“Pas Egjiptit, Kosovën do ta njohin edhe vende tjera arabe”

17 Shkurt 2013, 15:02Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë ndihmëspresidentes së Republikës Arabe të Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, në këtë ditë të shënuar të pesëvjetorit të pavarësisë së vendit, ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira kulturore dhe historike ndërmjet dy popujve, të cilat, është shprehur i bindur se do të zgjerohen edhe në sferën politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të saj të dytë në Kosovë, pikërisht në pesëvjetorin e pavarësisë, ndihmëspresidentja e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, ka theksuar se populli i Kosovës përfaqëson simbolin e lirisë dhe të dinjitetit dhe se Kosova është në zemrën e popullit të Egjiptit.

Ajo ka pohuar se Egjipti është në rrugë e sipër për njohjen e Kosovës, duke u shprehur e bindur se shembulli do të ndiqet edhe nga disa vende të tjera arabe.

“Egjipti dhe Kosova janë faktor stabiliteti në rajonet e tyre”, është shprehur El Sharkawy, duke i vlerësuar edhe filozofinë politike të dy vendeve për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare nëpërmjet dialogut.

“Na vjen mirë që Egjipti po e kalon me sukses fazën e tranzicionit, pas revolucionit”, ka theksuar Krasniqi, duke përkujtuar takimet që ka pasur në Kosovë dhe në Egjipt me udhëheqës institucionalë dhe politikë të Egjiptit, e duke u shprehur i bindur për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe të miqësisë ndërmjet dy popujve të tyre./Zëri/

8 komente në ““Pas Egjiptit, Kosovën do ta njohin edhe vende tjera arabe””

  1. emigranti says:

    Flm Egjypt

  2. ndihmëspresidentja e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy says:

    Allahu jua shperblefte moj moter nga Egjipit qe ja doni te miren motrave dhe vellezerve ne fe tuaj nga Kosova.

    Ju jeni nje shtet musliman me qeveri muslimane qe po e njhni Kosoven e cila ka nje popull 90% musliman por te drejtuar dhe komanduar nga disa te krishtere dhe disa ateiste.

    Uroj qe mundi juaj te mos ju shkoj kot…

    1. A says:

      falenderim per çdo shtet e popukll qe na perkrahe permes njohjes se shtetit te Ksoves.Por,njohja e pavaresise se Kosoves,nuk eshte pune feje.Perse po beni keso komente jocivilizuese.Ku ishin keta vellezer deri me sot… Njohja e Kosoves eshte vetem qeshtje drejtesie,eshte perkrahje e lirise njerezore. Ka ende okupatore te te gjitha feve qe i mbajne ne okupim popujte me te njejtin besim, e qe sipas disave, qe i ka zene opiumi fetar,qenakn vellezer se jane te nje feja…Komente pa lidhje

  3. greku says:

    Nuk na duhet miqesi me shtete si egjipti ,mjaft kemi SHBA-n

    1. shqiptari says:

      shih shih, paskan mesuar greket shqip!!

      O greku, ke gabuar forum o biri i helenes, behet fjale per shqiptaret e jo per greket.
      Vertet juve ju mjafton shba, dhe prandaj po jua fut sa krahu juve shba.
      edhe pak se do te kerkoni azil ne shqiperi ju shum shpejt

  4. saliheqenefi says:

    se mor vesht pse sbona nji shtete e i kemi njohjet gati pse i pjestojme per dy njohjet, bjeri shkurt se ke letsina ,apo eshte pune interesi, apo sna le bota me u bashku

  5. fwef says:

    po sidomos. shtetet arabe njohin shtetin arab ne europe.

  6. Leon1980 says:

    kemi gjuhen ton te bukur nuk kem nevoj per fjal arabe sllave apo gerke.
    Felenderoj te gjitha shtetet qe na kan njoht edhe na njohin. Se nuk ka randesi se qfar shteti apo qfar kulture ka ky shtet ne duhet vetem qellimin ton ta ndjekum. Urime 5 vjtori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje