Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle ka thënë se nuk ka rëndësi se si do të marrë emër procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel.
I pyetur nga KTV-ja nëse do të ketë traktat paqeje mes dy vendeve, Fyle ka thënë se me rëndësi është që të mos e bllokojnë njëra– tjetrën. “Me rëndësi është që Serbia dhe Kosova nuk mund ta bllokojnë njëra-tjetrën drejt rrugës për anëtarësim në BE. Kjo është baza e asaj që po bëjmë në BE”, ka thënë Fyle në konferencën për shtyp.
Ai nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Beograd, i cili ka thënë se në Bruksel duhet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB.