Paratë e ryshfetit u dhanë me një qese të zezë plehrash

23 Janar 2013, 12:36Rajoni TEMA

Një qese të zezë plehrash, Hilmi Bellopoja e kishte mbushur plot me para. 100 mijë euro i kishte futur në të për t’i dhënë ryshfet për një tender.

Hilmi Bellopoja kishte fituar tenderin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e Parkut Industrial në Korroticë, në vitin 2005. Kompania e tij “Eltoni” ishte më e lira dhe ishte shpallur fituese. Por pak para se ta nënshkruante kontratën, ishte kontaktuar nga Nexhat Krasniqi, i cili atë kohë ishte shef i Departamentit të Prokurimit. Arsyeja e takimit, sipas Bellopojës, ishte lypja e 180 mijë eurove nga Krasniqi, nëse do t’i nënshkruhej tenderi.

“Paret kanë qenë të vogla edhe ishte mbushur qesja plot”, ka treguar Hilmi Bellopoja, i cili para pak javësh është akuzuar nga Prokurori Special, Besim Kelmendi, për tre vepra penale. Së bashku më të janë akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Adem Zogiani, ish-sekretar i përhershëm në MTI-në, Sadri Hykosmani, ish-zyrtar për Buxhet dhe Financa në këtë ministri, si dhe Safet Fazliu, shef i Divizionit për përkrahje dhe zhvillim regjional në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë./KD

4 komente në “Paratë e ryshfetit u dhanë me një qese të zezë plehrash”

  1. ina says:

    po amon mo i shkruni keto lajmet sikur ju ndjek njeri nga mbrapa. po eshte baza e gazetarise te japesh informacion te sakte. Ku dhe kur jane pyetjet baze. ku jane keta robt, ne Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi, Kosove. hajd mo lajme veshja kot,,,

    1. gjyshi says:

      ina, moj,Ç’më çudite! Po lajmi është i përgjithsuar se nuk ka rëndësi vendi:Kosovë apo Shqipëri, pse , nuk bëhen të njëjtat gjera ? Kështu që lajmi është pak i pasaktësuar, por ç’punë prish kur në trojet tona (krenare-shqiptare) bëhen kësosh punë. Një gjak kemi, apo jo, dhe punët i bëjmë të një(jta).

  2. Denko77 says:

    Lajmin e botojne sikur te kete ndodhur ne shqiperi dhe jo ne Kosove! Kush e han e han…

  3. tironsirefugjat says:

    Ina shum me vend verejtja yte !Emer e mbiemer puro shqiptar por kjo KORROTICA me te drejt te lodh deri sa te arish ne Drenas (komun ne Kosov) e aty do gjesh Korroticen qe kerkon ! Gazetaret tan o nxitohen o mendojn se te gjith jan ne mendjen e tyre te madhe ! E saper korupsionin una faca una rraca jemi si nga Jugu dhe Veriu!Pra mir e ke o gjyshi ziu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje