Djemtë e kreut të grupit parlamentar të PDK-së rrahin policin pse i ndaloi kur ishin me shpejtësi

19 Shkurt 2013, 22:10Rajoni TEMA

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në aksin Prishtinë-Fushë Kosovë.

Polici nga Vushtrria Avni Selaci është në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”.

Ai ka pësuar lëndime në fytyrë nga goditjet e rënda që ka marrë nga vëllezërit Grabovci.

Polici Selaci bashkë me një kolegë të tijin kishin qenë duke patrulluar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkohë që kishte tejkaluar një veturë e tipit BMË me shpejtësi të madhe.

Policët iu kishin vënë në “ndjekje” të tyre duke e ndalur kështu veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Shoferi i veturës që më vonë ishte kuptuar se është djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezën e veturës. Shoferi kishte bërë një telefonatë me qëllim që t’i sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumë dhe në vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytë, një xhip. Veturën e dytë kishte qenë duke e ngarë djali tjetër i Adem Grabovcit, ndërsa kishte qenë i shoqëruar me një djalë dhe një vajzë.

Polici kishte qenë duke pritur që t’i tregohej libreza e sjellë dhe djali që kishte qenë nën shoqërinë e djalit të Grabovcit tenton të afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos afrohej dhe pa pritur djali i Grabovcit i kishte rënë policit grusht në fytyrë.

Për të zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte përdorur edhe sprejin, ndërsa kishin ardhur edhe përforcime të tjera nga policia. Policët e porsaardhur e kanë dërguar kolegun e goditur për t’ia dhënë ndihmën e parë, ndërsa dy djemtë e Grabovcit dhe dy dëshmitarët okularë ishin shoqëruar për në stacion policor.

Pa dhënë detaje se kush kanë qenë sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se ka ndodhur një rrahje në afërsi të një pompe në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ndonëse Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera, zyrtarë policorë me kusht anonimiteti që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit, tregojnë për sjellje të pahijshme të tyre.

“Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, ka thënë një zyrtar policor.

Pas intervistimit në stacion policor dhe në konsultim me prokurorin themelor, të ndaluarit sipas saj janë liruar në procedurë të rregullt.

Departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë përkatësisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmë ka në duar këtë rast. E kontaktuar nga gazeta për të mësuar më shumë rreth rastit që ka në duar që nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me të kuptuar interesimin e gazetës, ka thënë se nuk ka kohë që të flasë me gazetarët.

Shefi i saj madje, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Imer Beka as që është lajmëruar, pavarësisht tentimeve të disahershme të gazetës./ZERI

16 komente në “Djemtë e kreut të grupit parlamentar të PDK-së rrahin policin pse i ndaloi kur ishin me shpejtësi”

  1. kritike says:

    Rrace e qelbet.

  2. tourkofagos says:

    varu kkkkkk,pune korrakesh………

  3. PROFESORI says:

    Kam jetuar disa vite ne KS dhe kam respekt per menyren si operon policia megjithese eshte nje shtet i ri. Kurse per djemte e Grabovcit do thoja qe jane femijet e nje politikani shqiptar dhe ska si te jene ndryshe qofshin ne KS apo ne Shqiperi.

  4. Dreni says:

    Ky eshte edhe nje shembull se PDK-ja dhe qeveria e Kosoves eshte vete problemi i Kosoves andaj,ndrrimi i saj nga te gjitha strukturat e shtetit te Kosoves do te thote,Liri per popullin e Kosoves.Ne Kosove,perveç lidereve,te cilet ne menyre anarkike drejtojne organet partiake dhe shtetrore,edhe fara e tyre e keqe vazhdon te mos njoh organet e shtetit dhe rregullat me te cilat funksionon shoqeria.Ne kete rast,ne boten demokratike,te ketillet i kishin marre minimum nga tri vjet burg ndersa,ne Kosove lirohen menihere siç ka ndodh turpshum me keta djeme te “shifit te shefave”. MARRE SHQIPTARE !

  5. Sem Luma says:

    C´pret nga djemte e polit-kriminelit A. Grabovci, qe perpos banditizmit politiko-ordiner ushtron edhe detyren e krye-idiotit ne grupin parlamentar te PDK-se!?
    Tipa te tille jane kobi dhe gremina e Kosoves.

  6. ismeti says:

    shife kur te suspendohen policet, se kan te bajn me kupollen e krimit mesim ala salqe

  7. res publica says:

    Adem Grabovci me zagaret e vet,
    kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku me te tijet
    dhe disa te tjere si keta – jo vetem ne partine e Thacit,
    jane tamam kafshe.

    Keta nuk bejne as per te ruajtur derra, e lere me te qeverisin Kosoven!

  8. Nuk e besoj qe lajmi eshte i vertet per arsye se policia e jone operon ne menyre shume dinjitoze dhe po qe se kish me qen ky lajm i vertete ne shoqeria civile do benim namin kendej …jemi me te zhurmshem ne kerkesa se ju andej!!

    1. PROFESORI says:

      Jeni te zhurmesh ju se ai drenicaku qe keni ne krye te pakten nuk te vret si ky serbi jone kur proteston populli.

    2. drini says:

      Merita !!??

      Per cilen shtet ne evropen perendimore thua qe shoqeria civile do te bente namin??

      Jo Merite jo si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi te njejte jemi.

      Si nuk beson qe lajmi eshte i vertet, kur kosova ( institucionet tona) i kane ne dore vagabondet,kriminelet, dhe mafia. ketu nuk eshte ne pyetje PDK, POR TE GJITHA ME LDK, AAK DHE PDK

      MIRRU PAK ME REALITETIN

  9. Shefqet Cela says:

    Une lajmin e besoj plotesisht per dy arsye:
    1. Djemte e zotit Grabovci patjeter do ti ngjajne te atit. Ne ketej themi: BEME BABA TE TE NGJAJ.
    Se kush eshte vete Grabovci qeveritar ligjevenes tashme e dime te gjithe. Bisedat telefonike e treguan niovelin e ulet kultural te tije deri ne rrugaçeri. Nuk e kuptoj si mundej te nxirte nga goja ato fjale aq te ndyra, duke pergojuar te nderuarin Kryetar te Parlamentit, aq te rrespektuar, zotin Krasniqi.
    2. Sa per policet e Kosoves, me aq sa dime, mund te themi fjalet me te mira. Duket qe kane trajnim evropian dhe jo anadollakne sherbim te qeverise nga kjo ane.
    PS- Te duja anet, “ketej” dhe “andej” jane pjese e nje te tere.

    1. altin says:

      Nje jemi, por ne jemi pjesa me e keqe me duket. Une ne KS nuk kam qene ndonje here, por kam rastis te komunikoj me police kosovare ne nje konference nderkombetare, dhe me kane lene pershtypje te shkelqyer. Sikur policet tane te ishin sa gjysma e policeve kosovare-kame thene atehere me veten time…

  10. XIXA says:

    Nese djemte e tije kane ngrejtur koken ne emer te babait,atehere babai ne emrin e tyre duhet te jape doreheqje dhe me pastaj te suspendohet nga politika.

    1. Shqiperia etnike says:

      Jo,nuk do e shkarkoi kush sepse ky ka vrare atdhetare gjate luftes dhe keshtu ka fituar karrigen deri sa te egzistoi PDK.Ky nuk ka marre post per aftesite e tija,por per arrogance dhe vrasje ne regjionin e Pejes.Ne kete rast duhe qe EULEX-i te merre lenden e ketyre banditve-Grabovci.Jane edhe dy kryetare komunash qe nuk burgosen,edhe pse jane te denuar.Ata i mbrone PDK.Hajnite me pashaporta,etj i mbrone PDK.

  11. tipi says:

    Kuku qfar ftyre thu se i ka bo fiqa shllajf en ftyr mazamakeq kush u bo me rre polic graboviq

  12. Mitrovicali says:

    po mir ja kan ba se tuli far polici uba se nime e kishin rreh ne detyr ku ka pas shokun aj polic me respek qe kam per policet po do e kan vesh uniformet vetem per nje pag 400 euro e djemve tati pis miletit ska kush jav qin robt ne pidh mi ngreh zhag mas kerri lete vin ne mitrovic lete qoj kryt tjav qin nana ti qojn ne gips ne shpi pis po skan ka dalin ata e ndegjum gjuhen e adem graboc mutit shprehjet e tina per shok qasi mutash i ka edhe djemt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje