Qeveria e Serbisë në takimin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka miratuar dy tekste – rezolutën, për të cilën do të deklarohen edhe deputetët, si dhe dokumentin tjetër, të cilin e transmetojnë mediat serbe, që përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin, Ivica Daçic.
“Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufizimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Nikolic në konferencën për gazetarë.
Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Deri tash janë mbajtur disa takime të dy kryeministrave, atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçic të Serbisë.
Qeveria e re dhe presidenca serbe, megjithatë, kanë vendosur që të dalin me platformë të re që do të përdoret në këto bisedime.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic tha se vendimi për platformën është marrë vendimi njëzëri, por nuk do t’i paraqitet publikut.
“Qeveria e Serbisë ka marrë sot dy vendime. Të gjitha vendimet janë marrë njëzëri, sikurse edhe të tjerat që i kemi marrë kur është formuar qeveria e re”,tha Daçic.
Daçiq tha se presidenti Nikolliq, ka propozuar platformën për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, e cila nuk do të dalë në publik, pasi që “nuk duhet që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”.
Por, ai ka nxjerrë disa detaje të saj, duke thënë se ndër to është qe Serbia nuk e njeh Kosovën.
“Gjithashtu të kujtoj se nuk bëhet fjalë për bisedime për status, proppzimi ka të bëjë me organizimin e jetës dhe me qeverisjen në kosovë”, u shpreh ai.
Rezoluta përbëhet nga pesë pikë: që Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë dhe se çdo progres në dialog duhet të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, pastaj që tw zgjidhet statusit të veriut të Kosovës, si dhe garancitë e veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër”./REL
K…Sali Spahiu duhet te prononcohet per kete problem ,ose te marri dylbite e te shohi se cbehet andej nga serbia
ata që kanë ndonjë iluzion se”qe Serbia nuk e njeh Kosovën.”bën të kundërtën e kësaj janë të njëjtët që mendojnë se nën sundimin e sali berishës mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme!
“proppzimi ka të bëjë me organizimin e jetës dhe me qeverisjen në kosovë”,dhe këtë u dashka ta bëjë sërbia?kjo tregon se ata e ndjejnë veten akoma sundues në kosovë,kështu që i japin vetes të drejtën që dhe të vendosin për qeverisjen atje!
pordhitikanët shqiptar vazhdojnë të luajnë rrolin sikur sërbët”jan tuj bo hajgare”!
Kete e ben per propagande te brendeshme,sepse pret qe te bashkohet me Shqiperine dhe pastaj e ka me te lehte presionin e njohjes nga brenda duke thene ata e bene keshtu qe nuk na mbetet vec ta njohim.
a je tuj bo hajgar lando????!
Nuk e di c’fare thithni ne ate parlament, por vetem ajer nuk eshte…Ilucjonet per ju s’paskan kufij..
Teoria e (mos) veprimit perpara faktit te kryer dhe pamundesisht te kthyeshem eshte teori e njohur ne politike.