Lugina e Preshevës, SHBA: Nxisim Shqipërinë dhe Kosovën të tregojnë përmbajtje dhe të mbështesin zgjidhje paqësore

24 Janar 2013, 20:33Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan pranë Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), Ian Kelly, ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me situatën e krijuar pas heqjes së përmendores në Preshevë.

Ai kërkon nga Shqipëria dhe Kosova që të tregojnë përmbajtje në deklarata, por edhe në protestat e tyre, duke mbështetur një zgjidhje paqësore.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët në mosmarrëveshjen lidhur me monumentin në Preshevë që të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje. Vazhdojmë të mbështesim punën e Misionit të OSBE-së në Serbi në përpjekjet e tij për të lehtësuar dialogun midis Qeverisë së Serbisë dhe komunitetit shqiptar në Serbinë Jugore.

Dënojmë me forcë aktet e vandalizmit dhe dhunës që kanë vënë në shënjestër komunitetin serb në Kosovë në përgjigje të një vendimi të marrë në Beograd lidhur me një monument në Serbi. I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që t’i hetojnë këto krime dhe të parandalojnë akte të mëtejshme të jashtëligjshme ndëshkimi. 

Nxisim të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin deklarata apo veprime që do të rrisnin tensionet. Nxisim njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri që të ushtrojnë përmbajtje në protestat e tyre dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. Çështje të tilla nuk duhet të ngrihen në nivelin e përgjigjeve që po shohim aktualisht. Ato shmangin më tej vëmendjen prej çështjeve të mirëfillta shqetësuese që duhen zgjidhur në Ballkan, çështje që kërkojnë përpjekje, kompromise, dhe dialog të përbashkët. Qeveria e Serbisë dhe përfaqësues të komuniteteve vendore në Serbinë jugore duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale, dhe politike me të cilat përballet zona. Për pasojë, nxisim të gjitha palët që të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, me ndihmën e Misionit të OSBE-së, në mënyrë që t’i kthehen trajtimit të çështjeve më të gjera,” thuhet në deklaratën e Kelly.

6 komente në “Lugina e Preshevës, SHBA: Nxisim Shqipërinë dhe Kosovën të tregojnë përmbajtje dhe të mbështesin zgjidhje paqësore”

  1. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Mbeshtes Ameriken ne lidhje me Presheven, kurse kosovaret duhet te degjojne Ameriken dhe jo qeverine e mbrapshte Berishiane.

    1. leonardi antwerpen says:

      BERISHA LARGOHU
      mbas shume e shume komentuesve qe ta kan mbeshtete mendimin
      kesaj radhe po ta mshtes edhe une .

  2. besniku says:

    Po Serbine e denoi ky diplomat, apo vetem shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperise?

    1. Ton says:

      Cfare do ti denoje me shume Serbise, Amerika? Nuk shikon qe e ka kthyer ne nje vend vari k… e ka degjeneruar komplet?

  3. shpatar says:

    Konflikti ne Luginen e Presheves eshte nxitur te krijoje destabilitet ne radhet e shqiptarve per te mos ndryshuar gjendjen aktuale .Kjo me shume eshte ne sherbin te dy liderve shqiptare Thaci e Berisha qe tashme gjenden ne nje situate te disfavorshme.Ardhja e Aramushit ne Kosove dhe situata e renduar politike per Berishen prishin interesat serbe ne Ballkan.
    Largimi i Thacit e Berishes eshte disfat per serbet.Ne keto kushte, tensjonet ne zonat ku banojne shqiptare, largojne vemendjen nga objektivat qe kane opozitaret ne Kosove e Shqiperi. Pikerishte kete rekomandojne dhe Amerikanet.Te mos devijojne objektivat qe kane ne prage te fushates para zgjedhore.Duhet treguar maturi per te fituar ndaje makinacjoneve djallzore si ne Kosove e Shqiperi.Kjo djallezi ka filluar tashme ne Shqiperi.
    KQZ del jashte loje ne percaktimin e mandateve dhe vendosin kartonat e mazhorances,punonjsit e MPB regjistoreh ne Kukes ,ku ma do mendja kandidon i madhi Berisha ,kosovaret i kane dyert te hapura te dynden ne Shqiperi per ti ardhur ne ndihme Berishes e pse jo me pase shqiptare drejte Kosoves te ndihmojne Thacin.Kjo cmenduri politikanesh duhet te marri fund per ti hapur rruge normaliteteve e programeve integruese.

  4. I larguari says:

    Jame shume dakort me ju shpellar po ne raste se Amerika do te lejoje Saliun te vjedh votat tregone se perendimi do te kerkoje bashkimin e shqiperise me kosoven por pa jugun e shqiperise dhe veriun e kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje