Podgoricë, vidhet flamuri në Ambasadën e Shqipërisë

14 Janar 2013, 19:29Rajoni TEMA

Policia malazeze sot ka arrestuar një të dyshuar (E.S.), i cili kishte hyrë në oborrin e ndërtesës e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, nga ku kishte vjedhur flamurin shqiptar, njoftoi sot policia e Malit të Zi, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Lajmi konfirmohet edhe nga sekretarja e parë e Ambasadës sonë në Podgoricë, e cila thotë në telefon për “Shekulli”-n: “Po, është e vërtetë që është vjedhur flamuri”.

Më tej ajo arrin të shtojë vetëm kaq: “Nuk mund të jap shpjegime, pasi kronologjinë e ngjarjes e kemi dërguar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe pritet që kjo e fundit të dalë me një njoftim për shtyp”.

Ndërkohë, policia malazeze është duke zhvilluar hetime për vjedhjen e flamurit tonë kombëtar para godinës së Ambasadës shqiptare në kryeqendrën malazeze.

10 komente në “Podgoricë, vidhet flamuri në Ambasadën e Shqipërisë”

  1. Fush-miloti says:

    Po ndonje dide do tu vjedhin dhe grate ne krevat o ambasadore te ndyre te ketij kombi,qe me njezet e tre qershore do te ju hedhe ne derdhje te lumit BUNA,MATIT ERZENIT E VJOSESsi funderinat e KOMBIT!

  2. Horri i Bulevardit says:

    Do ket qene ndonje shok i ambasadorit se atje lart e ka zyren ambasadori shqiptar, do ket ven ndonje bast me ambasadorin se jo ta vjedh e jo se vjedh dhe si duket bastin e ka fitu shoku hajdut i ambasadorit.

  3. kulmaku says:

    Ca eshte ky lajme,,,,kane vjedhur nje cope lecke,,,ketu po vidhet gjithe Shqiperia dhe qeveria nuk po cane koke.

    1. durresstar says:

      o kulmak,o torodhak

      lecke,je ti o idiot,,,
      dhe jo simboli i kombit shqipetare!!

      sa per shqiperine,qe vidhet po te njoftoj
      se eshte vete,qeveria qe po e vjedh..!
      pra ska,pse e can koken.

      hik futja ndonji teke tani,,,

  4. albanistan says:

    shtet mafiozesh , vete e kane hequr , kush po meret me flamurin tone ,duan te heqin vemendjen nga problemet e varferise ekstreme , burdhelo e evropes , jemi si banjot turke

  5. br8s says:

    Ketyre qeveritareve tone ti vije turp per nivelin ku vajti Mali i zi keto 8 vitet e fundit. As i rruhet atyre per flamurin tone se keta ja nxoren bojen vetes ,flamurit e Shqiperise.
    Beni nje vizite te shkurter ne Mnegro e do ta kuptoni

  6. Durim says:

    Po ku ka oborr ambasada ne Podgorice. Flamuri eshte i varur ne katin e dyte te nje ndertese buze rruges, pa rrethim e pa oborr. Biles ngjitur me ambasaden ndodhet edhe nje PUB qe qendron hapur gjithe naten.

    Kane bere mire qe e kane marre kete flamurin se e kishin flamur kinez, nga ato me kulceder ne vend te shqiponjes. Te vinte turp ta shikoje.

  7. pika neve says:

    U pika juve! Po pse do ruaj shteti dhe ambasadat cdo flamur tani? – do the thoshte ministri yne i “nderuar” Bumci

  8. Treviso says:

    Ne ambasade ne Nju-Jok hub kompjutri i ambasades, ne Potgorice humb flamuri. Cfar spo na ndigjojne veshet me keto hale. Shpresojme se pas rotacionit nuk do jete keshtu.

  9. ar says:

    Heu bre,po flamuri c’u ba? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje