Rreth 280 milionë euro mallra ka importuar vitin e kaluar Kosova nga Serbia, kryesisht produkte ushqimore, material ndërtimor dhe energji elektrike.
Pavarësisht fushatave të ndryshme për mosimport të produkteve serbe, mallrat nga shteti fqinj edhe më tutje vazhdojnë ta dominojnë tregun kosovar.
Ndërkohë, vlerësohet se një pjesë e madhe e dërgesave të diasporës për familjarët e tyre në Kosovë, shkon në Serbi përmes konsumit të produkteve serbe që kosovarët vazhdojnë t’i blejnë me të madhe.
Mbi 400 milionë euro llogaritet të jenë mesatarisht remitenca në vit, kurse më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 250 milionë euro gjatë një viti, shkojnë para kesh në Serbi nga blerja e produkteve serbe.
Ekspertët e ekonomisë thonë se fushata për mosblerje të produkteve serbe duhet të përcillet edhe me veprime të tjera konkrete.
“Fushatat e tilla duhet të përcillen me veprime të tjera konkrete. Institucionet para së gjithash duhet ta luftojnë konkurrencën e padrejtë në treg të mallrave serbe dhe njëkohësisht të merren masa adekuate për përkrahje të prodhimit vendor”, thekson Berat Rukici, Sekretar i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Sipas tij, për zëvendësimin e produkteve ushqimore nga Serbia duhet të përkrahet sektori i bujqësisë në Kosovë. Ndërsa për zvogëlimin e importit të rrymës elektrike nga Serbia do të duhej që shumë më shpejt të ndërtohet linja 400 kilovoltëshe e interkonjeksionit me Shqipërinë.
“Serbia me prodhimet e veta në Kosovë ka krijuar përparësi në tregun tonë që nga paslufta. Konsumatori orientohet në çmime më të lira, mirëpo duhen gjetur prodhime me çmime më të përshtatshme nga tregjet e tjera”, thekson ai, duke shtuar se institucionet e Kosovë janë në diskutime me Turqinë për arritjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë, mirëpo duhet pasur kujdes që me një marrëveshje të tillë të mbrohet edhe prodhimi vendor.
Ndërsa Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” thotë për “Zërin” se prezenca e madhe e mallrave serbe në tregun vendor është për shkak të kostos më të lirë.
Ai shpjegon se Serbia me çdo kusht synon ta mbajë tregun e Kosovës, duke gjetur mënyra të ndryshme për përkrahje të produkteve të veta që eksportohen, përderisa, siç thotë ai, kjo gjendje mund të ndryshojë me përkrahjen e prodhimit vendor dhe orientimin në tregjet e tjera.
“Duhet përkrahur prodhimi vendor dhe të shikohen tregje të tjera për t’i zëvendësuar mallrat që importohen nga Serbia”, shprehet Rexhepi.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, konfirmon se produktet ushqimore dhe materiali ndërtimor janë në krye të listës së importeve nga Serbia.
“Nga Serbia importohet kryesisht grurë, miell, tjegulla etj.”, pohon Stavileci./Zeri
Importi nga Serbia gjatë vitit 2012
Dhjetor = 22 mil. euro
Nëntor =22.8 mil. euro
Tetor= 23.2 mil.euro
Shtator= 32.2 mil.euro
Gusht =31.5 mil. euro
Korrik =27 mil.euro
Qershor= 23.5 mil. euro
Maj = 24 mil. euro
Prill=24 mil. euro
Mars= 23 mil. euro
Shkurt 11 mil. euro
Janar 12 mil. euro
….po per gjeneratoret a thuhet gje?
Po Shqypenia?!- Tre fishin; 800 milione euro.
Megjithate shoh nje zbritje te importit nga serbia, prape eshte SHUME E MADHE per nje shtet armik qe kete fond per faj te naivitet tone e shfrytezon pikerisht ne luften kunder shtetit te Kosoves duke i fincauar strukturat kriminale serbe brenda teritorit te Kosoves, plus perjashto ketu edhe dyshimet ne aspektin shendetsore te ketyre produkteve qe bene te reagoj e gjithe shoqeria e Kosoves KUNDER ketyre produkteve “Made in serbia” njehere e pergjithmone.
edhe shqiperia importon shume nga serbia
mbase me shume se kosova
Pasi nuk do keni me pagu, pagesa do jet ne natyre” ,Qeveria mbase e do qe te jet keshtu ,pushtat.
Po mir see asht bashkim vllaznimi qe vazhdo per inerci.pastaj ata kan lidhGjak me srbin.gjithato mijra femna kozovare te pallume nga serbt kulisha srb kan le.
Ky eshte nje lajm per nacionalistet e lodhur dhe me pak tru!
Ne vitin 1989, vit kur u be Konferenca Ballkanike ne Beograd, Jugosllavia ishte vendi me i zhvilluar i Ballkanit.
Shqiperia me i varfri. Tani na e kalon pak Kosova.
Situata nuk eshte se ka levizur shume ne favorin tone madje do te thoja eshte perkeqesuar.
Ne do te jemi edhe per shume kohe kliente te tyre dhe kjo eshte normale.
C’prodhojme ne pas terapise se famshme te shokut (Pashko) qe tu shesim fqinjeve?!
oBobO cna the , flm shume , asnje nga ne nuk dinte gje per ato qe shkruajte ti . LoooooooooooooooooooooooooooL
e dime shume mire sesi ka qene Jugosllavia , mjafton te shikosh vendet e saja qe edhe pse u shkatrruan nga lufta jan perseri me te zhvilluara se ne . le lajm thoshte se po pergatite nje tregti e lire me Turqine , OK
shume me mire kshtu , si fillim duhet te shmanget nje shtet armik qe deri para nje dekade shfarosi mijera shqiptar te kosoves , pastaj duhet shikur prodhimi vendas dhe permiresimi i produkteve tona .
Pèr vitet qè vijè dmth nè njè tè ardhme do ishte mirè qè BALLKANI
tè ishte njè si njè Europè e vogèl ku tè mos ketè Dogana por
thjeshtè njè mbikqyerje nga ana e Policisè pèr çdo palè SHTETI.
Prodhimi vendit si nè SHqipèri dhe nè Kosovè èshtè shumè i dobèt
si pèrsa i pèrket lèndès ushqimore dhe ndèrtimit dmth tè fundit
nè rajon.
Mjafton tè vizitosh Sarandèn kemi prodhimin Grek,nè Durrès dhe
Vlorè madhi Italjan nè SHkodèr madhi Malit Zi nè Kosovè na qenka
madhi Serb me pak fjalè jemi inferjorè nè cilèsi dhe mbetet shumè
punè dhe shumè vite qè Importi tè jetè sa mè i paktè.
o lali,
nuk është problemi tek MADHI(malli)i mirë a i keq!nuk është problemi tek MADHI(malli)i pakët a i shumtë që mund të prodhojmë ne!nuk është problemi se me kë bëjmë tregëti!
problemi është se ti i jep para një shteti armik që ta përdorë kundër teje!nqs sërbia njeh kosovën si shtet të pavarur,heq dorë nga pisllëqet në mitrovicë,me një fjalë vepron si shteti me shtetin,si fqinja me fqinjin,ATËHERË nuk ka gjë të keqe të bësh pazar me të!kë kesh mardhënje të mira!
POR sot për sot ajo,sërbija,po të lufton me të gjithë mënyrat!më e pakta është dhe ti ta luftosh!mënyra më demokratike është BOJKOTI I MALLRAVE SËRBE!
kjo ndryshe nga ajo që bëhet në kosovë dhe shqipëri,nga shteti!shtet i thënçin,duhet bërë vetë nga populli!si nga populli në shqipërinë administrative,si ai në kosovë!
nuk ka asnjë lloj nisme nga organizatat jo politike për një gjë të tillë,bile as nga e famshmja A KZ!askush nuk iu bën thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë prodhimet e shteteve që ushtrojnë dhunë psikollogjike ndaj shqipërisë e kosovës!
unë personalisht para se të blej një produkt pyes për prejardhjen e tij!nqs është grek ose sërb NUK E BLEJ!
thjesht dhe pastër!tono mund të thuash ç’punë i prish ti!?një njeri je?
unë bëj gjithnjë atë që mundem!