Jahjaga, Nikoliç takohen më 6 shkurt

2 Shkurt 2013, 21:33Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, do të takohen të mërkurën më 6 shkurt në Bruksel. Tashmë të dy ata kanë marrë ftesa nga ndërmjetësuesja e këtij takimi, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson edhe bisedimet ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i presidentëve shihet si një shtytje e re të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është kusht për procesin e integrimeve evropiane./VOA

2 komente në “Jahjaga, Nikoliç takohen më 6 shkurt”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Vazhdoni bisedimet thone keta..E c’fare bisedimesh thoni ju..?!?! Per c’fare ?!?! Njeri andej, tjetri ketej..Pikerisht, keto takime, ndodhin sepse sikur dicka nuk shkon dhe Europa me keto takime eshte sikur po i le kusht Kosoves sikur ka akoma “obligime” nga Serbia dhe anasjelltash…JO ME TAKIME..PO I ZGJASNI JETEN DICKAJE QE “BEN” SIKUR EGZISTON..A E KUPTONI QE ATA AKOMA NUK KANE KERKUAR FALJE PER GENOCID NE SHEKULLIN E 20 ?!?! Kosova dhe Shqiperia duhet te ulin koken dhe punojne si milingona te urta per njera-tjetren..Te tjerat jane tym ne ajer..

  2. vizionari says:

    Turp , per nje presidente ilegjitime , e pa zgjedhur nga populli ,te takoje Nikolic ndigmesin e Sheshelit gjate luftes ne Jugosllavi , pa i vene asnje kusht Serbise . Turp s’e si harrojne te djeshmen kaq shpejt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje