Gruaja dhe vajzat mohojnë vrasjen e Hamdi Sopës

6 Shkurt 2013, 12:42Rajoni TEMA

Vajza e madhe e të ndjerit Hamdi Sopa qante pa ndalur të mërkurën në Teatrin Kombëtar gjatë homazheve.

Ndryshe dukeshin dy vajzat e tjera dhe bashkëshortja e të ndjerit, të cilat prej së hënës janë në paraburgim si të dyshuara për vrasjen dhe hedhjen e trupit nga ballkoni i katit të nëntë në Prishtinë, shkruan Koha.

Vajza e madhe është e lirë dhe nuk është e dyshuar për përfshirje në vrasjen e të atit, kurse dy motrat e tjera po, së bashku me të ëmën.

Profesoresha universitare T. Sopa ka mohuar edhe të martën se ka vrarë burrin e saj Hamdi Sopa. Këtë e kanë mohuar edhe vajzat e tij, A dhe E. Sopa, të cilat sot do të dërgohen në Gjykatë në seancë për caktim të paraburgimit, sipas kërkesës së prokurorit Blerim Isufaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje