Aleksander Vulin, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është larguar pa dëshirën e tij nga Kosova sot pas orës 14:00.
Vulin, para largimit të tij, ka pritur për tri orë të tëra në Manastirin e Graçanicës për tu liruar 10 serbët që janë arrestuar në Graçanicë, të cilët i ishin bashkëngjitur eskortës së tij nga veriu i Mitrovicës , por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ani pse Vulin nuk ka dashur të largohen nga Kosova pa u liruar 10 serbët e arrestuar. Gjatë këtyre tri orëve, ai ka mbajtur takim me Përfaqësuesin e BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar. Ky i fundit, sipas Vulin, gjatë tri orëve vetëm i ka thënë se “ata do të lirohen”, “do të lirohen shpejt, por janë çështje procedurale”.
Mirëpo, pas tri orë pritjesh në Manastir, ai është nisur në këmbë për në Stacionin Policor të Graçanicës, me qëllim të “intervenimit” për lirimin e serbëve të arrestuar, por rreth 30 metra në afërsi të Stacionit Policor, teksa shoqërohej nga eskorta e tij me policë të EULEX-it, ai është ndaluar nga një patrullë e Policisë së Kosovës, të cilët ia kanë bërë me dije Vulinit që të niset për në pikën kufitare të Jarinjes.
Kjo për faktin se leja që Vulin kishte marrë për të hyrë në Kosovë, për të festuar Krishtlindjet Ortodokse serbe, kishte qenë vetëm deri në orën 14 të ditës së sotme.
Ai, për disa minuta ka diskutuar me policin që e ka ndaluar, duke thënë se “kjo nuk është drejtësi”, por që përfundimisht, ai ka hipur në veturën e tij duke lënë 10 serbët e arrestuar në Stacionin Policor të Graçanicës.
Nëntë nga serbët e arrestuar paraditen e së hënës, janë nga veriu i Kosovës, ndërsa njëri prej tyre është qytetar i Graçanicës. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës teksa po shoqëronin eskortën e Aleksandër Vulinit, i cili për të hyrë në Kosovë, ka marrë leje nga Qeveria e Kosovës përmes institucioneve ndërkombëtare.
Në një prononcim për mediat serbe, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se serbët e arrestuar “kishin simbole të Mbrojtjes Civile Serbe”./ZERI
Kosova po u del e tepert serbeve. Do ishte mire qe te ndalohet per
krime lufte dhe ti kujtohet ministrit serbe se ku jane shqiptaret e vrar dhe te zhdukur ne serbi.
Sot pashe ne topchannel, emisioninPasdite, nje kronike tronditese per 162 gra vejusha ne nje fshat te Kosoves. Mbi 500 femije pa baballare e vellezer. Cfare masakre, cfare barbarie. Dhe qeveritaret serbet kane kurajo te shkojne atje si pa te keq, pa kerku falje? Mire ti behet Vulinit dhe te tjereve!
Pse nuk i futet na nji plum,atij serbit ,qe e mban veten ,si minister i Kosoves ne qeverin e serbis