Thaçi, i gatshëm edhe për luftë me Serbinë

1 Shkurt 2013, 12:08Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës për bisedimet me Serbinë, në një moment shpërthimi  është shprehur i gatshëm për të hyrë në luftë me Serbinë, nëse Kuvendi i Kosovës vendos për këtë gjë.

“Parlamenti i Kosovës vendos edhe për paqen, edhe për luftën. Le të marrë vendim Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria do ta zbatojë atë”, ka thënë ai, duke e goditur me pëllëmbë foltoren e Kuvendit, raporton “Koha Ditore”. Por, ky deklarim i tij është cilësuar i çuditshëm nga nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

“Unë si deputet bajagi i vjetër i këtij parlamenti si për nga mosha, si për nga kultura, mendoj se situata jonë nuk është luftë ose paqe. Tjetër është gjuha e kategorive të mëdha që nuk na duhet. Ne mund të jemi ajo që thotë Petrarka: ‘Paqe nuk gjej e luftë  s’kam për të bërë më’. Besoj se është koha kur duhet të jemi shumë më të matur në deklarata”, ka thënë Hamiti.

Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, nga ana tjetër, i ka kujtuar Thaçit së paku një rast kur Kuvendi kishte marrë vendim e Qeveria nuk e kishte zbatuar.

“Kuvendi pati marrë vendim për reciprocitet politik e tregtar me Serbinë, por Qeveria nuk deshi ta zbatojë”, ka deklaruar Ymeri. Në fakt, Qeveria e pati rrëzuar mocionin e reciprocitetit me një kundërmocion që e hoqi këtë masë.

10 komente në “Thaçi, i gatshëm edhe për luftë me Serbinë”

  1. Prishtinasi says:

    “Wishfull thinking” i thonë kësaj dëshire të kryeministrit shqiptar nga Prishtina dhe shokëve (komradëve) të tij. Lufta ka përfunduar. Kosovës i duhen tani intelektualë dhe jo oficerë të ushtrisë në qeveri!

    Zgjohu, o komb!

  2. as says:

    e c’lufte mund te beje ky dertziu me 2500 ushtare

  3. shqiptari says:

    Mos u ankoni se ky Luftoi duke shijuar Hotel Tiranen dhe plazhin e Durresit.

  4. tourkofagos says:

    hahahahaha,ku shkuan ata talebanet me qillota grash ne koke,qe do te luftojne per Kosovo…….!!!!????

    1. Aurel Begaj says:

      Ata talebanet me qillota grash ne koke zberthyen ne 100 pjese Jugosllavine, ata talebanet me qillota grash ne koke ishin te vetemit qe luftonin kunder turqeve se serbet edhe greket pinin opium ne argjilé.
      Ata talebanet me qillota grash luftojne per ideale, per komb per flamur, jo si komshijte tane qe me mire te mos paguanin teksa sesa te benin lufte

  5. Foti Ndreu says:

    Nuk jetojme ne shekullin e 18 qe lufta eshte zgjidhja , duhet me durim me urtesi dhe bashkim unik dhe financiare e mbi te gjitha zgjuarsi diplomatike ……..dhuna eshte gjithnje simboli i te pa edukuarit dhe injorantit (nuk dua te ofendoje njeri ne keta rast)

  6. mirel says:

    Mendova se u shpreh: “une si deputet bajgaxhi i vjeter…”
    Do ti vinte me per shtat.
    Ne kete thes bajgash kam dhe turkofaket…

  7. Nuk e ka pernjemdne.me armikun qe ke luftuar i kerkohet pergjegjesi per ate qe ka bere,kurese ti thaq shkon bisedon me kryekrminelin qe ka dhan urdher qe mese paku pai cekur kufomat jan te dhnuar mbi 20.000 ferma shqipetare,nuk te kuptoj qfar realpoltike jeka ban,pra ky komentim thaqi eshte paqaver.

  8. sindikalisti says:

    çeshte ky çekulibrim i Kryeministrit?

  9. shkupi i madh says:

    thaqi,ti eke nje pjese te okupuar te vendit,qliroje njehere ate e pastaj qit kanun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje