Supremja refuzon kërkesën për lirimin e Limajt

3 Janar 2013, 20:30Rajoni TEMA

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin nga paraburgimi. Ky vendimi i Supremes mban datën 27 dhjetor 2012, me ç’rast edhe njëherë i është refuzuar kërkesa e avokatit të Limajt, Naser e Nexhmi Krasniqit edhe Naser Shalës, transmeton KTV.

Ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Qarkut me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Limaj dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim deri me 23 shkurt të 2013. Edhe Supremja ka dhënë arsyetimin e saj se lirimi i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata Supreme, nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike. Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret gjykimi lirues i majit 2012. Duke potencuar se Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, ngase ai ka vdekur./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje