Më 15.01.2013, në gazetën “Koha Ditore”, në rubrikën “Vështrime”, është botuar shkrimi “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!”, me autor publicistin Enver Robelli, në të cilin, ky i fundit, duke u hequr si mesia i ri, i zbritur ne Tokë për të rregulluar fatin e nëpërkëmbur të “dy kombeve politike” – të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka marrë në dorë flamurin e shpëtimtarit dhe godet pa mëshirë ”mëkatet” e të majtëve dhe të të djathtëve, të pozitës dhe të opozitës, në Tiranë dhe në Prishtinë.
Me pretendimin se vetëm ai e njeh të vërtetën dhe se vetëm ai e di rrugën e veçantë e të pastër nga duhet të kalojmë, si “shqetësim” të parë, në shkrimin e tij, z. Robelli ngre atë se, gjoja, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po përpiqet që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për këtë, ai u referohet propozimeve të fundit të Qeverisë shqiptare, lidhur me shtetësinë, kampionatin e përbashkët të futbollit dhe hapësirën unike të valëve.
E vërteta është që këto propozime nuk janë gjë tjetër, veç pjesë përbërëse e një procesi kompleks dhe të pandërprerë, të filluar vite më parë, nga Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, për zhdukjen e pasojave të dhimbshme të ndarjes së dhunshme të kombit tonë. Ndryshe nga publicisti Robelli, i cili, me ngarkesë të theksuar stilistikore, me kolorit figurativ antishqiptar, që zakonisht shoqëron shkrimet agjitative, propagandistike dhe, përgjithësisht, denigruese, me qëllimin e vetëm për të nxirë e njollosur çdo gjë, Ambasada është e mendimit që, me përpjekje të përbashkëta, kemi shënuar arritje të mira në eliminimin e disa prej atyre pasojave si, ndërtimi i autostradës së kombit, i autostradës digjitale, realizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, deri diku edhe të mallrave, hapja e pikave të reja kufitare dhe doganore, futja në përdorim e abetares së unifikuar, rritja, çdo vit e më shumë, e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, intensifikimi i shkëmbimeve në fushën e turizmit, artit dhe shkencës, pasurimi i bazës ligjore të bashkëpunimit dypalësh etj. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë dhe propozimet e fundit janë pjesë e përpjekjeve për të përmbushur boshllëkun e krijuar në vite dhe shekuj.
Një “shqetësim” tjetër, i ngritur nga z. Robelli, është ai, sipas të cilit, Shqipëria kurrë nuk e ka ndihmuar as nuk e ndihmon Kosovën, se gjoja, gjatë 100 vjetëve histori, ajo e ka ndihmuar vetëm një herë në vitin 1999, por edhe atëherë, pak dhe e detyruar nga NATO-ja. Me “zbulimin” epokal të Robellit rezulton se, veç funksioneve të tjera, NATO-ja paska edhe atë të edukimit (në shkrimin e Robellit – të detyrimit) të popujve me ndjenjën e mikpritjes.
E vërteta e thjeshtë dhe e njohur nga të gjithë, por e shtrembëruar apo e mohuar nga nihilistë si publicisti Robelli, është se mikpritja shqiptare, në vitin 1999, ka qenë krejt e natyrshme, e brendshme dhe jo e imponuar, me karakter mbarëpopullor dhe pa asnjë ngjyrim politik, një mikpritje e sinqertë, siç pret vëllai vëllanë. I mrekulluar nga vlerat dhe përmasat e mikpritjes shqiptare, Presidenti Klinton pati deklaruar se “Mikpritja shqiptare fitoi mbi barbarinë serbe”. Ndihma dhe mikpritja e Shqipërisë për bashkëkombësit e saj, në pranverën e vitit 1999, nuk ishte as e para dhe as e vetmja.
“Shqetësim” tjetër i Robellit është se Shqipëria dhe Kosova na qenkan “një” vetëm në manipulimin e zgjedhjeve, në kurdisjen e tenderëve, në vjedhjen e pasurisë publike, në instalimin e sistemit nepotist, në papërgjegjësinë për hapësirën publike dhe në manipulimet nacionaliste.
Në gjykimin tonë, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, si vende në transicion, kanë jo pak probleme, ashtu siç kanë edhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Disa probleme i kanë me natyrë të njëjtë, disa të tjera specifike, por jo gjithçka është baltë, siç e bën z. Robelli. Duke i konsideruar si të pavërteta vlerësimet e tij, mendojmë se më afër realitetit janë vlerësime të tilla si: Shqipëria dhe Kosova janë një në përpjekjet e tyre për konsolidimin e vlerave të lirisë dhe të demokracisë; në punën dhe përpjekjet për realizimin e integrimit në strukturat europiane dhe euroatlantike; natyrisht, ato janë një edhe në aspiratat për integrim dhe bashkim kombëtar, në frymën e vlerave europiane.
Një “shqetësim” tjetër për publicistin Robelli përbën edhe aktiviteti i ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, i cili, sipas tij, me “leksionet pseudopatriotike” qenka bërë i padurueshëm në Kosovë. Nuk është hera e parë që në faqet e kësaj gazete sulmohet titullari i Përfaqësisë sonë, Islam Lauka, por deri tani, as z. Lauka, as Ambasada, nuk e kanë parë të arsyeshme të merren me to. Kështu do të veprohet edhe në rastin e shkrimit të Robellit. Jo se ai ose autorë të tjerë të ngjashëm me të nuk e meritojnë të kenë një përgjigje ndaj akuzave të tyre krejtësisht të pathemelta, natyrisht, pa rënë në nivelin e shkrimeve dhe etiketimeve të tyre vulgare, por, sepse, krahas detyrave të rëndësishme që ia dikton posti is ambasador, z. Lauka është i angazhuar në polemikën shumëvjeçare me një numër studiuesish dhe analistësh rusë dhe serbë, kundër tezave të tyre antishqiptare, duke qenë i bindur se kështu u jepet përgjigjja e duhur edhe nihilistëve të rinj në Prishtinë apo në Tiranë.
Përgjigjja e Enver Robellit
Ndonëse reagimi i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë nuk i plotëson kriteret etike dhe profesionale për botim, Redaksia e “Kohës Ditore” ka marrë një vendim të duhur duke e publikuar atë pa asnjë ndërhyrje. Në këtë mënyrë lexuesit kanë mundësinë të shohin nivelin aspak diplomatik, madje të mjerueshëm të Ambasadës së Shqipërisë. Shkruesi apo shkruesit e këtij reagimi nuk merren fare me argumentet e bollshme të prezantuara në kolumnen me titull “Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës”, por me njollosje personale. Duke qenë përfaqësues të një shteti, ku pjesa më e madhe e medieve janë partiake, diplomatët shqiptarë në Prishtinë i japin vetes të drejtë të denigrojnë të gjithë ata me të cilët nuk pajtohen dhe të cilëve me metoda të një kohe jo fort të largët përpiqen t’ua imponojnë njëmendësinë e tyre. E papranueshme është që Ambasada e Shqipërisë të luajë rolin e një ofiqarie provinciale, e cila shpall antishqiptar çdokënd që mendon ndryshe ose shpalos me argumente propagandën aktuale parazgjedhore në Shqipëri. Kjo sjellje e përgjegjësve të Ambasadës është për keqardhje, por shpresojmë se në kuadër të integrimeve evropiane dhe të zhvillimit demokratik do të përparojë edhe niveli shprehës dhe kulturor jo vetëm i diplomatëve të Tiranës, por edhe i politikanëve në përgjithësi. Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, e sidomos ambasadori, nuk duhet të shqetësohen nga fjala e lirë dhe nga argumentet e shtypit të pavarur. Ambasadori do të duhej të shqetësohej për shkak se politikanë të rangut të lartë në Kosovë kanë filluar ta quajnë “të padurueshëm dhe joserioz” pas deklaratave të tij shpesh të pamatura dhe jashtë rregullave diplomatike. Ky reagim i Ambasadës është shembulli i radhës i kësaj pamaturie, e cila e nxjerr qesharak para publikut edhe vetë shtetin shqiptar.
Enver Robelli, gazetar
shi shiii ammbasadori jone paska mundur te hedh ne leter 8 paragrafe….uauuuu….akoma sme besohet
Ti thuash Islam Laukes studiues, eshte njesoj sikur derrit ti thuhet “Daje”. Nese ka nje prototip sot ate te intelektualit te rejshem ai eshte ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Islam Lauka nje grafoman i njohur qe per mendimin tim nuk flen as per mesues nga Kernaja ne Flet te Pukes… Ky njeri jeton mes endrave dhe kauzes te islamizimit ndaj te cilit punon prej vitesh….
Zoti Robelli! Mos u mer me diplomatet e shkolles se Sales. Shqiptaret kane shitur fe dhe komb 500 vjet vetem qe te gjejne nje cope pune prane padishahut e jo me te lepine by….n e Sali bolshevikut. Keto pseudo diplomate nuk dine abc-ne e protokollit e jo me te bejne diplomaci. Shqipetareve qe Sala ju ka fut trute e gomarit ende i genjen mendja se jane faktor diplomatik ne bote. Fatmiresisht asnje shtet serioz nuk i merr seriozisht. Keshtu qe edhe ate (h) ambasadorin qe ka derguar Sala ne Prishitine mos ja merrni per keq. Detyra i tij eshte te mbledhe informacione kunder opozites. Trajnimin e pare e ka bere tek SHIK-u dhe vetem kete detyre di. Jepini ndonje diplome nderi se e mbyll gojen
sa per dijeni Islam Lauka ka qene sekretar i BRPSS gjate viteve te fundit te rregjimit komunist ne Tropoje
sa per dijeni Islam Lauka ka qene sekretar i BRPSSH gjate viteve te fundit te rregjimit komunist ne Tropoje
Ky Lauka, qe mesa duket ka shkruar kete reagim, qenka fare i papjekur. Ai perfaqeson shtetin shqiptar dhe duhet t’i pergjigjet pyetjeve qe shtron gazetari e jo te flase me ironi per Robellin. E para gje qe mendoj se duhet te bente ministri i jashtem duhet te ishte shkarkimi i tij i menjehershem per mungese etike profesionale. Lauka studiues? Mos o Zot.
Se dyti, nje zyrtar nuk mund te tallet dhe te ironizoje nje gazetar sepse gazetari ne fund te fundit eshte nje institucion dhe jo nje person privat. Natyrisht, Lauka e ka te pamundur ta kuptoje kete, sepse ai duhet ta kete marre kulturen baze ne shkollen e fshatit, por meqe ra fjala e thashe.
Pershendetje,i nderuari Robelli!
Nuk eshte Lauka qe pergjigjet…
Jane Lakejte…Tiranet e Tiranes…
Nuk e kam ditur qe ky ambasadori qenka nga Tropoja.Kjo shpjegon gjithcka.
Me 24 qershor urgjentisht duhet qe sherbetoret e familjes qe jane rrogetare neper perfaqesite dipllomatike neper bote te thirren urgjentisht ne Tirane e te xhvishen nga çdo lloj titulli e detyre.Te mbeten vetem ata qe i kane sherbyer ligjit.Te behet kulture qe kush shkel ligjin denohet ose ndeshkohet.
Nje pergjigje e qete dhe shume dinjitoze e Z.Robelli.
Kush eshte ky ambasador thoni qe eshte nga Tropoja mos e keni gabim se ne ne Shqiperi e dime qe eshte Naqia nga Gogolasi i Lushnjes.Mos e kane shkarkuar tani e ne nuk dime gje .Po me cfare motivacioni.
Enver Robelli është një gazetar i shkëlqyer që bën analiza të thella dhe të guximshme. Në mënyrë koncize dhe të argumentuar ai ka shkruar një të vërtetë bindëse. Ndërhyrja e këtij ambasadori profan është mjerane.
Sa miljon banore ka rrethi i Tropojes qe duken si magrebinet e Shqiperise ?
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, që ka mbaruar për gjuhë ruse në Tiranë gjatë regjimit komunist, është kualifikuar nga nëpunësit e dikasterit përkatës rus pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe Rusi. Dhe pse në periudhën 1991 deri në 1995, punonte në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë si sekretar i parë dhe i ngarkuar me punë, në vitin 1994, Islam Lauka ka kryer një kurs në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Këtu, ka kërkuar gradën e kandidatit të shkencave politike me disertacionin “Evoluimi i Problemit të Kosovës dhe situata e saj e sotme”, i botuar si autoreferat.
Islam Lauka u emërua më 12 dhjetor 2008 ambasador i Shqipërisë në Prishtinë. Ai është i pari ambasador zyrtar në Prishtinë pas shpalljes së Pavarësisë.
Në CV e tij përmend kursin e diplomacisë në vitin 1985 dhe kursin e filozofisë [marksiste-leniniste-staliniste-enveriste] në vitin 1982, por për modesti nuk përmend studimet per doktorature në Moskë, në vitin 1994 ne Institutin e Marredhenieve Nderkombetare MGIMO. Ky universitet eshte nen varesine e Ministrisë se Puneve te Jashtme te Federates Ruse, të kontrolluar nga shërbimet sekrete. Lauka ne vitin 1994 ishte edhe zevendesambasador i Shqiperise ne Moske, pra punonjes i Ministrise se Jashtmne te Shqiperise, njekohesisht edhe student i Ministrise se Jashme Ruse.
Reagimin kunder Robellit mund t’ia kete shkruar ndonje “Demkë” Driteroi (kete “Demke” dikur shkrimtari i madh e ka pasur dhender). “Demka, nga i ati, eshte tropojan, ish-oficer i Sigurimit te Shtetit qe mbulonte intelektualet ne Tirane. Edhe i ati i “Demkes” ka studiuar ne Moske, por per sigurim, ne akademine “Xherxhinski” te KGB-se. Ky “Demka”, me nderhyrjen e ish-vjehrit, ka studiuar ne Moske, pastaj ka punuar analist ne Ministrine Jashtme te Shqiperise ne kohen e Paskal Milos.Tropojani Besnik Mustafaj e çoi zevendesambasador te Shqiperise ne Moske. “Demka” nuk eshte gazetar pa talent.
Nuk dime nese Lauka ka ndonje femije qe punon ende ne Moske.
Nuk e dime nese “Demka” eshte ri-martuar me ndonje ruse, duke punuar ne ambasaden shqiptare ne Prishtine.