Jahjaga vetëm shqip, Nikoliç vetëm serbisht

7 Shkurt 2013, 11:17Rajoni TEMA

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, i kishte ftuar të mërkurën mbrëma në zyrën e saj në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së për t’u takuar për herë të parë në histori presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomislav Nikolic, por organizatori kishte bërë çmos që publiku të mos ketë as pamje nga takimi, përveç një fotografie të cilën e dërguan me postën elektronike nga zyra e saj.

Më vonë u mësua se Jahjaga dhe Nikolic para nisjes së takimit, në hyrje të zyrës ku ai zhvillohej, kishin shtrënguar duart, ndërsa në takim secili kishte folur në gjuhën e tij, Jahjaga në shqip dhe Nikolic në serbisht, me përkthim në anglisht.

Takimi dukej i të njëjtit format sikurse ai i kryeministrave Thaçi dhe Daqiç, por ishte e qartë se kësaj radhe kishte më shumë simbolikë sesa përmbajtje. Madje takimi përfundoi pak më herët sesa pritej dhe kishte zgjatur më pak se një orë. Dhe pas tij u pa se palët mbeten shumë larg në qëndrimet e tyre parimore, ndërsa ky takim vetëm i konfirmoi ato.

E vetmja gjë si emërtues i përbashkët ishte “shikimi nga e ardhmja më e mirë për qytetarët” dhe përkushtimi që “gjithçka të zgjidhet me dialog”, sikur edhe interesi për të ecur drejt integrimeve evropiane. Për çështjet e tjera kishte dallim të qartë në qëndrime.

Evropianët patën një lexim pozitiv të këtij takimi, me gjithë mungesën e substancës në të.

“Ne tani po merremi me çështjen e  Kosovës veriore dhe javët që vinë do të jenë kyç. Të dy, presidenti Nikolic dhe presidentja Jahjaga, më kanë siguruar për vazhdimin e mbështetjes së tyre dhe përkushtimin për dialog dhe agjendën e tyre përkatëse evropiane”, ka thënë Ashton./KD

1 komente në “Jahjaga vetëm shqip, Nikoliç vetëm serbisht”

  1. Shqipo says:

    Me ne fund Tourkofagos del ne fotografi, e shikoni ne qender bashke me qafzinjte e tjere.

    http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=10622&IDFoto=10622

    ka dale ne foto bashke me bythzinjte e tjere persjane qe vetquhen greke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje