Rajnhard: Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët

12 Janar 2013, 12:28Rajoni TEMA

Ish- komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Rajnhard, tha se Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët. Madje, ai tha se po të ishte komandant i KFOR-it, nuk do të lejonte asnjë barrikadë. Ish-komandanti tha se kishte tentuar ta zgjidhte problemin e ndarjes së Mitrovicës, por që në atë kohë politika ndërkombëtare e kishte penguar.

Klaus Rajnhard, i cili udhëhoqi trupat e NATO-s menjëherë pas luftës, në vitet 1999-2000, megjithatë, tha se në Kosovë është bërë shumë progres.

“Kur unë e kam marrë detyrën time, Mitrovica veç se ishte e ndarë. Atë kohë jam munduar me të gjitha mundësitë e mia ushtarake, por edhe me të gjitha nivelet politike që ta ndaloj këtë ndarje. Kam kaluar shumë më shumë kohë që ta zgjidh çështjen e Mitrovicës sesa me angazhimet tjera. E kam hapur ‘Kutinë e pandorës’, dy herë në përpjekje për ta zgjidhur problemin e ndarjes, por më ka penguar dhe nuk më ka lejuar politika, natyrisht politika ndërkombëtare”, u shpreh ish-komandanti i KFOR-it, Rajnhard gjatë ligjëratës që mbajti në Kolegjin ISPE, me temën “Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë”.

Megjithatë, Rajnhard nuk deshi të fajësojë asnjë kontingjent e as shtet që atë kohë ishte pjesë e KFOR-it, sepse siç tha ai ndër ato kontingjente kishte shumë mendime të ndryshme.

Sa u përket barrikadave, ai tregojë se si edhe në kohën e tij, kishte barrikada sidomos në Rahovec dhe Obiliq, por që ka arritur t’i heqë të gjitha.

“Të gjitha kontingjenteve që i kam pasur në komandën time u kam thënë që nuk dua bllokada në rrugë dhe i kemi hequr që të gjitha. Në Mitrovicë rruga nga ura e Ibrit për në Leposaviq ka qenë e bllokuar nga grupe serbësh. Në mëngjes i dërgova ushtarët dhe tanket nga kontingjenti danez atje, ndërsa në mbrëmje rruga ishte e zhbllokuar, kjo ishte edhe barrikada e fundit në mandatin tim. Nganjëherë ju duhet ta tregoni fuqinë që e keni por jo ta përdorni atë por të tregoni se jeni të fuqishëm”, tha Rajnhard.

Ai foli edhe për platformën serbe, për të cilën tha se Kosova nuk duhet të frikësohet.

“Rezolutat nuk janë të përjetshme, historia ka treguar që ato mund të ndryshohen, nuk mund të thuhet se diçka është shkruar me shkronja të hekurta dhe nuk bënë të ndryshohet. Mendoj se është edhe në interes të Serbisë, që të pajtohet me ju pasi që ndryshe nuk do të mund të përfitojë asgjë nga BE-ja”, shtoi ai.

Në lidhje me të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se kjo forcë po ecën në rrugë të mirë, por shtoi se nuk ka nevojë të nguten për ta krijuar ushtrinë.

“Nuk e di cilat janë kapacitetet aktuale të FSK-së për një transformim në ushtri. E di që kjo do të ndodhë, dhe nuk ka rëndësi këtë vit apo vitin tjetër apo edhe më vonë.

Këshilla ime është që të mos investoni shumë para në ushtri, mos ndërtoni armatë të madhe e as të bukur, sepse askush nuk do t’ju sulmojë. Shteti i Kosovës është i rrethuar nga vendet të cilat janë në paqe me përjashtim të serbëve, që nuk janë krejt paqësorë, por të cilët më kurrë nuk do të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai./Zeri

11 komente në “Rajnhard: Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët”

  1. raimondi says:

    BUKUR KA FOLUR

  2. Doni ALBO says:

    Paaftesia dhe mos interesimi i Pdk-se se thaqic dhe bajramovic e bene ata qe te ndahet mitrovica por normal ketu luan nje rol edhe KFOR-i francez qe jane nje komb bastardesh dhe rraspijash pro-sllave.

  3. shqiptari says:

    jo te gjithe nderkombetaret por kurvat franceze! qe kur mitrovica iu la ushtareve franceze. u mor vesh pazari!

