Komisioni i Lustrimit në Maqedoni po verifikon të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë.
Komisioni në bazë të ligjit po verifikon dosjet e të gjithë kandidatëve, dhe në rast se ndonjëri do të rezultojë si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën, ai pritet të hiqet nga lista dhe nuk do të ketë të drejtën të garojë për zgjedhjet lokale të 24 marsit, informon agjencia e lajmeve INA.
Nga Komisioni i Lustrimit kanë bërë të ditur sot se do të punojnë gjatë tërë orëve të fundit dhe gjatë ditës së nesërme për të verifikuar listat e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë.
Nga ky komision kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se deri tani asnjë nga kandidatët e listave zgjedhore të partive dhe listave të të pavarurve nuk kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. (INA)
Komisioni ne baze te ligjit po verifikon dosjet e te gjithe kandidateve ,dhe ne rast se ndonjeri do te rezultoje si bashkepunetore i sherbimeve sekrete ne te kaluaren ,ai pritet te hiqet nga lista………….etj !Po ~~~~~~~~~~~~~~Komandant Telin kush e spiunoj ne 2001 ? shikojeni kete qe do te nxjerr ,qe shume pak shqiptare e dine !http://www.youtube.com/watch?v=7tvPgy3hBe0
Kendej nga ne i ka lustrue politika qe ka prishe dosjet. Pra jemi te lustuem.