Serbia në BE, as për dhjetë vjetët e ardhshëm

27 Janar 2013, 16:00Rajoni TEMA

Eksperti amerikan për Ballkanin, Danier Serwer,ka thënë se Serbia nuk do të marrë “biletën” për në Bashkimin Evropian as për dhjetë vjetët e ardhshëm.

“Me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën aktualisht nënkuptohet marrëveshja rreth veriut të Kosovës. Ajo do të jetë e mjaftueshme për marrjen e datës, por Serbisë i duhet të shkojë më tutje – të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe të shkëmbejë ambasadorët”, ka thënë ai për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Serwer, i cili është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë se anëtaret e Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën, do të këmbëngulin në marrëdhënie diplomatike midis Prishtinës dhe Beogradit, edhe nëse një gjë të tillë nuk e bën BE-ja si tërësi.

“Do të ketë shumë kushte në muajt dhe vitet e ardhshme. Kosova do të jetë problem në shumicën e 35 kapitujve të bisedimeve. Do të duhet të plotësoni shumë kritere të tjera për anëtarësim, në përputhje me standardet evropiane. Nuk ekziston një, por shumë ‘bileta’ për BE. Për to do t’ju duhet më së paku një dekadë”, ka deklaruar Serwer.

Sipas tij, për Serbinë paraqet problem edhe fakti se është e dhënë ndaj lidhjeve me Rusinë dhe Lëvizjes së të Painkuadruarve dhe se nuk heq dorë nga së kërkuari sovranitet mbi Kosovën – gjë që “nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen në BE”.

“Nëse keni përshtypjen se ky proces ju sjell vetëm dhimbje, atëherë ndoshta jeni në rrugë të gabuar”, është shprehur Serwer.

Idetë e disa autoriteteve serbe për ndarje të Kosovës, ai i ka konsideruar si përpjekje joreale, sepse “nuk ka mundësi të ndryshimeve të reja të kufijve në Ballkan”. “Kjo nuk do të jetë e pranueshme as për Evropën, as për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Serwer, i cili edhe dokumentet për Kosovën, të miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë, i ka cilësuar si të papranueshme për botën.

“Nuk mendoj se platforma është hap përpara. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë në bisedimet midis Daçiqit dhe Thaçit. Kjo është më e rëndësishme se ajo që thuhet në platformë”, ka thënë Serwer.

Analisti amerikan ka shfaqur bindjen se Plani i Ahtisaarit është zgjidhja më e mirë.

“Ai tashmë është pranuar në Prishtinë, Uashington dhe Bruksel. Në këto qendra priten marrëveshje të mëtejshme, të cilat do të çojnë në zbatimin e Planit të Ahtisaarit”, ka thënë Daniel Serwer, nga Universitetit Johns Hopkins./REL

8 komente në “Serbia në BE, as për dhjetë vjetët e ardhshëm”

  1. tourkofagos says:

    per 10vjt Serbia,imagjinoni Albanistani,as per 50vjt……!!!!
    kur Zikes,Hajriut etj,do ti ket shkuar bari,per tu korr me kos………

    1. Zigur Qarri says:

      Hahahahahaha…….horri e ndjen ngordhjen,prit pak,mbas mjekerr cjapit.
      O Horr,mos bej gabim te groposesh ne Polene,se do te permjerrin qent.

  2. Be-ja ka interesa ne Ballkan! Por jo Ballkani ne BE. says:

    Sa do me shume BE-ja qe ta fusi Serbine ne BE, nuk do Serbia qe te futet ne BE.

    Interesi me teper, eshte i ekspansionit BE-ist qe te sheshoje mosmareveshjet midis shteteve te medha Europiane si psh France-Gjermani(kjo kuptohet, behet per te shmangur nje lufte tjeter boterore ose Europiane), se sa eshte i shteteve te Ballkanit te cilat jane te varfra ekonomikisht, dhe do te behen akoma te varfera po te futen ne BE. Merrni shembullin e Greqise!

    Nderkohe qe United Kingdom (Anglia) del edhe flet se mund qe te terhiqet nga antaresimi i BE-se, ky zoteria prej Amerike me syze i tregon karroten e BE-se Serbise dhe Ballkanit, nderkohe qe dihet se cfare eshte dhe perfaqeson koperativa e BE-se.

    Ky Amerikoni, nuk e ka kuptuar qe Ballkanasit jane rrace e zgjuar.

  3. Cakalli7 says:

    ike futi nje mekdolads shoku se vendimet i merr burseli jo washingtoni me tel-avivin edhe ridain.

    1. trak says:

      Ti Cakall nga Vurgu apo nga Dervicani i di mire kto pune se ku merren vendimet ha ha ha ha ha

      1. Cakalli7 says:

        prape tu e honger bre arabi i lales

  4. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Serbise nuk i duhet Evropa, Serbia eshte mire aty ku eshte. Me Evropen do te thot more tax per te paguar, prandaj nuk shikoj qe serbet kerkojne te hyjne ne Europe. Europa nuk eshte haven per Serbine, prandaj ky eksperti amerikan ja ka futur kot per te nxit Serbine. Shikoni Zvicren, Rusine, Angline qe nuk kane deshire qe te pezihen me Europen, Anglia edhe mund ti thoje bye bye Europes me nje referendum shum shpejt.

  5. Shqip4ever says:

    Serbia s ka nevoje per Europe , gabim e ke mor djale, serbia ka cof mor zotri eshte para falimentimit total , a ke qene ndonjehere n serbi apo veq nga televizori e ke pa.
    Kurse ti turgofakos s merr vesh politike sa pula n telefon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje