Pesë vjet më parë, përfaqësues të zgjedhur të popullit, patën shpallur pavarëesinë e Kosovës, duke i dhënë fund dyshimeve rreth statusit të vendit. Po çfarë kanë bërë ata përfaqësues dhe të tjerë që kanë ardhur pas tyre, për këtë shtet dhe qytetarët e këtij vendi në këto pesë vjet?!
Po të bisedohet me analistë, del që përpos anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, del që Kosova nuk i është gëzuar asnjë anëtarësimi tjetër në organizatatë ndërkombëtare dhe për këtë gjendje nuk janë pa faj pushtetarët.
Edhe sot, kryeministrit Hashim Thaçi, ia ripërmendin premtimin e hershëm për 100 njohjet e shpejta, të cilat nuk u përmbush as për 5 vjet, pasi që deri më tash Kosovën e kanë njohur vetëm 98 vende.
Pos atyre shteteve që nuk e njohën Kosovën, si kontestuesi më i madh i saj në këto pesë vjetë, në vazhdimësi ishte Serbia, e cila pavarësisht që mori një goditje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila dha mendimin e saj se Deklarata e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, nuk rreshti së sabotuari shtetin e Kosovës duke sponsoruar struktura kriminale, sidomos në veri të vendit.
Gjatë këtyre pesë viteve u vlerësuan anëtarësimi në FMN, Bankën Botërore dhe në BERZH, ndërsa organizatat e tjera ndërkombëtare mbetën larg dëshirës së Prishtinës.
Edhe pse zyrtarët e institucioneve të vendit vazhdojnë të deklarojnë se ka rritje ekonomik 4 apo 5 %, kjo as që vërehet në sytë e qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë prekur nga thellim i vazhdueshëm i varfërisë.
Ndonëse pati një rritje të pagave për disa kategori, vendimi në fjalë, Qeverisë së Kosovës, i kushtoi me sanksionim të Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat rezultuan me humbje të qindra milion eurove.
Në vazhdimësi është folur për korrupsionin, dyshimet për keqpërdorime, abuzime të parasë publike, për çfarë nga EULEX janë kryer edhe bastisje të Ministrive dhe institucioneve tjera të Kosovës, madje edhe arrestime, megjithatë nuk është parë të jetë dënur dikush nga zyrtarë të lartë. Në këtë temë, ka pasur vërejtje edhe nga organizata të huaja por edhe nga Brukseli, i cili në raportet e tij ka adresuar vërejtje për ndërhyrjet që bëhen nga pushteti ndaj gjyqësorit.
Vërejtje të këtilla ka pasur edhe në segment të tjerër të shtetit të cilat janë të thirrura për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vetëm në dy vitet e fundit, në dy raste ka pasur vjedhje të rënda edhe përbrenda policisë, në Prishtinë dhe Pejë. Në dhomat e dëshmive janë vjedhur para, drogë e ar.
Një e arritur që është potencuar edhe nga ndërkombëtar ka qenë heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, gjatë shtatorit të vitit 2012.
Megjithëse, EULEX-i, si mision i BE, për sundim të rendit dhe ligjit, vazhdon të jetë i pranishëm me kompetenca të rezervuara ekzekutive, siguria në vend, respektivisht kontrolli mbi gjithë teritorin e vendit, vazhdonë të jetë problem për insitucionet e Kosovës.
Edhe pas kaq vitesh, veriu vazhdon të kontrollohet nga strukturat serbe të sigurisë, që në diskursin politik të Kosovës quhen si struktura paralele e ilegale.
Për të integruar këtë pjesë të vendit ekzekutivi i vendit, në korrik të vitit 2011 kishte ndërmarr aksionin për të dërguar Njësinë Speciale Rosu në veri të vendit, aksion ky gjatë të cilit mbeti i vrarë polici Enver Zymberi, përderisa njësia u detyrua të tërhiqeshej ndërkohë që serbët lokal barrikaduan rrugët e kësaj pjesë të vendit duke penguar kështu lëvizjen e lirë të policëv kufitarë dhe doganierëve të Kosovës drejt atyre pikave. Ata edhe tani vazhdojnë të transportohen me helikopterë të KFOR-it.
Në vazhdën e përpjekjeve për integrimin e qytetarëve të asaj pjesë të vendit, qeveria themeloi Zyrën Administrative në veri Mitrovicës, duke ofruar shërbime për qytetarët e asaj pjese. Sipas raporteve të fundit, për dallim nga fillimi, tash së fundi qytetarët serbë kanë rritur në masë të kënaqshme interesimin për të marrë shërbime nga kjo zyrë.
Dialogu teknik i filluar para një viti mes Kosovës dhe Serbisë, muajve të fundit është shndërruar në politik, i cili po lehtësohet nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si ai në nivel teknik dhe ky i fundit ka prodhuar disa marrëveshje, megjithatë një pjesë e tyre nuk zbatohen as sot në teren, pasi Serbia në vazhdimësi vazhdon të bëjë obstruksione.
Edhe pas kaq vitesh, shteti i Kosovës pothuajse është vendi më i izoluar në Evropë. Kosovarët janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër BE.
Nëse dikur qeveritarët përmendin data, e kohë se kur kosovarët do të mund të përfitonin nga liberalizimi i vizave, tani këta të fundit, në vend të tyre shprehi mëllef ndaj Brukselit, i cili, sipas tyre, pa të drejtë po ndëshkon qytetarët e Kosovës. Kjo i bie që qeveritarët tanë as nuk kanë ditur dhe as që janë duke e ditur se deri kur do të vazhdojmë ta vuajmë izolimin. /Kosovapress/
nje pergjigje rreale,per ata njethundrake shqipfoles qe pretendojne Evropen….!!!!
http://www.kosovahaber.com/?page=1,11,2367
Na nje tallava greke per mengjes:http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=CUCNuPLd8sQ