Limaj akuzohet me SMS të falsifikuar

24 Janar 2013, 12:02Rajoni TEMA

Mesazhet telefonike mbi bazën e të cilëve është ngritur aktakuza ndaj ish-ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj, në rastin e Ministrisë së Transportit, janë të falsifikuara “fund e krye”.

Pothuajse e tërë aktakuza ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limajt, është ngritur duke u bazuar në disa mesazhe telefonike, që EULEX-i pretendon se janë shkëmbyer mes ish-shefit të Kabinetit të Limajt, Endrit Shala, dhe kompanisë ndërtimore “Tali”.

Gazeta “Zëri” ka siguruar aktakuzën e Limajt, ku përveç deklaratave të ndryshme, dyshimeve të Prokurorisë, vend të konsiderueshëm zënë mesazhet telefonike të Shalës me pronarin e kompanisë “Tali”, Florim Zuka.

Përveç dosjes së aktakuzës, gazeta ka siguruar edhe historitë e telefonatave dhe mesazheve të Endrit Shalës dhe të Florim Zukës. Këto janë nxjerrë nga PTK-ja dhe të njëjtat i janë dorëzuar Prokurorisë së EULEXit, të cilat dëshmojnë se mesazhet që EULEX-i i pretendon si të vërteta, janë të falsifikuara.

Në fakt, mesazhet që posedon EULEX-i, të cilat janë të listuara në një dokument që nuk përmban asnjë dëshmi dhe vulë të ndonjë institucioni, vijnë në kundërshtim të plotë me mesazhet që Endrit Shala dhe Florim Zuka kanë marrë nga PTK-ja….

1 komente në “Limaj akuzohet me SMS të falsifikuar”

  1. alija says:

    Na rrofsh o shoku Fatmir!!!!!
    te pershendet alushani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje