Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK

4 Shkurt 2013, 11:37Rajoni TEMA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi të hënën se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme.

Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar të hënën për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por se nuk është arritur marrëveshje.

“Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve siç thanë, me interes shtetëror: dialogu mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian./KD

1 komente në “Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK”

  1. Teuta nga Dalmacia says:

    Problemi me udhëheqjen e ish oficerëve ushtarak nga qeveria e Prishtinës është se secili analfabet tenton që të jetë kapiten i anijes, pa pasë qenë kurrë detar.

    Kjo nuk është e mundshme. Në një shoqëri të shëndoshë secili rol është me rëndësi, sikur në një anije. Kapiteni pa inxhinier me dituri të motorit nuk ka shansë të lundërojë në det. Edhe pastruesi ka rol.

    Kuptoni ju këtë! Nëse jo, më të këqij se vrasësit e kombit tonë jeni! Të mallkuar qofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje