Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një letre drejtuar anëtarëve të PDK-së dhe opinionit publik ka treguar arsyet e mosmarrjes pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.
Krasniqi duke treguar arsyet e mosmarrjes pjesë në Kuvendin zgjedhor, është shprehur i zhgënjyer me zhvillimet e fundit në parti, me mospërfilljen e parimeve të proklamuara në programin e PDK-së, me shkëputjen e partisë nga ideali kombëtar, me emërimin e njerëzve pa asnjë kriter në institucionet më të larta të vendit, skandalet e vazhdueshme në kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar në rastin e “Grandit”, “Veliaj, etj.
Në vijim mund ta lexoni letrën e plotë të Krasniqit.
PO, KAM BESUAR
Po, kam besuar në drejtësinë për të cilën kanë luftuar gjenerata të tëra kombesh e vendesh të ndryshme. Kam besuar në drejtësinë që, fundja, është aspiratë e njerëzimit për një drejtësi shoqërore. Edhe kombi ynë, sikur shumë kombe të tjera të përparuara, ka luftuar gjatë, por edhe është sakrifikuar shumë për liri, drejtësi e barazi. Kam besim të thellë në drejtësinë, e cila mes njerëzve vendos jo vetëm vëllazëri, ekuilibër, por edhe mundësi të barabarta.
Kam besuar në idealet njerëzore, për lirinë individuale e kolektive në mes njerëzve, në fuqinë dhe drejtësinë ku ligji vlen për të gjithë, si për të fortin, ashtu dhe për atë më të dobëtin.
Besoj, po, thellësisht, në drejtësinë hyjnore, e cila konfirmon se njerëzit nga Zoti dhe për Zotin lindin të barabartë, ndërsa, sundimtarët njerëzit i bëjnë: lajkatarë, servilë, të përulur e të pa dinjitet dhe jo rrallëherë edhe “mish për top”.
Kam besuar dhe besoj në ndershmërinë, qëllimet dhe parimet në të cilat betohen shokët besnikë të një ideali për komb, fe e atdhe! Sikundër kam besuar pareshtur në idealet e përbashkëta të korifenjve të lirisë, të bashkimit kombëtar dhe të demokracisë, po aq sa kam besuar ndershmërisht në idealin e njerëzve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe në atë që e quaj nder dhe privilegj – rreshtimin në UÇK-në e Legjendarit Adem Jashari.
Pikërisht besimi tek Adem Jashari dhe Ushtria e Tij Çlirimtare, më bëri të deponoj gjithë jetën time e të familjes sime, sepse për jetët e të tjerëve nuk kisha as kam të drejtë të ndërhyj. Po, për këtë jam shumë krenar. Unë besova, sikundër guxova dhe ngadhënjeva me idealet çlirimtare, gjithnjë me besimin e patundur në mendje e në zemër se ia vlente çdo flijim për Atdheun, për lirinë, për drejtësinë, për zhvillimin dhe shtetin e së drejtës, për demokracinë që ligjëson lirinë.
Besova tek secili ushtar si në luftë, po ashtu edhe pas lufte. Por me këtë rast s’mund të them se nuk gabova, për faktin e thjeshtë se besova me besnikëri, edhe pse populli thotë: “besnik bënu e besë mos zë”. Besova dhe vazhdoj të besoj tek secili anëtar e simpatizant i PDK-së, që nuk është helmuar me babëzinë e grabitjes së pasurisë kombëtare, që nuk ka shkelur në idealet çlirimtare, që nuk ka përbuzur vlerat e fjalës së dhënë, që reflekton dinjitet familjar e kombëtar.
Besova dhe besoj thellësisht në Programin e PDK-së, i cili shprehimisht thotë: “… dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do të jetë si mjet parësor për të realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit të pavarësimit të Kosovës…”, si dhe më tutje: “PDK-ja është ngushtësisht e lidhur me lirinë e mendimit, laicitetit të shtetit dhe të shkollës”. – siç përfundon pjesa hyrëse e Programit të Partisë Demokratike të Kosovës, për çka jam krenar, duke qenë edhe njëri nga hartuesit dhe udhëheqësit e këtij programi demokratik e largpamës.
Besoj palëkundshëm te secili qytetar i ndershëm i Kosovës sime, i cili ka ruajtur vlerat e idealizmit për jetë të dinjitetshme të çdo qytetari dhe për mirëqeverisje të vendit e të popullit tim.
Besova, sikundër që isha i bindur katërçipërisht, se ajo që po e shkruanim në dokumentin programor të Partisë Demokratike të Kosovës ishte qëndrimi ynë konsistent, se do t’i “mbështesim përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat kanë për qëllim që më pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane të realizojnë të drejtat e pakontestueshme kombëtare”.
Besova dhe jam krenar se partia ime “angazhohej për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar me shtetin shqiptar, kombëtar e ndërkombëtar”. E kush nuk do të pajtohej me këtë gjuhë të rrjedhshme shqipe, me këtë politikë të qartë, integruese e demokratike, që po e nënvizonte partia në të cilën punova, punoj dhe do të punoj, kudo që të jam pa hile për vendin dhe popullin tim?
E pra, nuk kisha si të mos besoja e të mos isha krenar me partinë, e cila do të angazhohej pa hile që në “Kosovë të vendosej shteti i demokracisë parlamentare, ndërtimi i shtetit të së drejtës, ngritja e të gjitha institucioneve demokratike, sistem të ri juridik në të gjitha nivelet, sistem bankar… pra pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Të gjitha këto thuheshin shumë vite para se Kosova të shpallej e pavarur, sovrane e demokratike. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë që pas pavarësisë të mos vazhdohet me atë vizion largpamës të atyre që e hartuan dhe e miratuan atë program-projekt dhe, përderisa në linjën e brendshme, deri tash nuk është bërë asnjë qortim, korrektim a retushim i tij.
Unë nuk jam penduar as dje, as sot e nuk do të pendohem as nesër për këtë vlerë politike.
Përse dikush e ka harruar këtë program vizionar?
Apo ndoshta nuk e ka lexuar?!
Asnjë kongres zgjedhor apo i punës nuk ka hequr dorë zyrtarisht nga ai.
Unë vazhdoj t’i besoj programit të PDK-së, duke e konsideruar madje edhe detyrim sipas statutit dhe ndërgjegjes, i cili garanton “zgjedhje të lira me votë të fshehtë plurale dhe të barabartë”, që jetën e mbron me ligj, që angazhohet për media të lira, për shprehje e mendim të lirë, për paprekshmëri të pronës dhe lëvizje të lirë. Të gjitha këto të drejta kanë gjetur hapësirë të madhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këto të drejta PDK-ja i ka vendosur shumë kohë më parë. Por ai nuk po respektohet.
A nuk është kjo largpamësi?
Partia Demokratike e Kosovës, që nga fillimi, në programin e saj e ka nënvizuar se “angazhohet për ekonomi private në Kosovë, të bazuar në ligjet e ekonomisë së tregut, të hapur dhe të lirë, të integruar në institucionet euroatlantike”. Gjithashtu në programin e Partise Demokratike parashihet edhe “privatizimi i pronës shoqërore”, por jo edhe mënyra si bëhet privatizimi i pronës publike.
Po e përmbyll gjithë besimin tim të thellë dhe krenarinë time të palëkundur për Programin e Partisë Demokratike të Kosovës, me përkushtimin që partia ime kishte dikur dhe duhet ta ketë dhe tani për përkujdesjen sociale ndaj njerëzve, ku thuhet: “PDK-ja ka për qëllim mbrojtjen e shtresave shoqërore të varfra dhe të mesme mbi të cilat rëndojnë pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve, të të burgosurve politikë dhe të viktimave të agresionit serbomadh”. Në fakt, viktima të agresionit serbomadh ishin të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës. Pra, të gjitha çështjet që përfshihen në programin e Partisë Demokratike të Kosovës janë parë me një largpamësi politike e intelektuale të nivelit më të lartë.
Dhe këtu nuk qëndron problemi!
Çështje zhvendoset tutje kur me hir a pa hir shpërfillen këto parime. Duke qenë se në planin partiak kam një pozicion hierarkik në udhëheqje, gjithnjë sipas besimit tuaj, sikundër edhe në planin shtetëror si kryetar parlamenti, ndihem dy herë më përgjegjës për maturi dhe respektim normash. Kohëve të fundit ky qëndrim imi është parë, me dashje a nga padija, edhe nga kolegë brenda partisë, si kryeneçësi a si rebelim. Kryeneçësi a rebelim ndaj kujt dhe për ç’interes? Ta konstatosh një shenjë sëmundjeje brenda organizmit tënd, duhet fshehur, vetëmashtruar apo duhet kërkuar anamnezën dhe shërimin? E po unë këtë kam dashur ta bëj, këtë të dytën, siç po e bëj edhe sot këtu, ngaqë e dua shëndetin e partisë sime, të organizmit tim.
Duke mbajtur qëndrim kritik ndaj veprimit tonë, rrjedhimisht ndaj individëve në subjektin tonë politik, ne nxisim aktin më të lartë të ndërgjegjes sonë si rregullator ekuilibri. Sigurisht që, e kundërta e kësaj, duartrokitja hipokrite, vardisja, paqja e rreme në sipërfaqe, do të ishte më e lehtë. Më e lehtë në dukje, por me qelbëzim brenda. Cila mendje normale do të mund ta pranonte këtë? Në jehun e vlimeve të brendshme nganjëherë dëgjohen edhe pëshpërima dhe akuza për moralizim e predikim. Dy akuza, këto, krejt të huaja për mua. Po të jetë punë sedre, të dyja këto mund t’i realizoja në planin individual, përmes publikimeve. Por, të kërkosh respektim të normave programore të subjektit tënd, nuk është prerje e degës në të cilën qëndron. Përkundrazi, disiplina dhe morali me respekt të ndërsjellë bëhen përforcime dhe siguri ardhmërie.
Nisur nga gjithë çfarë u tha më lart, besova dhe më mbajti për një kohë shpresa se do të ketë këndellje, reflektim dhe qartësi për secilin prej nesh. Por, për më shumë se dy vjet, nuk e pashë këtë gatishmëri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithëpushtetshëm i PDK-së, siç e percepton ai veten, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë çipçinj të tij. Ata duhet të flasin, sipas tij, vetëm atë që e mendon shefi ose të heshtin sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë. Kjo ka bërë që ai të shpallet edhe shenjtori i fundit i botës sonë, gjë që nuk ndodhë asgjëkund në botën demokratike. Vetëkënaqësia e stisur me epitetin SHEF, vetëkupton të “Madhërishmin”: kur flet shenjtori çka kanë për të thënë të vdekshmit e tjerë?
“Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos këto të fundit partiake, dëshmojnë përfundimisht se kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit e statutit të saj, rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar çdo debat e diskutim e bashkë me këtë çdo vlerë që do të rezultonte gjithandej edhe për çështjet më vitale për vendin dhe kombin. As për reformën zgjedhore, “një anëtar një votë”, as për qeverisjen e fundit edhe pas shumë skandaleve nuk ka pasur gatishmëri për të diskutuar, analizuar e ndryshuar.
Partia është shkëputur nga ideali kombëtar i themeluesve, nga ideali i anëtarësisë dhe elektoratit që i ka qëndruar besnik partisë, nga ideali i brezave për shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva për një zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e përkushtimi për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit tonë, i cili ka sakrifikuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë.
Kulmi i të gjitha këtyre, në dy vitet e fundit, është shfaqur në përcaktimin – emërimin e njerëzve pa asnjë kriter në institucionet më të larta të vendit, skandalet e vazhdueshme në kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar në rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj. Ishte më shumë se shqetësuese dhe, madje alarmuese, do të thosha, zbritja e standardit në nivel përfaqësimi institucional e qytetarë të atyre që do të duhej të ishin prezantues të aspiratave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
I ndërgjegjshëm se llogaridhënia nuk është përherë vetëm instanca e gjyqësisë, ndëshkimet e penalizimet (që edhe mund të manipulohen e devijohen), po para së gjithash përballja me vetveten dhe opinionin publik, më bëjnë që të mos e vë në pazar dinjitetin tim (thyerja e të cilit do të ishte e parikuperueshme). Mbi lakminë dhe shkëlqimin e përkohshëm të sedrës falso, parapëlqej çmimin e peshës së rëndë për mosbrerje ndërgjegjeje nesër.
Të gjitha këto sa u thanë, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit partiake jashtë çdo norme statuti, jashtë vullnetit të anëtarësisë së identifikuar të partisë dhe të strukturave të saj, më japin arsye dhe kurajë të mos jem pjesë e as pjesëmarrës në Kongresin “zgjedhor” të PDK-së. Përmes këtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambiciet e tija dhe vetëm të tija, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për subjekt politik që bënë zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme.
Për angazhimin,vendimin dhe veprimin tim të mëtejshm, qytetarët do t’i informoj më kohë.
Në qoftë se veprimi im, në çfarëdo mënyre, prek sadopak membranën e ndërgjegjes suaj bashkëveprues të deritashëm, ndihem i lumtur, i qetë e me fat.
Jakup Krasniqi
Jam kurioz. Do ta lexoje ndokush kete leter kaq te gjate???!!! N.q.s. PD-ja e Kosoves ngjan me kete PD-ne tone, gjysma e delegateve dine te lexojne vetem shkronjat kapitale…
Kam besuar thellesisht tek Enver Hoxha dhe vepra e tij. Keshtu shprehu Jakup e leri lojrat e fjaleve.
A te kujtohet kur dhe interviste ne shtepi me portretin e Enverit?
Ik nga PDK ti dhe shume te tjere si ti, sepse do te beni shume mire.
Ti edhe ata qe mendojne si ti e keni ende LPK-ne dhe VV-ne si neopjelle te saj dhe se ende kane mbetur gjalle nostalgjike te baces Enver sa ne Ferizaj e sa ne Skrapar qe ju mbeshtetin.
Ikni dhe lerini partite politike shqiptare te Kosoves, qe te frymojne lirshem.
Merre me vete dhe enveristin e shpifur Milaim Zeken.
Leter e hapur per Jakup Krasniqin ( 1 )
NUK MBAHEN DHJETE KUNGUJ NEN NJE
SQETULL O JAKUP KRASNIQI ( !? )
– Nga Alban Dega- Nju Jork
1- Anetar i Keshillit drejtues te Partise Demokratike te Kosoves, PDK
2- Anetar i Kryesise se PDK-se
3- Sekretar i pergjithshem i PDK-se
4- Deputet i PDK-se ne Kuvendin e Kosoves
5- Kandidat i PDK per kryetar i Komunes se Drenasit
6- Kandidati Nr. 2 ne listen e PDK-se per deputet ne zgjedhjet e reja
7- Kryetar i Grupit Parlamentar te PDK-se ne Kuvendin e Kosoves
8- Keshilltar i posacem i kryetarit te PDK-se per Ekipin e Unitetit
9- Anetar e keshilltar i posacen ne Grupin Politik/Strategjik
10-Anetar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës…..
Pa koment
As Enver Hoxha, diktatori ish- komunist i Shqiperise nuk ka pase kaq shume detyra.
As Mareshalli Tito ” ne kali te bardhe” nuk mund te kapte kaq shume karrike
As Josif Stalini nuk ka pasur kaq shume barre
As kryetari Mao Ce Dun i mbi nje miliarde kinezeve nuk arriti kaq shume ngarkesa…
As “Pejgameri i Kosoves” , Dr.Ibrahim Rugova nuk kishte kaq kunguj nen as mbi sqetull ore shoku Jakup Krasniqi. Sa per vendet demokratike as qe mund te behet fjale per te konkuruar. Abraham Linkolni, Winston Curcilli, Sharl de Goli, Henri Kisingeri … e nuk e di edhe sa te tjere burre- shtetats perendimore te marre se bashku nuk kane pase kaq shume karrike sa ju o shoku Jakup Krasniqi. Aferim or burri i Kosoves qe me poltronat e tua i shfroneson te gjithe politikanet e botes demokratike. Nuk di se si te ka harruar Guinesi, por me siguri ai do tu fuse ne botimin e ri te tij si Zeusin e politikes dhe poltronizmit boteror.
Flasim per te sotmen , sepse po te shtrihemi ne te kaluaren ua kalon te gjithe atyre te marre se bashku.
Bash mire je ke ja ban. Eshte koha per te dale ne pension e per tu marre me kujtimet e luftes e te punes…
Nje mandat eshte rregulli i demorkacise amerikane per Presidentin e saj. Dy mandate eshte perjashtim. Tre mandate… harroje . E pat vendose babai i Amerikes dhe nipi i Decanit, Gjergj Uashingtoni kete rregull e ligj ne Kushtetute.
I vetmi qe e zbatoi ate eshte themeluesi, lideri dhe prijesi i UCK-se Azem Syla. Ai dha doreheqje per tua hapur rrugen brezit te ri te Kosoves ne politiken e saj. Aferim !
Shyqyr qe e ke mesue edhe ti. Pak vone po ma mire vone se kurre, thote sovrani. Ishalla po e mesojne kete edhe koleget e tu ne PDK, LDK, AAK, AKR….e nuk na bahen si Enveri, Titoja, Satlini, Kim Ir Seni, Mao Ce Duni e Sali Berisha qe u jane merzite edhe grave te veta tane jeten ne te njejten karrike … Amin !
Pension te mbare !
Z. Dega, pse hidhesh… DEGE ME DEGE ?!!! Edhe kunder …BERISHES, edhe kunder … KRASNIQIT ( e nekuptohet …PRO THACIT qe duket si… nje BERISHE I KLONUAR) !!!
Opinione
PARA SE THACI TE BEHET BERISHE …. !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ka rreth dy vjet qe e pata keshilluar vellazerisht e publikisht Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci qe te ruhet nga sindroma Berisha e qeverisjes despotike, korruptuese dhe e korruptuar.
Eshte nje sindrome tragjike per Shqiperine e Kosoven qe filloi me rrembimin dhe mbytjen ne tortura te atdhetarit Remzi Hoxha.
Vazhdoi me shkeljen e thyrjen e embragos se naftes dhe armeve kunder Serbise qe per pak coi ne perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja.
Perparoi me vjedhjet masive te votave pas 26 majit 1996 e deri sot.
Goditi me katrahuren e “qeverise se gangstereve” sipas “The Guardian” te Londres, shqiptare te 1997-es qe solli mbi 10 mije viktima te pafajshme.
U majis me kusarine dhe korrupsionin masiv te mbas riciklimit te tij me 3 korrik 2005.
Shpertheu ne Gerdec me 26 viktimat e “kesaj Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, sipas “The New York Times” e vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Vazhdon te harliset e majiset sa me shume Sali Berisha qendron ne pushtet, qe jo vetem po vjedh por edhe po vret! Stadi i fundit dhe vetvrases i sindromes vdekjeprurese Berisha!
Kjo keshille behet perdite e me realiste dhe e domosdoshme per liderin politik te Kosoves, pasi duket se dindroma Berisha po kthehet ne nje virus per te.
Nuk eshte ceshtja vetem se ai, njesoj si Berisha e cilesoi nje organizate si ajo Kuq e Zi si faqezi.
As pse e cilesoi “Vetvendosjen” si “Vetfundosje”!
As tek autostrada qe po than buxhetin e Kosoves qe ka njemije e nje halle shume me te medha se te saj.
As tek korrupsioni qe ka depertuar bukur fort ne hallkat e qeverise se tij gati gati sa tek Berisha e njesoj si ai Hashimi vazhdon ta luftoje me sllogane ” kancerin e zi te korrupsionit”, por imiton Berishen kur vjen puna per ta luftuar ate me veprime masa konkrete !
As tek turravrapi i tij per nje autograf te bythelepiresit te cdo pushteti Blendi Fevziu njesoj si Berisha, porositesi, frymezuesi dhe sponsori kryesor i ” Enver Hoxhes” se tij per te eklipsuar “Kurbanin” e Edi Rames !?
Nuk eshte ceshtja as tek vleresimi i tij i 21 janarit njesoj si kolegu i tij i Tiranes Sali Berisha…
Cfare eshte 21 janari per kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci!? Nje grusht shteti i Presidentit, kryeprokurores, opozites!? Nje revolucion i armatosur me cadra pistoleta e pilula te helmatisura njesoj si komplotete kunder Enver Hoxhes dikur !?
Apo nje proteste kunder despotizmit, kunder korrupsionit, kunder hajnise masive te qevezise Berisha!?
Apo nje krim kunder njerezimit i Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe urdheruan ekzekutimin e kater deshmoreve krejt paqesore, plagosjen e 27 dhe torturimin barbar te mbi 131 protestuesve te pafajshem per tri e me shume dite ne qelite e qevezise !?
Nje akt te tille kriminal nuk e paten bere as fashizmi e as komunizmi ne Bulevardin e ” Deshmoret e Kombit”
Hashim Thaci duhet ruajtur nga sindroma Sali Berisha.
Jo vetem kaq. Kryeministri i Kosoves duhet te distancohet, te largohet sa me shpejt nga sindroma despotike, korruptive, kusare e vrastare e Berishes sa nuk eshte vone!
Ndryshe nuk do te kete asnje doktor qe do ta shpetoje ate nga pasojat e saj vdekjeprurese per lirine e demokracine, per te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves !
Sot ! Para se Thaci te behet Berishe dhe Hashimi te behet Sale… Neser do te jete shume vone !
Mesazhi demokratik i Jakup Krasniqit per politiken shqiptare
ASKUSH… BILE AS VETE BOTA NUK ESHTE E PERJETSHME ( !? )
– … Aq me pak poltronat ne demokraci !
– Nga Alban Dega- Nju Jork
1- Anetar i Keshillit drejtues te Partise Demokratike te Kosoves, PDK
2- Anetar i Kryesise se PDK-se
3- Sekretar i pergjithshem i PDK-se
4- Deputet i PDK-se ne Kuvendin e Kosoves
5- Ish- Kandidat i PDK per kryetar i Komunes se Drenasit
6- Kandidati Nr. 2 ne listen e PDK-se per deputet ne zgjedhjet e fundit
7- Ish- Kryetar i Grupit Parlamentar te PDK-se ne Kuvendin e Kosoves
8- Ish- Keshilltar i posacem i kryetarit te PDK-se per Ekipin e Unitetit
9- Ish- Anetar e keshilltar i posacen ne Grupin Politik/Strategjik
10- Ish- Anetar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës…..
11- Ish -President i perkohshem i Republikes se Kosoves
Pa koment
As Enver Hoxha, diktatori ish- komunist i Shqiperise nuk ka pase kaq shume detyra.
As Mareshalli Tito ” ne kali te bardhe” nuk mund te kapte kaq shume karrike
As Josif Stalini nuk ka pasur kaq shume barre
As kryetari Mao Ce Dun i mbi nje miliarde kinezeve nuk arriti kaq shume ngarkesa…
As “Pejgameri i Kosoves” , Dr.Ibrahim Rugova nuk kishte kaq kunguj nen as mbi sqetull ore shoku Jakup Krasniqi.
Sa per vendet demokratike as qe mund te behet fjale per te konkuruar. Abraham Linkolni, Winston Curcilli, Sharl de Goli, Henri Kisingeri … e nuk e di edhe sa te tjere burre- shtetats perendimore te marre se bashku nuk kane pase kaq shume karrike sa ju o shoku Jakup Krasniqi.
Me ne fund e kuptove se eshte koha per tu terhequr duke mos shkuar as ne Kongresin e Partise qe te dha shume me teper se i dhe , PDK-se… Aferim or burri i Kosoves qe me poltronat e tua i shfroneson te gjithe politikanet e botes demokratike. Nuk di se si te ka harruar Guinesi, por me siguri ai do tu fuse ne botimin e ri te tij si Zeusin e politikes dhe poltronizmit boteror.
Flasim per te sotmen , sepse po te shtrihemi ne te kaluaren ua kalon te gjithe atyre te marre se bashku.
Kemben zvarre edhe pe rte tjeret !
Bash mire je ka ja ban. Eshte koha per te dale ne pension e per tu marre me kujtimet e luftes e te punes…
Nje mandat eshte rregulli i demokracise amerikane per Presidentin e saj. Dy mandate eshte perjashtim. Tre mandate… harroje . E pat vendose babai i Amerikes dhe nipi i Decanit, Gjergj Uashingtoni kete rregull e ligj ne Kushtetute.
I vetmi qe e zbatoi ate eshte themeluesi, lideri dhe prijesi i UCK-se Azem Syla. Ai dha doreheqje per tua hapur rrugen brezit te ri te Kosoves ne politiken e saj. Aferim !
Shyqyr qe e ke mesue edhe ti. Pak vone po ma mire vone se kurre, thote sovrani.
Ishalla po e mesojne kete edhe koleget e tu ne PDK, LDK, AAK, AKR, PDSH. PSSH, LSI, BDI, ….e nuk na bahen si Enveri, Titoja, Stalini, Kim Ir Seni, Mao Ce Duni e Sali Berisha qe u jane merzite edhe grave te veta tane jeten ne te njejten karrike …E terheqsh kemben zvarre edhe per ta … Amin !
Askush nuk eshte i perjetshem… Bile , bile as vete Bota nuk eshte e perjtshme ! Nje dite ajo bashke me krejt planetet e yjet e Galaksise sone e kushedi s ate tjerave do te pefundoje ne gojen stermadhe te Gropave te Zeza si sardelet ne gojen e peshkaqeneve ose delfineve….
Aq me pak jane te perjetshme poltronat, sidomos ne demokraci!
Kosova ka plot e djem e vajza te talentuar me arsim deri Harvardi e Oksfordi, Columbia e Kembrixhi… Ajo ka nevoje me shume se cilido shtet tjeter per mendjen e aftesite e tyre !
Eshte koha per pushim dhe krijimtari me orar te plote ….
Pension te mbare e te bardhe o Jakup Krasniqi!
Mè ngjan se YOU Mr. Nallban Dega nuk e paskeni lexuar letrèn e zotit Krasniqi. I drejtoheni atijè me fjalè qè skanè lidhje aspak me çfarè shprehet AI, Duket se jeni thjeshtè njè partiak i ngjashèm me mjaftè mbèshtetès tè Berishès e tashma dhe me Thaçin…..
Dègjo Alban dhe mos u ngut !
Kafshatèn e madhe ‘haje’ por fjalèn e fundit mbaje.
Zotit J.Krasniqi ka demostruar tè jetè njè burrè trim e i ndershèm, qè ka luftuar pèr Atdheun e tijè me pushkè e me penè. Jo rastèsisht AI mbante ato detyra tè larta partie e si kryetarè i Kuvendit tè Kosovès….
Situata politike nè Kosovè po evolon nè atè mènyrè qè po shkon ndesh me interesat e shqipètarève e qè zoti Krasniqi i shpreh nè letrèn e tijè tè hapur, qè ju nè vend tè alarmoheni me pèrsenè e atyre qè shpreh AI i hidheni pèr syshè atijè nè mènyrè invazive dhe arogante etj.
Thjeshtè po ju them se Krasniqi nuk pajtohet dhe nuk nènshtrohet nga presionet e atyre qè po tradhètojnè interesat e obligimet e atyre qè kanè luftuar pèr lirinè dhe demokracinè e Kosovès.
Duke sulmuar Krasniqin sulmoni ardhmèrinè shqipètare e Kosovès.