Ramush Haradinaj i ka bërë vend në parti ish-shefit të dikurshëm të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha, njeriut i cili ende nuk ka dhënë llogari për humbjen e një çeku prej 16 milionë eurosh. I ka organizuar pritje të veçantë në seli të partisë dhe ka folur fjalë të mira për të. Ka thënë se është nder për AAK-në që brenda saj ta ketë një “veprimtar të hershëm”, që ka kontribuar në proceset e shtetndërtimit. E ka lavdëruar edhe për profesionalizëm.
Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, megjithatë, nuk njihet në publik me epitetet e marra nga Haradinaj. Më shumë se veprimtar politik, ai njihet si një ndër personat më të përfolur në dekadën e parë të pasluftës. Berisha ka qenë objektiv i dy sulmeve gjatë kohës sa ka qenë në krye të ART-së. Bile, sulmi i dytë, i bërë në fshatin Balincë të Malishevës, ka qenë duke i kushtuar me jetë një pjesëtari të policisë, i cili ka qenë në eskortë gjatë një rruge që Berisha kishte bërë në drejtim të Pejës . Nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të “atentatit”, policia asokohe pati arrestuar tre persona./KD
Nen dyshimin per pjesemarrje dhe organizim te atentatit policia asokohe pati arrestuar tre persona,qe sot jane truperoja te Ramush Haradinajt,jane te lire,dhe kete e din dhe ky Anton Berisha.E ka mizen nder kapuq,themi ne ketu ne Kosove,prandaj anon nga Ramushi,perndryshe e zhdukin nga faqja e dheut.Kete e dijne te gjithe ne Kosove,vendasit ashtu dhe nderkombtaret,eshte djali i Kol Berishes nje atdhetari te shquar kombtar.Deshiroj tja kaloj mire ne partin e bandave kriminale.
Burre i mire ky Haradinaj…
Ambasador Anton Berisha eshte personi qe i rriti reputacionin Kosoves gjate qendrimit te tij ne Slloveni. Ai ishte nder personat me te respektuar ne radhet e ambasadoreve. Sa per perfshirjen ne politike me Haradinajn e quaj krejt te aresyeshme qe nje personalitet i tille te jape kontribute. Sa i perket
Ambasador Anton Berisha eshte personi qe i rriti reputacionin Kosoves gjate qendrimit te tij ne Slloveni. Ai ishte nder personat me te respektuar ne radhet e ambasadoreve. Sa per perfshirjen ne politike me Haradinajn e quaj krejt te aresyeshme qe nje personalitet i tille te jape kontribute ne kete parti.
Ky eshte nje burre shteti dhe si ky te jene te gjithe, nje njeri i larte me parime, ne bote njerezia mbi cdo njeri te suksesit kerkon te hedhi balten sepse shohim ate qe i mungon dmth njeriun me parime. Nese Kosova do kishte disa burra si ky do ishte shume shume me mire
i uroj suksese dhe fat ketij njeriu te paster nga te gjitha anet