Pritja madhështore që i kishte bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt pas kthimit nga Haga, po shihet si sipërfaqësore dhe e momentit, pasi koalicioni i shumëpërfolur ndërmjet PDK-së dhe AAK-së nuk ka lëvizur nga ‘pika e vdekur’.
Se koalicionit s’po i dukët më as hija, këtë e tregon më së miri mesazhi i zëdhënësit të AAK-së i postuar në Facebook.
Ernest Luma, ndër të tjerash ka shkruar se “kësaj rrene dhe pabesie po i vije fundi”.
“Rrena dhe pabesia e fundit e Hashim Thaçit po merr fund. Kështu po më duket. Ndërsa, qeveria e ardhshme e Kosovës garanton një pritje madhështore në aeroport, kur Hashim Thaçi do të kthehet nga ‘ekzili’ eventual i tij. RESPEKTE”, ka shkruar Luma në Facebook, raporton OraInfo.