Ivica Daçiç është në telashe, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në prill

4 Shkurt 2013, 13:11Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç është vërtet në telashe.

Gjërat nuk po ecin mirë për të. Fillimisht ishte një video ku një gazetare inskenonte skenën e “Basic Instict” përpara kryeministrit serb. Video është parë nga miliona njerëz dhe është transmetuar nga mediat më me zë në Europë.

Por tani një telash i ri është shfaqur për kryeministrin serb.

Mediat raportojnë se ai ka lidhje me boss-in e drogës, Darko Sariç, një nga emrat më të njohur në rajon për trafikun e narkotikëve.

Në fund të vitit 2008, Daçiç dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë kanë marrë telefona të papërgjueshëm nga Sariç.

Vetë Daçiç e ka pranuar këtë gjë, por tha se nuk e dinte se ishin anëtarë të krimit të organizuar.

Por mediat serbe thonë se kanë në dispozicion shumë të dhëna që flasin se ai kishte lidhje me njeriun, që në vitin 2009 transportoi 2.7 ton kokainë nga Amerika e Jugut për në Europë. Të dhënat flasin se banda e Sariç merr 1 miliard euro në një vit.

Ndërkohë, Spiegel shkruan se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në prill, edhe pse Daçiç e mohon një fakt të tillë.

1 komente në “Ivica Daçiç është në telashe, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në prill”

  1. Pelasgian says:

    e ca mund te presesh nga ish zedhenesi i kriminelit me te madh te ballkanit . kokaina e atij saric me duket se eshte skuestruar ne 2009 megjithate 1 MILIARDE EURO NE VIT JAN SHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUM PARA
    paskan bo hapin e madh kto mer jaho .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje