Rreth 150 mijë kosovarë nuk kanë qenë të punësuar kurrë

8 Janar 2013, 11:45Rajoni TEMA

Vali Corleone nga Gjilani, nuk është i vetmi kosovar që nuk i ka thënë askush kurrë “puna e mbarë”. Në Kosovë janë diku rreth 150 mijë qytetarë të tillë që kurrë nuk kanë qenë të punësuar. Kështu flasin të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shumica e personave që nuk kanë punuar më parë janë meshkuj të moshës nën 35 vjeç, shkruan Koha. Pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë marrë rrogë asnjëherë janë me shkollë të mesme të lartë. Nuk mungojnë as personat me shkollim pasuniversitar dhe me doktoraturë që nuk kanë punuar kurrë më parë. Ndër këta persona është edhe Ardian. H. “Gjersa e kam kryer shkollimin më ka mbajt baba e s’kam pas nevojë për punë. Tani u bë një vit që nuk po arrij të gjej punë, edhe pse e kam përfunduar shkollimin master”, thotë ai.

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky grup i të papunëve që nuk kanë punuar kurrë janë shtresë e të papunëve të dëshpëruar që as që kërkojnë punë.

7 komente në “Rreth 150 mijë kosovarë nuk kanë qenë të punësuar kurrë”

  1. anticensurë says:

    “Ardian. H. “Gjersa e kam kryer shkollimin më ka mbajt baba e s’kam pas nevojë për punë. Tani u bë një vit që nuk po arrij të gjej punë, edhe pse e kam përfunduar shkollimin master”, thotë ai.
    një vit pa punë nuk është ndonjë gjë e madhe!
    gjëja më e madhe është të presësh për një punë që ti dëshëron dhe jo të marrësh punën e parë që gjen,të paktën për të këthyer një pjesë të asaj ndihme që të ka dhënë familja!
    njerëz të tillë si adriani ka shumë!në kosovë ose në shqipëri e kanë për turp të shkojnë të punojnë në një punë më të “ulët”se niveli i tyre arsimor,kurse kur dalin në perëndim pastrojnë dhe bajgat e lopëve!njerëz të till nuk e dinë që puna është punë çfardo që të jetë!
    njeriu duhet të punojë në atë punë që ai ka mundësi të gjejë dhe me kalimin e kohës të kërkojë atë punë që ai mund të bëjë!
    qëndrimi pa punë deri sa të gjendet një punë e përshtatëshme është thjesht,PARAZITIZËM!

  2. Dardan says:

    Nuk esht e vertet kjo esht propagande anti qeveritare e Kohes ditore dhe veton sorres,

  3. Dauti says:

    Rreth 1.500.000 kosovarë nuk e kanë asnjë të drejtë si punëmarrës, por paguhen vetëm si argatë. Pasi që me shekuj janë mësuar të dikriminohen nga “më i forti në pushtet” nuk ankohen më, as tash në çlirim.

  4. ATILA says:

    Dikur edhe une kam pasur te njejtin mendim se duhej te gjeja punen qe me pershtatej.Ndersa tani mendoj se duhet njeriu ti pershtatet punes Duke punuar i krijon mundesite dhe njohjet vetes per te gjetur edhe nje pune me te denje por kjo s’eshte arsyeja qe te jetosh ne kurriz te te tjereve nderkohe qe ikn mosha dhe fuqia. Jeta eshte kohe dhe koha eshte flori.Pra kape kohen.

    1. anticensurë says:

      “njeriu ti pershtatet punes”
      një thënje e thjeshtë e saktë dhe e vërtetë!
      njeriu iu përshtat natyrës prandaj ka hecur përpara!
      kjo ndodh dhe tek ata që duan të punojnë!
      sot shohim një biznesmen që ka mbaruar 8 vjeçaren dhe një profesor që shet cigare!sot shikojmë politikanin me ose pa shkollë shohim pjatalarsin me ose pa universitet!përse ata që duan të punojnë e gjejnë vëndin e punës,e përshtatin veten për atë vënd pune!
      parazitët kanë gjithnjë mundësinë e justifikimit për të mos punuar!
      unë për vete as që do ta kisha shkuar nëpërmënd që të bëja këtë punë që bëj sot!jeta më bëri të punoj në vëndet më të ndryshme të punës!duke filluar nga pastrimi i bajgave,por gjithnjë e kam vlersuar si punë!si nder!se kam shtrirë dorën për të mbajtur veten!

  5. faef says:

    hajde bashkohemi me keta se pak krim kemi ne shqiperi vete

  6. tefta says:

    pothuaj e gjithe kosova nuk punon dhe nuk kane zanate prej 30 vitesh dhe presin paret e emigranteve te tyre per te jetuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje