè dalim nè thelb : Presidentja e Kosovès me prezencèn e sajè nè ‘lojrat’ politike tè Berishès pèr rivlersimin e Zogut bèri hapin mè tè gabuar politik, qè dènimi mè i pakèt èshtè dorèheqja pa kushte jo vetèm e sajè por dhe atyre qè e nxitèn. Kètu merr fund çdo llojè ‘kompromisi’. Le tè punèsohet ku tè dojè por jo mè aty nè Presidencè.