Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka rënë në duar të dy personave, me prejardhje nga fshati Açarevë i komunës së Skenderajt. Si ambasadori Sylejman Selimi, ashtu edhe sekretari i parë, Adnan Jakupi, vijnë nga fshati, i cili gjatë luftës ishte bërë një lloj çerdheje e ushtarëve të UÇK-së.
Ndërsa Selimi po mbush një vit mandat në Tiranë, Jakupi sapo ka filluar karrierën diplomatike. Në Prishtinë nuk dinë shumë për të, por më tepër e njohin si vëlla të këngëtares Leonora Jakupi, shkruan “Tribuna”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme mohojnë të ketë pasur ndërhyrje nga jashtë për përzgjedhjen e tij sekretar ambasade, ndonëse ka pasur raste të tjera kur të zgjedhurit kanë “rastisur” të jenë familjarë të figurave politike.
Drejtori për informacionin në MPJ, Artan Behrami, ka deklaruar për “Tribunën” se Jakupi është zgjedhur me konkurs.
“Adnan Jakupi është përzgjedhur duke u bazuar në konkursin e fundit dhe duke i respektuar të gjitha procedurat dhe ligjet e MPJ-së”, ka thënë ai.
Jozyrtarisht gazeta ka mësuar se Jakupi i ka kryer studimet në Tiranë dhe është jurist me profesion. Ndërkaq, Selimi, si ambasador, ka lënë FSK-në për t’i hyrë karrierës diplomatike.
Analfabetet si Selimi kemi me shumice qe eshte ne krye te institucioneve tona ne kosove, keshtu qe nuk eshte qudi
Hallall ta kene po paten luftuar!
Te pakten ky i ka mbarru studimet e Larta dhe qenka jurist.
Ndersa ketu ne Shqiperi i zgjedhin bojaxhinjt dhe spiunat e partive per te punuar neper ambasada.
Po ky lloij pune nuk eshte ndonje zbulim as nuk ka ndon je rendsi bile sperben as kuriozite,nenpunes nga nje fshat,cfar do thote kjo !!!???
Ne ketu ne Shqiperi kemi mbi 20 vete te familjes berisha qe punoijne si kryeminister ne qeveri ehehhehehehehehvet sala,djali Xeni,Grueja,dhendrri,vajza e cte thuash te gjithe kryejn nje rol
Ju thote mendja edshe per Evrope ketyre shpellareve, si andej dhe ketej kufirit.
Po pse “ka rene ne duart e..”? Cfare e kane pushtuar me force ata?Apo nuk lejohen dy veta nga nje fshat?
Na thoni gjera me te hajrit si:cfare backgroundi kane dhe si po e bejne punen.
Kjo nuk eshte fare e re,vellezerit e Thacit kane firmat me te medha ne Kosove dhe asgje nuk ka te keqe,sepse nje perqindje te mire i bartet ne kontot e jashtme vellaut te tije te madh Hashimit.Kush seshte per veti nuk eshte as ngjeti!Nje pjese e atyre qe jane ne pozicione kyqe,gjate luftes vritshin atdhetaret e mendimit te kundert si ne kohen e xhaxhait dhe miqve shqiptare(partizan):Dushan Mugosha,Milladin Popoviqi,Svetozar Vukmanoviq Tempo,Josip Broz Tito,Fadil Hoxha,Ali Shukria etj.
Harrove Sali Berishen,halabak Azem Hajdarin etj…
Me sa duket motra (Leonora Jakupi) ja paska siguri venin e punes.