  4. ATILA says:

    Ishte i kuptueshem qendrimi i nderkombetareve per veriun e Kosoves pasi ata mendonin te krijonin nje zone te sigurt per serbet e kosoves pasi mendoninse shqiptaret me te drejte ose jo do hakmerreshin ndaj tyre. Por kjo ishte edhe nje kurth i ngritur nga Serbet e Beogradit te mbeshtetur nga Ruset qe te mbanin nje zone destabiliteti per shtetin e ri qe po krijohej.Dhe ashtu ndodhi ne te vertete dhe Serbia prej vitesh po e mban tensionin tte larte ne kete zone ku sundojne strukturat paralele, krimi ekonomik dhe ai ordiner. Megjithate mendoj se shteti i Kosoves duhet te kete durim se me kalimin e kohes gjithcka do shkoje ne vendin e vet pasi edhe serbet e kosoves do duan si perfundim te jetojne jeten e tyre te qete qofte edhe si qytetare te Republikes se Kosoves.Ndersa per sa i perket F.S.K ajo duhet te shnderrohet ne Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves.Vetem nje ushtri e rregullt do jete garante e kufijve te shtetit.

  5. WEB says:

    E ndare ishte mitrovica qe mbas lufte ,ky ishte demshperblimi per serbine e bombarduar nga nato ,ne te kunderten rrezikohej nje dyndje e serbeve te kosoves qe u bashkoheshin atyre te debuar nga tugjman gjate luftes serbo -kroate ne periferite e beogradit

  6. kushtrimi says:

    E vertete eshte ajo qe thote gjenerali. Ishte marreveshje mes Millosheviqit dhe Zhak Shirakut presidentit me idiot qe ka pasur Franca.Edhe informatori i pikave sulmuese te Nato-s gjate sulmeve ishte nje Francez.

  7. Ne vitin 2000-2001isha ne banjen e klokotit! dhe lexoja nje artikull per Mitrovicen, dhe nje kusheri dhe shok i imi MEJDI JANUZI icili tash e sa vite jeton dhe punon ne GJERMANI thoshte? o Emrush lera qfar thon gazetat,pasi qe franca u fut aty? Mitrovica shkoj politiken BOTRORE! e udheheq Franca, e sidomos ata evropjane,lumi aj shtet qe ka perkrahjen e Frances! e na nuk e kem,franca eshte ajo qe serbin e ka ba shtet.dhe kta dota mbroj, me gjdo kushte.Franca eshte nje shtrig e vjeter! perqfar arsye i qiti telat me gjemba ne ure te lumit iber. po ashtu evropa neve nuk na don edhe ajo eshte, shtrig e vjeter. E TANI VLEZER ERDHI KOHA EDHE PER NJE LUFTE.! LUFTA PER BASHKIM TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE

  8. Fatosi-kosove says:

    Ata qe e duan kosoven dhe lirine e saj e kan ditur qysh ateher se mitrovicen e ndane nderkombetaret gje te cilen e dokumenton edhe ish komandanti,por ka akoma disa argat te shkaut si Doni Albo qe se kuptojme se qeshte qe fajesojne nje parti te vetme per kete situate,edhe pse nese ka nje pati qe ka bere diqka per kosoven eshte pikerisht ajo parti qe pengon Doni Albot ta bejne gjithe kosoven si mitrovicen sepse ishin dhe vazhdojne te jene argat te shkaut dhe sherbetor te tij edhe sot e 13 vjet pas futjes se NATO-s ne kosove dhe 5 vjet pas pavaresise,shpresojme se me ndihmen e atyre qe na ndane do bashkohemi se shpejti.

  9. kujtuat se nderkombetaret ishin per te sjellur "demokracine"? says:

    po nderkombetaret ishin ata qe e ndane shqiperine ne cope cope, ishin ata qe futen komunizmit se keshtu ju interesonte dhe e lan ne erresire per 50 vjet, dhe jan po nderkombetaret qe luajn edhe sot te duan me shqiptaret.

  10. flamur says:

    kuptohet gjerisa jane trupat franceze ne mitrovice duket hapur qe franca e ka luajtur rol ne kete rrumpalle.francezet jane te njohur per (perca e sundo) krijojne konflikte te ngrira pr interesa te tyre.jane prosallve te medhenj edhe antishqiptare te temerrshem asnje gje te mire skane bere per shqiperine qe nga 1913 ku ishin per coptimin e shqiperise.i vetmi president proshqiptar ka qene sarkozy ku e urrenin francezet.ne fund te fundit ca kombi jane ku gjysamt jane zezak e arab.per 100 vjet ska per te mebtur i badhe ne france.edhe sulmet e natos francezet spiunon te serbi derisa me ne fund i lrgua nga informacionet sekrete te natos.shikoni afre bordello kane bere ne afrike.

  11. mirel says:

    Prandaj te dashur vellezer shqipetare nuk duhet tja leme fatin tone nderkombetareve,qe na kane shitur e blere si kane dashur.
    Nuk duhet tja leme fatintone politikaneve qe jane kthyer ne kurva te mareveshjeve per perfitime personale, ne lojtare qe kane vene gjithmone ne karte fatet e kombit dhe nuk kane hezituar kurre te luajne me to.
    Shikoni mire kush jane patriotet e vertete, ata duhet te jene politikanet me te mire.
    Jo keta qe shesin kombin dhe ekonomine te Fazllicet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje