Mërziten flamurtarët: Berisha priti persona të tjerë

4 Shkurt 2013, 11:45Rajoni TEMA

Bënë tetëmbëdhjetë ditë rrugë në këmbë, kaluan mbi 500 kilometra rrugë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve të Luginës së Preshevës, por pasi janë kthyer në Kosovë, gati nuk u pritën nga askush, nga institucionet e për të qenë befasia edhe më e madhe, i gjithë mundi i tyre u nëpërkëmb, ngase në vend të tyre, më 21 janar në Lushnje, në përvjetorin e Kongresit të Lushnjës e në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, morën pjesë persona të tjerë, të cilët nuk kishin qenë nismëtarët e rrugëtimit për të dërguar në Vlorë amanetin e dëshmorëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë rrugëtimit të tyre nëpër qytete të Shqipërisë, katër përfaqësuesit e komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, kishin qëndruar edhe në Lushnje, aty ku u mbajt kongresi dhe qysh atë ditë kishin marrë ftesë në përvjetorin e kongresit, por u doli krejt ndryshe.

Ekrem Avdiu, që ishte nismëtar i udhëtimit, bashkë me tre përfaqësues të tjerë, nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, thotë se është befasuar thellë kur ka parë se në vend të tyre, në Lushnjë e në takimin me kryeministrin Berisha, morën pjesë përfaqësues të tjerë, të cilët atyre u ishin bashkëngjitur gjatë rrugëtimit.

Sipas tij, janë nismëtarët që u nisën nga Gjilani dhe përshkuan tërë rrugëtimin deri në Vlorë, ata të cilët ia bënë me dije shqiptarëve të të gjitha trojeve se një pjesë e trungut shqiptar ka ngelur keq dhe këtë mesazh e kishin dërguar edhe në Vlorë, në ditën e pavarësisë dhe Flamurin Kombëtar ia dorëzuan edhe presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, por i tërë ky mund dhe kjo sakrificë e tyre, tashti u përfaqësua nga tjetërkush, nga persona, të cilët u ishin bashkëngjitur gjatë rrugëtimit, që ishin nga Drenica, Kumanova, Prizreni e persona të ardhur nga diaspora.

Siç ka theksuar Avdiu, secili mund të shkojë në Shqipëri dhe e ka pasur mundësinë t’i bashkëngjitet grupit që ka udhëtuar për në Vlorë, por siç ka thënë ai, askush nuk e ka të drejtën të thirret në emër të këtij grupi, qofshin ato subjekte politike, shoqata apo edhe individë, ngase kjo kishte qenë një nismë e vullnetit të mirë. Ai thotë të jetë ndjerë i befasuar kur ka parë këta njerëz të kenë përfaqësuar udhëtarët e flamurit.

Edhe Dilaver Musliu, njëri nga më të moshuarit, që tashti ka kaluar 66 vjet, ka theksuar se meritat e tyre u përvetësuan nga dikush tjetër. Ai thotë se do të kishte pasur shumë dëshirë që të ishin në Lushnje, por edhe në takimin me kryeministrin Berisha, por siç tha ai, një gjë e tillë nuk ndodhi madje pa fajin e tyre.

Ekrem Avdiu (Gjilan), Dilaver Salihu (Preshevë), Gani Shaqiri (Bujanoc) e Nazim Hajdini (Mevegjë) bënë 513 kilometra rrugë nga Gjilani deri në Vlorë, por asnjëri prej tyre nuk ishte në ngjarjen historike në përvjetorin e Kongresit të Lushnjes e as në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në vend të tyre ishin persona të tjerë./ZERI

13 komente në “Mërziten flamurtarët: Berisha priti persona të tjerë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Por ju rrugetuat me flamurin kuq e zi, se po te kishit rrugetuar me flamurin serb, me siguri do te ishit mysafire te dhendrit serb Sali Berishes.

  2. Mark Muharreemi says:

    @ horri ,ma more komentin.
    Po keta tipat a kexojn ndonjeher ,si duket nuk jan te informuar si duhet sa i perket Salos.
    Po Salo shkatrroj Shqiperin ne 97 qe per ta ndeeq at imazh te keq ne duhet edhe njeqin vjet .
    Ku ka edhe qindra te kqija qe solli ky komunist i fundit ne evrop, e ju kerkoni ta takoni.
    Me mir ta keshit takuar ndonje familje patriote ne Vlorė sesa ket SaloFazlloviqin.

  3. leka says:

    Shko or pirdhuni!Mjaft me me keto figura te dale boje:Me gjoks dhe pordhe te medhaja,por frikacake dhe pa tru.Ne fshatrat e Erdoganit eh, edhe mund tju kushtojne ndonje vemendje.

  4. Andreas says:

    patetizem shqiptar! na hapet barkun.

    1. Papa Jani says:

      qerrohu ne gerrqi

    2. Iliri says:

      Muta te medhenj jeni ju shqiptaret e Shqiperise, sidomos ju ortodhjaket.

    3. mirel says:

      Semundje personale kjo jotja.
      Patetik me bark te hapur.

  5. Kerpaci says:

    Nder dhe respekt per keta idealiste te neperkembur. Mire eshte qe te kuptojne edhe nje gje tjeter e cila eshte e pranishme ne cdo manifestim te tille: qe kreret ketej e andej kufirit i kemi vegla te armiqve tane. Sa per ate mutin e Ilirit, le ta mbaje ne goje, sa te kuptoje se ate meriton.

  6. adi says:

    Këta të dy përfaqësojnë kosovarët mendjemëdhenj , megallomanë, që menduan se erdhën me kalë dhe do i nderonim si Ismail Qemalin vetë. Edhe që i keni nxjerrë foto e kanë tepër.( U, harrova, nesër do të lexojmë ankimin e të zotit të kuajve).

  7. Betti says:

    Më dhimsen kuajt që janë detyru me mbajtë këta të dy. Sidomos atë majtas. Kafsha e shkretë.

  8. """"""" says:

    Mos u merzitni o flamurtarè se sali berisha njè ditè do tu a bèjnè qejfin do ta kthejnè flamurin me yllè e me hanè dhe do tua fusin nè bythè te gjithve atyre shqiptareve qe kanè nostalgji per turqit e anadollit dhe e gezoshi per shumè mot allahun e hajrien(rrumbythje hesapi).

  9. Beso says:

    Zot i madh sa rrembythje jane keta koqevaret. Ca prisnin keta mashtrusat qe tju shtrohej tapeti i kuq?
    Kush ka kontakt me ta neper Evrope i njeh mire sa mashtrusa dhe dyfytyrsha jane.

    1. leonardi antwerpen says:

      Beso

      Ke te drejte hahahahahaha
      keq ta paskan fut mor babush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje