Shërbimi sekret serb thotë se ka zbuluar një komplot të stilit mafioz për të rrëzuar aeroplanin qeveritar me kryeministrin Ivica Daçiç në bord.
Sipas BIRN, Drejtoria e Policisë Serbe ka njoftuar se krerët e disa grupeve kriminale kishin në plan të rrëzonin aeroplanin qeveritar.
Komploti do të realizohej me ndihmën e njerëzve që kanë akses tek aeroplani me të cilin udhëtojnë presidenti, kryeministri dhe zëvendëskryeministri.
Daçiç ishte në atë kohë në Irlandë, duke shpresuar që të sigurojë një datë nga liderët e BE për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Kryeministri serb është në telashe serioze pasi janë publikuar fakte që e lidhin atë me grupin mafioz të Darko Sariç, një nga emrat më të njohur të trafiqeve në Ballkan.
Prokuroria ka ngritur akuza ndaj Sariç, por ai nuk është kapur akoma.
Turgobothos vllezerit e tu orthodoks jane keta koraket apo jo.