Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duke kritikuar ashpër Brukselin sa i përket raporteve me Kosovën, ka paralajmëruar mundësinë e bashkimit kombëtar si përgjigje ndaj politikave të BE-së, që i ka quajtur të padrejta.
“Nëse vazhdon të sillet kështu Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave, atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër hapësirë, vetëm të akomodohen si një shtet i vetëm në Bruksel”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Kuvend, në përpjekje për të larguar përgjegjësin e Qeverisë për mosarritjen e liberalizimin e vizave.
Thaçi ka deklaruar se ka shumë burokratë në Bruksel që e trajtojnë Kosovën me nostalgjinë e ish-Jugosllavisë, duke shtuar se problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por te mosuniteti i vendeve të BE-së. Kryeministri Thaçi ka thënë se kriteret janë plotësuar në afat rekord nga ana e Prishtinës.
Por, lëvizja Vetëvendosje thotë se raporti i dytë për liberalizimin e vizave nuk është vetëm një dokument më shumë që evidenton ngecjet dhe regresin nëpër të cilin po kalon vendi, por është çertifikatë e dështimit të Hashimit dhe njoftim për izolim.
“BE-ja, përmes Komisionit Evropian dhe përmes Raportit të fundit mbi liberalizimin e vizave e tha fjalën e vet, dhe është e qartë: qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin në mes të qeverisjes së Hashimit dhe liberalizimit.
Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar gjyqësor, stagnim në të drejta të njeriut, më pak fjalë tregon se kjo qeverisje ka dështuar për të ndërtuar shtet funksional”, thuhet në reagimin e VV-së.
Në kuadër të pikës deklarime të lira jashtë rendit të ditës, deputeti i AAK-së, Ardian Gjini u shfaq kritik ndaj dukurisë së braktisjes së mbledhjeve të Kuvendit, edhe pse në mbledhjen e fundit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetë e braktisi sallën, duke mos u pajtuar me propozimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore.
Siç u shprej ai, AAK-ja është zotuar se nuk do ta lëshojë më sallën e Kuvendit, cilido qoftë emër i propozuar nga Qeveria për çfarëdo problemi./KD
E paska futur thelle Berisha edhe kete Thacin.
Keta po tradhetojne Mitrovicen, po ja japin Serbise.
Thaci s’ka nevoje per Memo nga USA. I fusin ndonje akuze per trafik tip Dick Marty dhe qetsohet
ooooo po ti po ti, ti po te rruan hallatet. Mos e ngri shume zerin se shurdhon bacen sali ne shqypnie.
Thaci po vepron shume bukur dhe ka plotesisht te drejte kur flet per Bashkimin
Burokratet e EU-se jane pro Serbise dhe ata do bejen c’eshte e mundur ta paraqesin Kosoven si shtet i deshtuar …..ndaj do ishte me mire qe politka kosovare me ne krye Thacin te fillojne Lobimin ne Washington per Bashkimin Kosove-Shqiperi….
Ketu ne USA , nje pjese shume e mire e kongresmeneve dhe senatoreve jane pro Kosoves dhe c’eshte me e rendesishmja edhe New York Times eshte pro Kosoves …………
………Ndaj sa me shpejt te politikanet shqiptare te fillojne lobimin ne Washington dhe ne shtypin amerikan ….. se duke u marre me politkanet e Europes ata do e sabotojne here pas here Kosoven….
Duhet falenderuar Thaci per trajtimin Inteligjent & Dinjitoz qe po i ben ne kunderpergjigje ndaj politikave te Europes …
ke shume te drejt , Evrope Kurva gjithmon ka qene kunder nesh !
Kur Kroacia i jep pashaporta Kroateve te Bosnjes nuk thote gje eshe pse ata jan shtetas Boshnjak , e njejta gje vlen edhe me serbet e bosnjes !
Vetem kur behet fjale per shqiptaret ateher BEEEEEEEEEEEEE-ja kopeja e deleve shqetsohet , bile shqiptaret jan treguar shume te durushem se me kohe duhet ti kishin bere mutin Beeeeeeee-se !
ME TE VETMIN VEND QE DUHET BISEDUAR PER CESHTJET TONA MBETET USA !
Me ne fund e kuptoi ky korraku legen se kreshniku dhe albini kane pasur te drejte kur kerkojne reciprocitet ne marredheniet nderkombetare. Ky eshte miku i sale serbit dhe si i tille do perfundoje
Ky plehra (ushtar i Tosit) ka disa kohe qe e ka kthyer pllaken dhe eshte bere ushtar i bindur i Vucidolovicit nga republika vucidoliane e Vucidolit me kryeqytet Llugun e Zi. Sic duket, ketij plehres, ja kan cuar letren per ne Hage.
More Thaci po ti nuk je ende shtet, anetar i OKB. Si mund te fusin ne shengen kur jo gjithe endet e BE njohin KOsoven si shtet. Si mund te kete shengen e te futet ne Spanje nje kosovar kur Spanja nuk te njeh ty dhe pashaporten e leshuar nga shtetit jot. Cfare jane keto budallalliqe qe leshon. Lufto qe te fitosh njohje ate bej, jo tym si Sali BErisha. Apo e keni ndare mendjen per Mitrovicen dhe tani filluan filmat me intensivitet me te larte. Nuk ka bashkim kombetar pa marr Mitrovicen, zhdukjen e organeve Serbe njehere e pergjithmone nga KOsova, dhe njohjen e Kosoves si shtet nga OKB.
….topi se lun
TI ore hashim si puna e Sali Fazliqit, fajeso te huajt per punet e tuaja te mbrendshme qe fare nuk i kryen, kur ne nje shtet si shqiperia dhe kosova akoma mirren me vjedhjen e votave, kriminalitetin mos te flasim, drejtesai askund, korrupsioni mos te flasim qka pret prej evropes, hashim koktuli duhet ti kryeje punet e tija se pari. punet askund i fajeson evropen