Opozita në Maqedoni: Duam qeveri teknike ose nuk hyjmë në zgjedhje lokale

5 Janar 2013, 21:02Rajoni TEMA

Një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet lokale të marsit të këtij viti, është kërkesa e opozitës maqedonase.

Ky do të jetë kushti i bllokut opozitar maqedonas për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të marsit.

Propozimi për qeveri teknike muaj më parë ishte bërë nga partia shqiptare Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), por e cila kishte kushte tjera për të zhbllokuar proceset eurointegruese dhe për të zgjidhur kontestin e emrit, që më pas të organizoheshin zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni.

Partitë e maxhorancës nuk kanë komentuar propozimin e opozitës, që do të zyrtarizohet javën tjetër pas festave të pashkëve ortodoks. “Ky regjim i Gruevskit nuk ka kredibilitet për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike, andaj kërkojmë formimin e një qeverie teknike, me ekspertë apo çfarëdo lloj qeverie tjetër me mandat për të organizuar zgjedhje të lira”, theksoi për gazetën “Vest”, një zyrtar i LSDM-së, duke shtuar se funksionarët e partisë së tyre nuk do të jenë pjesë e qeverisë teknike të përkohshme.

PDSH ka akuzuar RDK se po vepron në përputhje me veprimet e opozitës maqedonase, pasi që dy deputetët e kësaj partie shqiptare po bojkotojnë Parlamentin. Por, nga ana tjetër, RDK ka hedhur poshtë zërat e tillë, duke theksuar se nuk qëndrojnë në harmoni me asnjë parti maqedonase, pasi që edhe VMRO-DPMNE, por edhe LSDM janë të njëjta kur bëhet fjalë për çështjet e shqiptarëve.

RDK thekson se ideja e tyre daton disa muaj më parë dhe se propozimi për Qeveri teknike ishte kundërshtuar nga vetë lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski në periudhën e bashkëpunimit midis LSDM dhe PDSH.

Bashkësia ndërkombëtare po ndjek zhvillimet në Maqedoni, duke apeluar për uljen e tensioneve dhe kontradiktave midis forcave politike dhe zgjidhjen e tyre përmes dialogut politik dhe rrugës demokratike. (INA)

7 komente në “Opozita në Maqedoni: Duam qeveri teknike ose nuk hyjmë në zgjedhje lokale”

  1. erae says:

    He me ju pifsha dolline!!!!!
    Ju jeni opozite, jo kjo jona e fandaksur dhe e tredhur!!

  2. era says:

    He me ju pifsha dolline!!!!
    Ju jeni opozite, jo kjo e jona e tredhur.

    1. PARAK says:

      E po kjo “opozita” jone eshte bere terbiet sepse e ka ne “program” te coje vendin ne BE dhe te jete brenda standarteve te NATO-s.
      Prandaj edhe kur ja bejne para dhe mbrapa thote: “Beje me te lumte, te ka ardhur dita, se po te mos ishte per BE, dmth per nderkombetaret, dija une se si ta punoja”

      Ja pse, edhe kur ja u vjedhin votat diten per diell, edhe kur i masakrojne dhe tallin ne parlament, edhe kur qeveria shet detin dhe resurset kombetare, edhe kur e vrasin ne demonstrata, opozita jone fut bishtin ne shale, shkon urte e bute ne parlament, hyn ne zgjedhjet e rradhes per tu rivjedhur perseri e perseri, por aman, ciceron ne tweeter plot edukate dhe civilizim dhe merr levdata nga nderkombetaret.

      Ja pse, edhe kur fqinjet tane bejne haptazi dhe pa dorashka shovinistin, racistin dhe fashistin me shqiptaret dhe me Shqiperine, opozita jone ben politikat e paqes ne Ballkan, fut bishtin ne shale dhe koken ne rërë dhe pastaj ciceron ne tweeter per nacionalizin provincial dhe te dale boje.

      Dhe ja le Berishes, (Berishes!-Kulmi!), te beje nacionalizmin e shpifur dhe te shitur.

      Sepse, si eshte vertetuar tashme katerciperisht, Berisha, si cdo gje tjeter, edhe nacionalizmin e ka te shpifur dhe te shitur.
      Dhe per me teper, eka te shitur pikerisht tek ata te cileve u ben nacionalistin, trimin dhe terroristin.

      E cfare te bej opozita jone pastaj?

      Cfare ti beje ajo NATO-s, BE-se dhe nderkombetareve qe duhet tua certifikojne marrjen e pushtetit kur Berisha, i lodhur dhe i sterngopur me kete pushtet dhe i velur me torten e tij, te vendose te mos ua vjedhe votat dhe ti lere ne qeveri edhte keta butaket e opozites.

      Kurse, ne Maqedoni, cdo opozite mund te vere kusht qeverine teknike per te hyre ne zgjedhjet lokale, sepse Maqedonia i ka thene NATO-s prit te presim, ja ka vene Greqise kufijte te thana:Tedhjefsha BE-ne, emrin e kam Maqedoni dhe nuk e ndryshoj se te djeg bytha ty qe ke tjetersuar dhe nuk njeh popullatat maqedonase brenda kufinjve te tua.

      Opozita e PS-se eshte e destinuar te deshtjoje: Nuk ka kellqe, nuk ka lidership, nuk e tret dot kompleksin e origjines se nje te majte ekstreme, nuk ka vizion dhe ide, nuk ka aksion efikas, nuk mobilizon dot popullin opozitar ne nje mosbindje civile paralizuese te pushtetit dhe, se fundi, sepse ne thelb, eshte po aq e korruptuar sa oborri i Saliut.

      Qelbesira Berisha eshte kryeqelbesire dhe kuterbon ere kerme gjithandej (faleminderit Mustafa Nano per dhenjen per publikun e epitetit “qelbesire” per qelbesiren Berisha) por ti japim Qezarit ate qe i takon.

      Vini re, ky Berishe, kur e ndjeu se Aleanca Kuq e Zi po e bezdiste pak si shume e quajti ate Faq e Zi, dhe Kreshnik Spahiun dhe pasuesit e tij i quajti faqezinj, duke nenkuptuar pikerisht naivitetin dhe demodene e nacionalizmit primitiv si mjet elektoral.

      Dhe vini re perseri, po ky qelbesire Berishe, kur e pa se aksioni nacionalist i AKZ, po godiste cdo dite shitjen e Shqiperise nga ky qelbesire dhe sidomos, kur e kuptoi se ceshtja kombetare qe po behej prone e AKZ, ishte e vetmja qe mund te lekundete pasuesit e verber apo te blere te tij, pra po rrezikonte nje rrjedhje fatale te elektoratit te tij, sic tregojne sondazhet e hapeta apo te fshehura te opinionit, ky qelbesire llogarit sakte aksionin e tij dhe ka edhe guximin ta shpalle ate pa pyetur per nderkombetaret.

      Dhe cili eshte ky aksion?

      Pikerisht, slogani nacionalist i AKZ.

      Ky eshte flamuri i ri qelbesires Berisha: Nacionalizmi!

      Por, ndersa per AKZ, eshte heret te flitet nese e ka nacionalizmin flamur te rreme apo seriozisht meton te sjelle dinjtet dhe shprese ne ceshtjet jetesore te kombit shqiptar ne Ballkan, per qelbesiren Berisha eshte e sigurte se, ky nacionalizem, eshte nje flamur i rreme dhe hipokrit elektoral i tij qe sjell natyrshem ne vemendjen e cdo njeriu serioz, kronologjine e akteve te njepasnjeshme antikombetare te ketij qelbesire.

      Dhe cfare ben opozita socialiste perballe kesaj strategjie sa vulgare, po aq djallezore te qelbesires Berish?

      Opozita cicerin ne tweeter per nacionalizem te dale boje.

      Sepse ka frike se mos e qortojne nderkombetaret.

      O zoti Edi Rama, te jesh i sigurte se USA do vere ne binaret e saj gjeostrategjke jo vetem nacionalistin e rreme, qelbesiren Berisha, por edhe ndofta ata te vertetet, nacionalistet e betuar te AKZ.

      Lufta eshte lufte elektorale. Nese je kaq i pa afte edhe per kete, nuk te ben zoti derman per asgje.

      Pozicioni i PS per ceshtjen nacionale eshte guri i fundit qe kjo parti te mbetet me nje fare peshe ne elektorat. Populli opozitar eshte deri ne fyt me qarravitjet impotente te nje opozite qe ka pasur dhjetra shanse, kauza e motive te pastronte skenen e politikes shqiptare nga qelbesira Berisha. Populli opozitar eshte i mbushur deri ne fyt me mediokritetin e lidershipit tend.

      Vepro tani ose hap rruge para se te vine zgjedhjet e 2013!

  3. BERISHA LARGOHU, KURSE ARMIKU I SHQIPTAREVE ESHTE VETEM SALI BERISHA. says:

    Edhe opozita e Rames i kishte mundesite per te kerkuar qeveri teknike pas vrasjeve, pra me kusht per te hyre ne zgjedheje ne ate kohe, por nuk e beri kete sepse eshte e turpeshme dhe frikacake. Bravo opozites se Maqedonise per kushtin qe keni vendosur, turp per per ato nderkombetare qe futen hundet duke ndalur opoziten dhe duke i bere presion qe te shkonte ne zgjedhje lokale me Berishen. Opozita e Rames eshte e shkerdhyer dhe vrasatare sepse mbajti Berishen ne pushtet pas vrasjeve te 21 janarit, pra ne Maqedoni, nuk ka te vdekur dhe opozita kerkon qeveri teknike.

  4. pika neve says:

    dhe gjithe kjo per buxhetin…..imagjino ktu cduhej bere qe mire buxheti, po gerdeci, 21 janari etj. populli gati eshte o Edi Rama, ti pse sdon???

  5. peter says:

    Viti 2013 do te jete viti i shperberjes se Maqedonise.
    Gjate ketij viti do te kete nje harte te re ne Ballkan.
    Kete do dhe USA. Ndryshimi tjeter gjate ketij viti do te jete edhe shporrja e Sali Berishes nga pushteti dhe ardhja ne pushtet e nje opozite me
    baze te gjere. Rilindja e Shqiperise do te jete mbas 23 Qershorit. Poshte tradhtari Sali Berisha.

  6. PARAK says:

    Pershendetje Gazetes Tema, moderatoreve dhe Zotit Mero Baze!

    C’po ndodh me ju sot, me sakte me komentet e ketij artikulli per opoziten maqedonase, qe nuk hyn ne zgjedhjet lokale nese nuk behet me pare qeveri teknike?

    Tek pasqyra e gazetes, poshte titullit te artikullit ne fjale, shkruhet: 6 komente!

    Kur klikon ne titull, pas artikullit te plote, shkruhet vetem 2 pergjigje dhe po aq mund te lexosh( ne fakt eshte vetem nje pergjigje e komentuesit erae/era e postuar dy here).

    Ku jane 4 komentet e tjera? Dmth 2/3 e komenteve jane censuruar.

    Perse valle? Mos valle sepse, keto komente, gudulisin ca si shume opoziten e PS-se dhe te liderit te saj Edi Rama?

    Zoti Baze, e kuptoj nevojen e censurimit per shkak te ndonje ekstremi apo gjuhe te rende, por te censurohen 2/3 e komenteve, duket ca si shume, sidomos per pretendimet e Tema-s per hapsire liberale te komenteve.

    Zoti Baze, po ne kete faqe te Tema-s, eshte editoriali yt “Vetevrasja e Berishes” ku pervecse vihet ne loje vendimi i tij per te perdorur Tweeter dhe FB, por vihet ne dukje edhe nevoja jetike e tij per te censuruar bashkebisedimin. A mos ka rene Tema ne te njejtin batak?

    Tani le te kalojme pak tek vlera e ketij censurimi ne kendveshtrimin e objektivave te Gazetes Tema.

    E kam admiruar gjihmone permbajtjen tende, zoterimin e zemerimit dhe te shfryrjes qe, me siguri, te kane ardhur deri ne gryke sa here qe ke pare se si i eshte pergjigjur PS-ja dhe Rama, grushteve dhe poshterimit qe u ka bere Berisha atyre vete dhe te gjithe shqiptareve.

    Mos valle kjo permbajtje dhe heshtje e jotja, Z.Baze, per te mos shkundur e goditur vete opoziten dhe liderin e saj, per ngordhalaqllekun e aksionit opozitar,per mungesen e ideve dhe nervit te mjere te oratorise se Rames, per heshtjen e korit opozitar socialist qe ka mbetur vetem me dy tre soliste qe domosdo do te behen te padegjueshem, madje te pabesueshem me kalimin e kohes, pra mos kjo taktike qe ke zgjedhur per te mos percare frontin opozitar, po jep rezultate te kunderta, po e nanuris opoziten, po a ben ate te besoje vertet se eshte ne rrugen e duhur?

    Dhe mos valle eshte po kjo taktike qe te ben te censurosh 2/3 e komenteve kritike per opoziten nga komentues qe u dhimbset kjo opozite dhe qe per shkak te kesaj opozite te pjerdhur, shohin Berishen te mbreteroje edhe nje mandat tjeter pas 2013-es?

    Mendoje edhe nje here Z.Baze! Nese dy te tretat e dashamiresve te opozites, jane te zemeruar me te, nuk e miratojne politiken dhe mungesen e aksionit te saj, nuk i besojne më liderit te saj, athere dicka nuk shkon me te vertete, dicka duhet ndryshuar dhe me e pakta qe ju, Z.Baze mund te beni, eshte te ndryshoni taktiken tuaj ndaj opozites, ta perdorni thumbin dhe shufren tende jo vetem per Berishen, por edhe per menyren se si opozita i pergjigjet Berishes.

    Dhe kete mund ta filloni Z.Baze, duke hequr censuren e komenteve kritike ndaj opozites, akoma më direkte, duke botuar ato 4 komente qe i mungojne ketij shkrimi per opoziten maqedonase, ku perfshihet edhe komenti im, i postuar pasditen e djeshme, me 6 Janar 2013.

    Une vete Z.Baze, i besoj dhe madje, edhe e vleresoj maturine dhe permbajtjen. Por ne ca raste kjo eshte shume, shume e demshmne.

    Keshtu, i demshem eshte dobesia e opozites ndaj Berishes, ashtu sikurse heshtja jote Z.Baze ndaj kesaj dobesie te opozites qe po shullohet ne kurrizin e popullit opozitar dhe ben sehir cicerimat ne tweeter te liderit te saj. Hall dhe qeder i madh duhet ta kete zene, ose eshte trashur nder vehte dhe s’ka çfare i duhet as djallit dhe as robit.

    Faleminderit nese e postoni kete koment timin dhe shume faleminderit nese postoni edhe komentet e censuruara me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje