Rreth dy milionë euro i kanë kushtuar dy procese gjyqësore deputetit Fatmir Limaj. Një milion në Gjykatën e Hagës dhe një milion në Prishtinë në rastin “Kleçka”. Njëmilionëshi i parë burim ka fondin “Limaj”, e njëmilionëshi i dytë dyshohet se e ka krimin.
Mbi këtë bazë, Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë për larje parash kundër deputetit Limaj dhe dy vëllezërve të tij, Demirit dhe Florimit, vepër kjo e dënueshme deri në dhjetë vjet burgim dhe gjobë tri herë më të lartë sesa vlera e parave që dyshohen se rrjedhin nga krimi.
Prokurori gjerman i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Johannes Picker, dyshon se paratë me të cilat është paguar avokati Karim Khan janë të pista./KD
Ai na liroi(çliroi)politikisht e do të na robëroj ekonomikisht. Mos janë këto dy gjera(çlirimi dhe robërimi ) sinonime në këtë rast ?
Dy milionë euro për një ministër të Kosovës janë sikur dy euro për një qytetar të Kosovës.
Ligji ynë në Kosovë është sikur rrjeti i merimangës. Është rrezik vetëm për insektet e vogla. Inksektet e mëdha nuk i ndal fare.
Mendimi im eshte qe qeveria duhet te mbuloje shpenzimet e mbrojtjes per te gjithe Kosovaret qe gjykohen per krime lufte. Ka nje tendence qe sponzorizohet edhe nga Serbia qe te vendose shenjen e barazise mes krimineleve serbe, qe vrane e prene dhe atyre qe luftuan kunder tyre. Nese ju kujtohet Limaj akuzohet se ka torturuar dike ne Klecke. Me duket se nuk ka proporcion fare mes dy situatave. Qeveria e Kosoves duhet te shprehet nje here e mire per keto ceshtje dhe mos te mbaje nje qendrim te fjetur, te motivuar politikisht. Ata qe kane luftuar duhen mbrojtur dhe tuteluar nga qeveria. Ne fund te fundit eshte edhe nderi i Kosoves brenda. Per rastin Limaj duhet te behet nje dallim i qarte mes akuzave per krime lufte dhe atyre per korrupsion. Dy ceshtjet nuk duhen perziere. Une kam frike se EULEX-i po e perdor kete rast vetem sa per facade, se deri tani ka kaq vite qe nuk ka qullosur asgje ne Kosove.
Më tregoni “e drejta”:
A mund të mbaj njeriu dy kapela në të njëjtën kohë: një si çlirues i kombit dhe një si plaçkitës i buxhetit të kombit?
A mund të jetë një grua e përdalë dhe e ndershme në të njëjtën kohë?