Janë bërë disa javë që gazetarët kosovarë e kanë pothuajse të pamundur që të raportojnë “siç duhet” për Qeverinë e Kosovës, për vendimet e saj, dhe kështu rrjedhimisht ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.
Edhe zyrtari i vetëm i “autorizuar” që të flasë në emër të ekzekutivit kosovar, zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili deri më tani në mungesë të një zëdhënësi komunikonte me gazetarë, ka vendosur që t’ua bëjë bllok medieve, derisa ministrat tjerë s’kanë “të drejtë” të flasin për çështje që dalin jashtë dikastereve të tyre.
Ndërkohë që janë bërë gati dy vjet që nga ardhja në pushtet e Qeverisë “Thaçi 2” dhe ende nuk kanë një zëdhënës.
Kuçi, që në një farë forme e ka luajtur rolin e zëdhënësit, në të shumtën e rasteve ka komunikuar vetëm me mesazhe telefonike, para rreth një muaji e ka ndërruar numrin e telefonit, ndërsa numrin e ri është duke e mbajtur “top-sekret”.
Nëpër situatë të ngjashme komuniteti i gazetarëve ka kaluar edhe gjatë verës së kaluar, përkatësisht në kohën kur zëvendëskryeministri pati dhënë dorëheqje pas miratimit të dy neve kontestuese të Kodit Penal, ndërsa mediet në të shumtën e rasteve patën raportuar njëanshëm – pa e cituar fare qeverinë.
“Zëri” të premten ka provuar që nëpërmjet Kabinetit të ministrit Kuçi ta marrë numrin e ri të telefonit të tij, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Asistentja e tij, Brikenda Shala, ka thënë nëpërmjet telefonit se shefi i saj ka vendosur të mos ua japë numrin gazetarëve, prandaj s’mund ta bëjë publik atë.
Por, ky veprim i Kuçit së bashku me mungesën e një zëdhënësi të qeverisë, nga shoqëria civile, gazetarët, analistët politikë dhe kryeredaktorët e medieve të ndryshme shihet si terr i plotë informativ…
Ska faj qeverija, jane te zene me Damir Fazllicin tani dhe kur te mbarojne bizneset, do tju informojne edhe juve qe tju thone se sa thelle ja u kane futur, duroni edhe pak.