Zgjedhjet lokale mund t’i kushtojnë postin Jahjagës

14 Shkurt 2013, 12:09Rajoni TEMA

Do të ishte jokushtetues çfarëdo vendimi i presidentes Atifete Jahjaga, qoftë për të shtyrë mandatin aktual të strukturave komunale, apo për të shkurtuar mandatin e qeverisjes qendrore, kanë thënë juristë e njohës të legjislacionit zgjedhor. Për pasojë, vendimi do të prodhonte dorëheqjen e presidentes.

Prej kohësh zyrtarë të subjekteve politike kanë proklamuar idenë që data e zgjedhjeve për kryetarë komunash të shtyhet për gjashtë muaj, që nënkupton deri në pranverën e vonë të 2014-s. Paralelisht, edhe data e zgjedhjeve parlamentare do të caktohej në të njëjtën ditë, duke shkurtuar për gjysmë viti mandatin e legjislaturës aktuale, por edhe të qeverisë. Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se lëvizja e datës së zgjedhjeve për gjashtë muaj nuk përbën shkelje./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje