Thaçi në Kajro merr premtime se Egjipti do ta njohë Kosovën

7 Shkurt 2013, 19:09Rajoni TEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Kajro ka vazhduar takimet me liderë të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Me ftesë të  presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri Thaçi sot ka zhvilluar edhe një takim të gjatë bilateral.

Gjatë takimit kryeministri Thaçi u fokusua kryesisht në çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga Egjipti.

Presidenti Morsi premtoi se Republika Arabe e Egjiptit do ta njohë Republikën e Kosovës shumë shpejtë.

Në këtë takim në mes të tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Egjiptit.

Kryeministri Thaçi në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa presidenti Morsi nga Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Kamel al Amr./KD

4 komente në “Thaçi në Kajro merr premtime se Egjipti do ta njohë Kosovën”

  1. Shqipo says:

    Me ne fund Tourkofagos del ne fotografi, e shikoni ne qender bashke me qafzinjte e tjere.

    http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=10622&IDFoto=10622

    ka dale ne foto bashke me bythzinjte e tjere persjane qe vetquhen greke…

  2. Sem Luma says:

    Egjipti, Libia dhe Tunizia, me te vertete, na kane zgjatur veshet shume me premtimet e tyre boshe per njohjen e “afert” te Kosoves etj.etj…, mirepo duhet pranuar se keto njohje, sot apo neser, (vecanerisht ajo nga Egjipti) do te jene teper te rendesishme per Kosoven.
    Pra, Kosova eshte ne nje pozite qe edhe kur e genjejne per ledine, te shtiret se nuk eshte e inatosur dhe te buzeqeshe ne cdo takim ku kerkohet NJOHJA E SHTETESISE SE SAJ.
    Keshtu e ka diplomacia: grushtin e shtrenguar ne xhep dhe buzeqeshjen ne fytyre! Jo nga qejfi por nga zori.

  3. berlin says:

    tac mos i beso arixhinjve sepse ai po rre popullin e vet e jo ty.

  4. Sume Gruda says:

    Hashim Thaci duhet ngritur lart dhe lavdruar si nje udheheqes i madhe duhej prite me shume tufe lule ne “Aeroport” me Agim Cekun, njohja e Rpublika e Egjiptit duhet celebruar dhe mos te rrijne si te shurdhes.
    Egjypti me shtete te tjera ne Lindjen e Mesme qe jane shume dhe nuk i duhet Kosoves me shume!

    Long Live the Islamic Solidarity

    Thanks from “The People of Kosova”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje