Hapen diskutimet e rënda për veriun e Kosovës

19 Shkurt 2013, 11:18Rajoni TEMA

Të martën pasdite në Bruksel nis raundi i pestë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash, ndërkohë që Bashkimi Evropian e quan pikërisht këtë raund si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, sepse do të hapen temat e vështira, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takimet në Bruksel të martën do t’i nisë me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ndërsa pas këtij takimi do të pritet edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

“Ky takim do të jetë një rast për të shqyrtuar rrugën e Kosovës në proceset e integrimeve evropiane. Po ashtu kryetari Barroso me kryeministrin Thaçi do të bisedojnë edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin po e lehtëson zëvendëskryetarja e Komisionit dhe përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton”, ka paralajmëruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde Hansen.

Takimet në kuadër të dialogut do të nisin diku kah mesdita kur, sikur edhe më parë, baronesha Ashton do t’i takojë bilateralisht Thaçin dhe Daçiçin, për të vazhduar më vonë me takimin Thaçi-Daçiç me lehtësimin e zonjës Ashton./KD

2 komente në “Hapen diskutimet e rënda për veriun e Kosovës”

  1. Pelasgian says:

    mos te cenohet territori i KS . Dje ne xhungel ka qene i ftuar Z Shaban Murati – NJE AMBASDOR SHQIPTAR SHUME KORREKT . ka folur shume bukur mbreme . mos rrini kokulur o shqiptar qe na perfaqsoni ne Evrope .
    ” Dipllomacia eshte nje polici e veshur me kostum ” kte e ka thene : rop shpie se maj men hahahahahahahah , e di se e ka thene 1 shkrimtar por tashti sme kujtohet

  2. Pelasgian says:

    mos te cenohet territori i KS . Dje ne emisonin xhungles ka qene i ftuar Z Shaban Murati – NJE AMBASDOR SHQIPTAR SHUME KORREKT . ka folur shume bukur mbreme . mos rrini kokulur o shqiptar qe na perfaqsoni ne Evrope .
    ” Dipllomacia eshte nje polici e veshur me kostum ” kte e ka thene : rop shpie se maj men hahahahahahahah , e di se e ka thene 1 shkrimtar por tashti sme kujtohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje